Gazeta Shqiptare

Matura, shtrenjtoh­en kurset private

Mësuesit marrin ambiente me qira për zhvillimin e kurseve, presion nxënësve të mos tregojnë Një seancë kushton, nga 500 deri në 2000 lekë

- Ermelinda Hoxhaj

Muaji prill është pikërisht sezoni i nisjes vrullshëm të kurseve private nga mësuesit e gjimnazeve, por nuk mungojnë as kurset për nxënësit në shkollat 9vjeçare. Por këtë vit zëri deklarues i nxënësve që bëjnë kurse private ka ardhur duke u zbehur, për shkak të presioneve nga institucio­net, që thonë se po e luftojnë këtë fenomen, por edhe nga mësuesit që u bëjnë kurse, të cilët u ushtrojnë presion që të mos tregojnë që ndjekin kurse private. Ajo që vihet re, veç faktit se fenomeni i kurseve private vijon, është edhe rritja e tarifës për një seancë, pasi nëse më parë kushtonin 500900 lekë ora, tashmë ato kanë arritur 1000- 1500 lekë ora, por ka edhe raste që një seancë është dy mijë lekë, sidomos për lëndët më të vështira, siç është Matematika. Duke qenë se 97% e kandidatëv­e që janë pjesë e Maturës Shtetërore 2014, kanë përzgjedhu­r gjuhën e huaj si një prej provimeve me zgjedhje, kjo ka bërë që kurset e gjuhës angleze të jenë edhe më të përhapurit.

Veç qendrave që ofrojnë kurse, çmimet i kanë rritur edhe mësuesit e gjimnazeve, të cilëve nuk u kanë mjaftuar 45 minutat në shkollë për t'u dhënë njohuritë nxënësve, por u japin edhe kurse private në shtëpi apo në ambiente të marra me qira. Sipas nxënësve, këtë vit marrja e ambienteve me qira për zhvillimin e kurseve private nga mësuesit është një praktikë më e përhapur sesa zhvillimi i kurseve në ambientet e shtëpive. Kjo, edhe nga frika që ata kanë se mos zbulohen nga inspektorë­t e arsimit.

Si çdo vit, edhe sivjet maturantët u janë drejtuar kurseve private për të mbushur boshllëqet që kanë në dijet e tyre dhe të përvetësoj­në sa më mirë lëndët që kanë përzgjedhu­r në Formularin A1. Edhe pse Ministria e Arsimit ka shprehur tolerancë zero për ata mësues që zhvillojnë kurse, deri në shkarkim nga puna, kjo gjë nuk i ka penguar mësuesit që pasditeve të zhvillojnë kurse me pagesë me nxënësit të cilëve paradite u japin mësim në gjimnazet publike. Fenomen ky që ndodh rëndom në kryeqytet, por padyshim edhe në rrethe. Seancat e kurseve private nuk bëhen vetëm në

lëndët shkencore që janë më të vështira, si Matematikë, Fizikë apo Kimi, por bëhen në të gjitha lëndët, përfshi Sociologji­në, Filozofinë apo Historinë, pasi këto janë lëndë që ata i përzgjedhi­n për Nëpërmjet një letre të hapur, ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka bërë thirrje për t'u dhënë fund abuzimeve që bëheshin me zhvillimin e kurseve private, duke paralajmër­uar arsimtarët se do të kishte masa ndëshkuese të forta ndaj atyre që shkelnin ligjin. Por, deri më tani nuk ka pasur asnjë masë konkrete. t'i dhënë provim me zgjedhje për të ndjekur shkollën e lartë. Gjithsesi, me futjen e nivelit minimal të pikëve me të cilat një maturant mund të kalojë, që është jo më pak se 20% e pikëve totale të testit, maturantët janë ndier të frikësuar dhe janë detyruar që të Anglishtja, duke qenë se këtë vit për herë të parë po futet si provim i detyruar, por edhe për faktin se është në listën e lëndëve me koeficient maksimal, një nxënës duhet të paguajë plot 1500 lekë për një orë mësimi. Kjo, për vetë faktin se kjo gjuhë e huaj e ka pothuaj koeficient­in maksimal për të gjitha llojet e degëve që vendos të zgjedhë maturanti, në Formularin A2. futen në kurse në më shumë se dy lëndë. Por në pjesën më të madhe, një prej lëndëve që ata ndjekin në kurs privat është edhe Matematika. Tashmë maturantët i kanë prenotuar mësuesit që do t'u japin orë shtesë për të thelluar njohuritë e tyre. Edhe pse në shumë raste ka ankesa nga prindërit dhe nxënësit që mësuesit u vënë me qëllim nota të ulëta që t'u ulin mesataren dhe t'i detyrojnë ata të ndjekin kurse private kundrejt pagesave të kripura. Kjo mënyrë abuzive është një praktikë që ndiqet pothuajse nga pjesa dërrmuese e mësuesve në mbarë vendin. Po ashtu, edhe shumë qendra që ofrojnë kurse, në fletushkat që ndajnë nëpër pallate shkruajnë: " Kurse për provimet e Maturës Shtetërore", ku në të jepen çmimet për secilën lëndë, por ka edhe oferta nëse maturantët grupohen në pesë apo 10 persona për grup. Edhe pse kjo gjë ndalohet nga Min- istria e Arsimit, deri më tani nuk është marrë asnjë masë konkrete, por çdokush që zhvillon kurse të tilla vijon të marrë përfitime të majme.

Për të plotësuar mangësitë që kanë për lëndët që do të japin si provime mature, maturantët u drejtohen kurseve private. Ajo që vihet re është tendenca për të rritur tarifat e çmimeve të këtyre kurseve nga viti në vit. Por, për të mos rënë shumë në sy, ata kanë zgjatur edhe minutat për çdo seancë. Kështu, nëse një vit më parë, një orë kurs privat për një lëndë varionte nga 500600 lekë, sipas rëndësisë së lëndës, këtë vit 90 minuta kushtojnë nga 1000- 1500 lekë të reja. Më të shtrenjtat janë sigurisht Matematika dhe Letërsia, të cilat janë provime me detyrim, si dhe Anglishtja, e cila këtë vit, veçse është provim me detyrim, është lëndë preferenci­ale për të gjitha degët e shkollave të larta. Një nxënës duhet të paguajë plot 1500 lekë për një orë mësimi në Anglisht. Ndërkaq, një orë kursi për gjuhën frënge kushton 1300 lekë, ndërsa Matematika, dy mijë lekë të reja. Njohuria për Shoqërinë dhe Filozofia kushtojnë 1000 lekë ora, ndërsa Historia dhe Gjeografia, nga 900 lekë një orë kursi. Seleksioni­mi i lëndëve që do të japin maturantët si provim me zgjedhje ka ndikuar në çmimet që kanë vendosur mësuesit. Jo të gjithë i kanë të njëjtë, por përgjithës­isht në shkollat e mesme më me emër, një orë mësim ekstra kushton më shtrenjtë se në shkollat e tjera.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania