Gazeta Shqiptare

Zhduket në det emigranti, trageti pa mjete kërkimi

DURRES/ Policia: Viktima nuk kishte probleme. Mister shkaku i rënies në Adriatik Pasagjerët: 39- vjeçari Peta thërriste " ndihmë"

- Klodiana Haxhiaj

Zhduket në detin Adri atik emigranti. 39vjeçari Gentian Peta ishte duke u kthyer nga Gjermania për të festuar Pashkët me familjen e tij, kur në rrethana ende të paqarta ka rënë nga trageti " Brigde" në det. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Durrësit bënë me dije se emigranti nga Gjirokastr­a ishte duke udhëtuar me tragetin e linjës Bari- Durrës me 600 pasagjerë në bord, kur 12 milje larg portit të Durrësit ka rënë në ujërat e ftohta të Adriatikut. Disa pasagjerë që kanë parë Petën në det kanë dhënë alarmin, ndërkohë që trageti nuk kishte asnjë mjet në funksion për shpëtimin e tij. Dëshmitarë­t okularë deklaruan për televizion­in " News 24", se trageti nuk kishte asnjë skaf apo varkë, në gatishmëri për operacioni­n e kërkim- shpëtimit, ndërsa u zhvendos 600 metra larg prej vendit ku u pa për herë të fundit emigranti duke kërkuar ndihmë. Sipas tyre, nëse trageti " Bridge" do të kishte në gjendje funksional­e mjetet e domosdoshm­e të kërkim- shpëtimit, Gentian Peta, i cili prej 4 vitesh jetonte dhe punonte në Gjermani, do të ishte shpëtuar. Ndërkohë, kapiteni i portit të Durrësit, Hysni Aruci tha se në operacion për kërkimshpë­timin e emigrantit kanë marrë pjesë dy anije të Rojës Bregdetare Shqiptare, ndërsa mjeti i Guardia di Finanzës u kthye nga rruga, pasi kishte defekt teknik. Operacioni i kërkimit ka vijuar deri në mbrëmje, por nuk u bë e mundur gjetja e 39vjeçarit. Pas ngjarjes së ndodhur rreth orës 09: 00 të ditës së djeshme, policia e Durrësit ka shoqëruar disa persona, dëshmitarë okularë, për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Sipas bluve, hetimet po zhvillohen në disa pista, atë të vetëvrasje­s, vrasjes, apo edhe ngjarjes aksidental­e. Sipas burimeve policore, emigranti nuk kishte probleme në vendin e punës apo në familje dhe se shkaku i hedhjes apo rënies në det mbetet shumë i paqartë. Ndërkaq, një prej pasagjerëv­e në tragetin " Brigde", në një intervistë për " Gazeta Shqiptare" rrëfeu me detaje ngjarjen. Festim Bekteshi, nga Kavaja, tha se nëse trageti do të pësonte avari, të gjithë pasagjerët do të ishin mbytur në det.

Festim, mund të na thoni se si ndodhi ngjarja?

Unë pashë kur emigranti nga Gjirokastr­a kishte rënë në ujë. U bë alarm në traget nga të gjithë njerëzit që ishim jashtë. E pashë trikatër herë tek ngjitej mbi dallgë dhe kërkonte ndihmë. Pasagjerët dhanë alarmin se një burrë kishte rënë në ujë. Personat e ekuipazhit i hodhën një kamerdare, por trageti eci me shpejtësi dhe vetëm pas 600 metrash është rikthyer. Ai nuk ka pasur asnjë mundësi që ta kapte kamerdaren. Kur trageti u kthye në vendin ku u pa pasagjeri në ujë, nuk e gjetëm më aty.

A dolën mjetet dhe ekui- pazhi për ndihmë?

Jo, asnjë nuk doli. Asnjë mjet. Unë isha tek pjesa e vinçit dhe e ndoqa me vëmendje të gjithë situatën. Thanë që skafi është i çarë e ka defekt dhe nuk mund të dalë. Barka e shpëtimit nuk kishte karburant. Pasi i hodhën karburant, duhej të vihej në punë vinçi që ta lëshonte në ujë. Por vinçi nuk punonte, siç duket nuk ishte vënë kurrë në punë, prej vitesh. Asnjë gomone, asnjë gjë nuk hodhën në det dhe askush nuk doli për të kërkuar emigrantin. Nëse do të kishin dalë, do ta gjenin. Unë u trondita nga ajo që ndodhi. Nëse do të pësonte avari trageti, ne do të ishim mbytur të gjithë, 600 persona, pasi trageti nuk kishte asnjë mjet që ta vinte në ndihmë në rast rreziku.

Çfarë bëri kapiteni i tragetit?

Ai erdhi tri- katër herë rreth e rrotull në traget. Asgjë më shumë. Trupi i personit që ra në det nuk u pa më. Kur mbërriti një anije për ta kërkuar, kishin kaluar tri orë nga zhdukja e tij në det.

 ??  ?? Emigranti, Gentian Peta
Emigranti, Gentian Peta
 ??  ?? Trageti i linjës Bari - Durrës
Trageti i linjës Bari - Durrës
 ??  ?? Pasagjeri Festim Bekteshi, duke folur për “Gazeta Shqiptare”
Pasagjeri Festim Bekteshi, duke folur për “Gazeta Shqiptare”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania