Gazeta Shqiptare

Sulmi në komisariat, 4 në pranga

FUSHE- KRUJE/ " Detonatori", në kërkim dhe 2 të tjerë. Policia: Anëtarët e grupit, përgjegjës për shpërthime­t Grupit kriminal iu bllokuan 100 kallëpe me tritol

- Klodiana Haxhiaj

Shpërthime­t e njëpasn jëshme me tritol në zonën e Fushë- Krujës si dhe tri sulmet ndaj komisariat­it kanë alarmuar policinë, e cila është hedhur në aksion për goditjen e elementit kriminal. Pas shpërthimi­t me eksploziv të godinës së bluve, ngjarje kjo e ndodhur mbrëmjen e së premtes, policia lokale ka rënë në gjurmët e autorëve të krimit. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Durrësit, dje bënë me dije se në kuadër të operacioni­t të koduar " Detonatori" janë arrestuar katër persona, ndërsa janë shpallur në kërkim dy të tjerë. Mësohet se operacioni u finalizua mëngjesin e djeshëm me arrestimin e 28- vjeçarit Dorjan Picorri dhe 34vjeçarit Saimir Ajazi, të dy lindur në Krujë dhe me banim të përkohshëm në Tiranë, si dhe të 25- vjeçarit Redi Ndreu nga Kruja. Ndërkohë, pasditen e djeshme u vu në pranga dhe 31- vjeçari Enis Mullai, banues në Tiranë. Ky i fundit u kap në një stan në malësinë e Zaharisë.

Sektori kundër trafiqeve të paligjshme në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Durrësit, në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda Tiranë, kishin nisur një hetim njëmujor me me- toda speciale, përgjim telefonash dhe mbajtje nën vëzhgim, të disa personave që ushtronin aktivitet kriminal, kryesisht në trafikimin e lëndëve plasëse në rrethin e Krujës. Pas hetimeve intensive, mbrëmjen e së premtes u ndërmor operacioni i koduar " Detonatori". Forcat policore që morën pjesë në këtë operacion sekuestrua­n në fshatin Krastë të Krujës një automjet tip " Opel Vektra", me të cilin po transporto­heshin 100 kallëpe tritol. Sipas hetuesve të çështjes, sasia e eksplozivi­t ishte e destinuar për tregun e brendshëm kriminal që operon në qarkun e Durrësit. E ndërsa zhvillohej operacioni, u sulmua me tritol ( rreth 200 gr)

Dy ngjarjet e mësipërme pasuan me arrestimin e katër personave nga Kruja dhe banues në Tiranë, ndërsa u shpallën në kërkim dy të tjerë. Burime pranë grupit hetimor deklaruan se anëtarët e këtij grupi e kanë blerë lëndën plasëse ( 100 kallëpe tritol), me qëllim tregtimin e tij, tek grupe të tjera të interesuar­a. Të arrestuari­t ende nuk kanë dëshmuar se ku e kanë siguruar eksplozivi­n dhe ku ishte destinacio­ni final. Gjithashtu, anëtarët e këtij grupi kriminal pohohet të jenë përgjegjës për shpërthimi­n e mbrëmjes të së premtes me eksploziv në portën e pasme

 ??  ?? I arrestuari, Dorjan Picorri
I arrestuari, Dorjan Picorri
 ??  ?? Dera e komisariti­t të FushëKrujë­s, e dëmtuar nga eksplozivi
Dera e komisariti­t të FushëKrujë­s, e dëmtuar nga eksplozivi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania