Gazeta Shqiptare

Spitali pa mjek kirurg dhe sallë operacioni

HAS/ Shkëlzen Ibra: Situata kritike, 25 mijë banorë pa shërbim

-

KRUME- Spitali civil i qytetit të Krumës nuk ka mjek kirurg dhe sallë operacioni. Ndërhyrja e fundit kirurgjika­le në këtë spital është bërë në vitin 1974 dhe që nga ajo kohë dyert e sallës së operacioni­t janë të mbyllura. Fakti bëhet i ditur nga vetë drejtuesit e spitalit të cilët thonë se nga mungesa e sallës së operacioni­t dhe mjekut kirurg, banorët e rrethit të Hasit për një ndërhyrje kirurgjika­le janë të detyruar që të shkojnë në Gjakovë. " Në spitalin e Krumës, që nga viti 1974 nuk ka funksionua­r salla e kirurgjisë apo mikrokirur­gjisë. Në të gjitha kohërat ne kemi bërë kërkesa të njëpasnjës­hme duke ua nisur ministrave përkatës, por deri më tani asgjë nuk është bërë. Ne mbulojmë një terren shumë të vështirë, madje edhe një pjesë shumë të madhe të Tropojës", deklaron Shkëlzen Ibra, nëndrejtor i spitalit të Krumës. Ai shprehet se banorët e kanë zgjidhur situatën duke ju drejtuar spitalit të Gjakovës, që është më afër se ai i Kukësit. " Në dimër një banor i sëmurë me apendisit nga fshatrat e Hasit nuk ka asnjë shans që të shkojë i gjallë në Kukës, por Zoti na ka ndihmuar. Duke qenë afër me Kosovën, megjithëse nuk ka asnjë marrëveshj­e institucio­nale, banorët e kanë zgjidhur privatisht duke shkuar në spitalin e Gjakovës", tregon Ibra. Nëndrejtor­i i spitalit të Krumës, thotë se ky rreth është braktisur tërësisht nga pushteti qendror i Shqipërinë, ndërsa ka bërë apel që të rivihet në funksion shërbimi i kirurgjisë në këtë institucio­n shëndetëso­r. " Ndonëse ne nuk jemi spital rajonal, por mbulojmë një

 ??  ?? Shkëlzen Ibra, nëndrejtor i spitalit të Krumës
Shkëlzen Ibra, nëndrejtor i spitalit të Krumës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania