Gazeta Shqiptare

Vrasja e 24- vjeçarit , babai: Gjykata dha dënim qesharak, si për një hajdut ordiner

" Autori u dënua me 30 vjet burg, kërkojmë burg përjetë"

-

KORÇE - " Vrasësi i djalit tim duhej të dënohej me burgim të përjetshëm. Krimineli nuk mori dënimin që meritonte, pasi drejtësia dha një vendim qesharak. Masakroi një 24- vjeçar në mes të lokalit, rrezikoi jetën e shumë të tjerëve dhe u dënua si një hajdut ordiner". Kështu ka deklaruar në një intervistë për " Gazetën Shqiptare", Hajdar Bregu, babai i të riut Adriatik Bregu, që u masakrua me 15 plumba nga shoku i tij për lojën e pokerit, në nëntor të vitit 2013, në fshatin Libonik të Korçës. Reagimi i 60vjeçarit Bregu ka ardhur dy ditë pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Korçës dënoi me 30 vjet burg 25vjeçarin Donald Kreka, për akuzat " Vrasje me dashje" dhe " Armëmbajtj­e pa leje".

Vrasësi i djalit tuaj u dënua nga Gjykata e Korçës. Pse trokisni sërish në dyert e drejtësisë?

Pasi nuk u dha drejtësi, por përkundraz­i, kjo drejtësi na zhgënjeu shumë. Ndodhi ajo që ne kishim frikë që në fillim. U mor një vendim qesharak nga ana e drejtësisë, ashtu siç ndodh rëndom në vendin tonë. Tashmë, dhimbjes së ndarjes nga jeta të djalit tim iu shtua dhe një dhimbje tjetër akoma dhe më e madhe, ajo që ky kriminel nuk mori atë që meritonte. Por u dënua sikur të ishte thjesht një hajdut ordiner. Pse e thoni këtë? E them këtë me bindje, pasi kam ndjekur të gjitha seancat gjyqësore të vrasësit të djalit tim. Fillimisht ai u akuzua për veprën penale " Vrasje në rrethana të tjera cilësuese", ndërsa më pas akuza u ndryshua, u bë " Vrasje me dashje". Autori përfitoi edhe nga gjykimi i shkurtuar dhe për krimin e rëndë, ku masakroi me më shumë se 15 plumba djalin tim dhe vuri në rrezik jetën e personave të tjerë që gjendeshin në lokal, ai u dënua vetëm me 20 vite burg për vrasjen. Unë nuk pajtohem kurrsesi me këtë vendim, ai duhej të dënohej me burgim të përjetshëm. Si ndiheni aktualisht? Të gjithë si familje ndihemi të shkatërrua­r dhe të zhgënjyer nga drejtësia. Aktualisht ne jemi shumë të shqetësuar për të vazhduar jetën normalisht në një vend ku shteti dhe ligji nuk të mbron. Ne jemi të rënduar nga ana shpirtëror­e dhe nuk po e përballojm­ë dot këtë situatë. Është absurde që të bësh një krim të tillë dhe të dënohesh si një hajdut ordiner. Cili është apeli juaj? Ne kërkojmë drejtësi. Pra vrasësi i tim biri të marrë dënimin e merituar. Nuk do rreshtim së kërkuari një gjë të tillë deri në fund, pasi vetëm atëherë shpirti i djalit tim do të prehet i qetë. Ne nuk prekemi nga mëshira e dikujt që na nguli thikën në palcë, por shpresojmë që shteti ta dënojë atë maksimalis­ht.

 ??  ?? Hajdar Bregu, duke folur për “Gazeta Shqiptare”
Hajdar Bregu, duke folur për “Gazeta Shqiptare”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania