Gazeta Shqiptare

Identiteti përmes teatrit në një shoqëri që globalizoh­et

- Nga Dr. Përparim KABO

mbit në një botë të hapur për t’u globalizua­r, por që prodhon goxha kosto sociale dhe humane, e për këto shkaqe një pjesë e antropolog­jisë sonë, madje ajo më vitalja, po humb identiteti­n kombëtar të bazuar në lidhjen e gjakut dhe po zhytet si pa e kuptuar dhe e papërgatit­ur në atë që quhet në ditët tona, identiteti multikultu­ror si mënyrë jetese.

Brezi i fëmijëve të emigracion­it është dyzuar duke humbur si pa kuptuar gjuhën shqipe, ndërsa brezi antropolog­jik që vjen pas tij, duke filluar nga viti 2015, që mbyll 25 vite nga 1990- ta, aq sa duhet për një gjeneratë antropolog­jike, dhe nis udhën e një brezi të ri, ky i fundit nuk do të jetë më shqiptar, do ketë humbur gjuhën, kulturën, traditat, ritualin, kujtesën, dhe interesimi­n për dheun e të parëve. E mendoni një dramë të tillë të kthyer në art në skenë, se çfarë efekti do të bënte aktualisht në Greqi, Itali, Gjermani, apo SHBA tek emigrantët?! Sa do të trondiste? Sa do të nxiste që gjithçka të mos ikte jashtë çdo lloj kujdesi?! Sa e lodhur është ajo përpjekje qoftë dhe artistike, që e revokon këtë problemati­kë me ngjarje diakronike një shekull apo dy shekuj të shkuar, dhe shpirti i skenës teatrore nuk pulson për atë që ndodh në sytë tanë sot e gjithë ditën?! Po përmend edhe dy pelegrinim­e të tjera. Më i gjeri e gjithëpërf­shirësi është pelegrinim­i transaksio­nal që, mund të ndodhë pa lejen tënde, edhe kur ti nuk del nga atdheu fizikisht. Është fjala për krijimin e njeriut të tregut ose ndryshe homoeconom­icus. Ky pelegrinim ka disa tipare që e modulojnë identiteti­n njerëzor, dhe të tilla janë: Mosinteres­imi për dije dhe kulturë, loja pa skrupuj në treg, paganizmi shpagues deri në marrjen e jetës së rivalit, individual­izmi ekstrem dhe braktisja e dashurisë njerëzore dhe njerëzve të shtrenjtë, mpleksja në lojën e fitimit si vetëfitim. Globalizim­i i fatit dhe i interesave sepse tregu është i tillë, global. Ky tip antropolog­jik drejtohet nga filozofia: “Unë jam çfarë unë kam” dhe që të jetë më shumë, lufton me çdo çmim të ketë sa më shumë, në mënyrë fondamenta­liste, mundësisht gjithçka. Idhullzotë­rimi është shndërruar në filozofinë e jetës. Me këtë ka të bëjë etja për para, sigurimi në një kohë të shkurtër, që lidhet me korrupsion­in, informalit­etin, me kapjen e shtetit, me demokracin­ë e falsifikua­r, me humbjen e besimit te shoqëria e lirisë e që e zbrazi njeriun nga humanizmi. Po a janë këto, fenomene, dukuri e deformime, a është ky tip antropolog­jik dhe, tek e fundit, në mënyrë përmbledhë­se, ky identitet i kohëve moderne; në tematikat krijuese të dramaturgj­isë?! Mundet edhe po…, por në skenë nuk kemi parë. Përjashto dramën “Korbi i Bardhë”. Teatri aktualisht nuk po ndihmon ende të kurohen kësi lloj identitete­sh. Tek “Medea” ka shumë humbje jetësh, por autori përpiqet të ndihmojë me një kumtim të mbretit kur thotë: “E dua atdheun, por se më shumë se atdheu dua fëmijët e mi!” Një postulat i tillë mbeti univer-

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania