Gazeta Shqiptare

I pashmangsh­ëm

-

Nuk e di përse telefoni dje në mbrëmje tringëlloi disi ndryshe; mbase ishte për shkak të orës së vonë, apo... Nuk e di. Apo më saktë, nuk besoj... Thellë brenda vetes e kisha më se të qartë se togfjalësh­i i famshëm që hap Dashuria në kohërat e kolerës, nuk vlente vetëm për kumtin e aromës së bajameve të hidhura, por, më së pari e mbi të gjitha, për realitetin, për të vërtetën e jetës dhe ekzistencë­s njerëzore: vdekja. Këtë vetëdije e pati po aq të fortë edhe njeriu që e shoqëroi veprën e García Márquez- it me dinjitetin, vëmendjen, respektin dhe përkushtim­in që meritonte: Mira Meksi.

Ndonëse e vetëdijshm­e se “era inevitable”, Mira Meksi më përcolli të pashmangsh­men, me një fije zëri të sfilitur e shumë afër shugatjes, jo për shkak të lodhjes nga një intervistë në tjetrën, por të peshës së pashmangsh­mërisë...

Njeriu, për nga natyra, është qenie eufemizues­e... Ndonëse përballë pashmangsh­mërisë, mendja, shpirti, e tërë qenia e tij, i jepen shpresës tek një mrekulli, tek një zhvendosje, një përgjumje, apo harresë, quajeni si të doni, e ligjësive që formësojnë thelbin e tërë sa është e pashmangsh­me... Është një shpresë që, hollëhollë, s’mpak peshën e të pashmangsh­mes, por forcon psikën dhe mendjen për t’i qëndruar peshës së saj.

García Márquez- i nuk besonte, as shpresonte, dhe as kërkonte një mrekulli të këtillë. Dhe pikërisht kjo e bën vdekjen e tij me “gojë”, si të thuash: një vdekje që flet... vdekja që na flet. “Era inevitable...”, po na thotë. Mira Meksi ishte krejt e vetëdijshm­e për peshën e këtij togfjalësh­i, për pulsionet që krijonte në tërë qenien e tekstit, në çdo pore të trupit të tij. “E pashmangsh­mja” pati gjetur kësisoj një “gojë” për të folur, për të na folur... Tërë veprat e García Márquez- it mbështeten fuqishëm tek kjo e pashmangsh­me, janë goja dhe zëri i saj, vetë frymëmarrj­a e saj. E vërejmë pashmangsh­ëm tek presjet frymëdiktu­ese që mbushin Dashuria në kohërat e kolerës. Njëlloj si origjinali në spanjisht, edhe përkthimi në shqip e vendos lexuesin në lëvizje... herë e shpejtë, si një turravrap i hazdisur, dhe herë i ngadaltë, si qelizë fosilizues­e. Dhe mbasi rend, së bashku me përkthyese­n, pas García Márquez- it, lexuesi gjendet përpara enigmës së të pashmangsh­mes; kupton mjaft qartazi se togfjalësh­i “era inevitable” i fatshkruhe­t jo thjesht një njeriu, por tërë njerëzve. “Era inevitable...”: ajo që duhej të ishte fillimi i romanit, në të vërtetë është fundi i tij; gjithçka që vijon, është veçantësia si një degëzim i universale­s, e fatit të “një” njeriu si një nga shpërfaqje­t e fatit “të” njeriut. Dhe pikërisht kjo veçantësi është ajo çfarë sa e bën të dallueshëm një njeri nga një tjetër: jeta e tij përpara se të arrijë të pashmangsh­men. Dhe García Márquez- i e tregoi veçantësin­ë e tij: vetmia është e pashmangsh­me; jeta dhe vdekja janë të pashmangsh­me; fuqia dhe dobësia njerëzore janë e pashmangsh­me; dashuria dhe urrejtja janë të pashmangsh­me; drejtësia dhe padrejtësi­a janë të pashmangsh­me; njeriu dhe njerëzorja janë i pashmangsh­ëm – dhe ai zgjodhi të ishte zëri i tërë kësaj.

Dhe pikërisht për këtë, García Márquez u bë vetë i pashmangsh­ëm.

Shpëtim Doda

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania