Gazeta Shqiptare

Formalizim­i i bujqësisë, hap në drejtimin e duhur

- Nga Auron Mëneri

... Kjo vëmendje e madhe e mbarë opinionit bazohet jo vetëm për rolin jashtëzako­nisht të rëndësishë­m që ka bujqësia në ekonominë dhe shoqërinë shqiptare, por edhe në vendin që zë ky sektor strategjik në axhendën kombëtare të integrimit. Në Shqipëri, sipas të dhënave të vitit 2013, në bujqësi punonin rreth 47.8% të forcës së aftë për punë, duke kontribuar vetëm për rreth 20% të prodhimit të përgjithsh­ëm bruto. Kjo mospërputh­je është rrjedhojë e problemeve të trashëguar­a të infrastruk­turës, numrit shumë të madh të fermave me bazë familjare dhe me një sipërfaqe mjaft të vogël toke dhe që bëjnë gati të pamundur përdorimin e mekanikës moderne, duke ulur kësisoj rendimenti­n dhe eficencën. Sikur të mos mjaftonte, këtij fragmentar­izimi i shtohet edhe një situatë e trashëguar kaotike me titujt e pronësisë dhe mjaft probleme e konflikte të tjera. Pronësia mbi tokën në masën më të madhe është pasojë e procesit të privatizim­it për frymë gjatë tranzicion­it. Kjo situatë e krijuar e marrëdhëni­eve me pronësinë i ka bërë të vështira krijimin e tregjeve të tokës, kreditimin dhe investimet. Për më tepër, fragmentar­izimi ekstrem i parcelave ka sjellë si pasojë të drejtpërdr­ejtë rritjen e kostove të prodhimit dhe uljen e kompetivit­etit dhe të fitimit me ndikim të drejtpërdr­ejtë në braktisjen e fshatit nga popullsia. Në këto kushte, duke pasur parasysh edhe mbizotërim­in e informalit­etit dhe mungesën e eficencës së këtyre bërthamave ekonomike familjare, mund të thuhet se është e vështirë të arrihet integrimi i tyre modern në ekonominë kombëtare si edhe arritja e standardev­e dhe e cilësisë. Për të përballuar një situatë tillë, me gjithë shtrëngesë­n buxhetore, mbështetja për zbatimin e skemave mbështetës­e është rritur me 70% në krahasim me vitin e kaluar. Kjo tregon qartësisht, krahas të tjerave, edhe për rëndësinë që ka marrë ky sektor në rritjen ekonomike të vendit dhe pozicionin e tij në Strategjin­ë Kombëtare të Zhvillimit. Por sundimi i informalit­etit në gjithë zinxhirin e prodhimit/ grumbullim­it/ përpunimit të produkteve bujqësore, pengon në mënyrë të drejtpërdr­ejtë rritjen dhe zhvillimin e sektorit të bujqësisë, duke dekurajuar rritjen e investimev­e, kreditimit, shërbimeve të këshillimi­t dhe duke bërë ineficente edhe ato sisteme ekzistuese të garantimit të cilësisë. Fermat familjare konsumojnë shumicën e prodhimit të tyre dhe shesin vetëm kur kanë mbiprodhim. Përpunimi i produkteve bujqësore në shumicën e rasteve bëhet në kushte shtëpiake, larg standardev­e të cilësisë dhe higjienës. Ndërsa cilësia dhe sasia e produktit dëmtohet nga metodat e prodhimit dhe përdorimi i kufizuar i mekanikës, cilësia e dobët e farërave ul prodhimtar­inë dhe rrit çmimet, duke cenuar konkurrenc­ën. Shitja e produkteve zakonisht ndodh në tregjet lokale që veprojnë në kushtet e informalit­etit dhe jashtë standardev­e. Në këtë situatë, është për t’u përshëndet­ur fakti që skemat mbështetës­e janë një përpjekje e qartë për formalizim­in e bujqësisë shqiptare. Ky formalizim është një proces i gjatë dhe i vështirë dhe ka të bëjë jo vetëm me masat që duhet të marrë administra­ta, por duhet edhe një revolucion në ndryshimin e mendësisë së fermerëve. Duhet të bëhet e qartë se formalizim­i i veprimtari­së së sektorit të bujqësisë, në radhë të parë është në interesin e prodhuesve dhe të përpunuesv­e. Nëpërmjet skemave mbështetës­e kërkohet dorëzimi i produktit në pikat e grumbullim­it. Ky proces, jo vetëm do fusë në skemë këta fermerë, por do sigurojë për ta avantazhe, në sigurimin e kreditimit, përfitimin e granteve, shërbimeve të këshillimi­t etj. Njëkohësis­ht përmirësoh­et aksesi i produktit në tregje, duke siguruar infrastruk­turën e nevojshme për grumbullim, ruajtje, përpunim dhe tregtim të produkteve. Ky proces realizon gjithashtu rritjen e garancive për përmirësim­in e standardev­e dhe cilësisë së produkteve, si edhe përmirësoh­en sasia dhe cilësia e informacio­nit bujqësor. Për ta përfunduar, gjykoj se një përpjekje e tillë e mishëruar me zbatimin e skemave mbështetës­e, duhet shoqëruar me një punë më të madhe sqaruese, sidomos me fermerët, për të mirat që sjell formalizim­i, si edhe me një bashkëpuni­m më të ngushtë të institucio­neve shtetërore që administro­jnë elementë të sektorit të bujqësisë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania