Gazeta Shqiptare

Një botues në Venecian në shekullin e gjashtëmbë­dhjetë, kryeqyteti evropian i medias: albanesoto ( Bernardino ( de) Vitali

Imazhi i parë i njohur i Shkodrës shqiptari)

-

botën kulturore në Padova. Njëkohësis­ht, të njëjtit emra që shfaqen në frontespic­in e Jetës së Skënderbeu­t, respektivi­sht Pietro Regolo dhe Domenico di Arzignano , janë shumë sinjifikat­ivë: i pari është Sekretari i Ipeshkvit të Padovës, i dyti përbën një mjek humanist të universite­tit të Padovës .

Është e rëndësishm­e pra, për të theksuar se botuesi ishte edhe fetar, ndërsa autori, po ashtu ishte i lidhur me një rreth kulturor të nivelit më të lartë .

Më shumë se dyqind vepra kanë dalë si rezultat i punës në ofiçinën tipografik­e të Bernardino ( de) Vitali dhe në mesin e tyre disa janë me rëndësi vërtetë shumë të madhe, që paraqesin disa prej emrave më të mëdhenj në botimet e Rinashimen­tos në Venedik: vepra me subjekt shkencor; tekste nga autorë klasikë; versione në gjuhën e përditshme, Virgjili për shembull; komente për autorët e traditës letrare italiane, të tillë si Petrarka; afishe teatri; traktate mbi arkitektur­ën dhe filozofinë; një repertor i pasur i teorisë së muzikës ( për të theksuar këtë të fundit).

Veprat e tij shpesh janë të shoqëruara me një aparat të bukur ilustrimes­h dhe më duhet të jap këtu një shembull të paktën, e cila u shfaq në 1510 , me titull Epistole evangelii volgar historiade, ku flitet për një repertor të teksteve fetare, që duhet të lexohet në kohë të ndryshme të vitit fetar liturgjik katolik, ku secili tekst është edhe i shoqëruar me një gdhendje të bukur.

Shkodra, për herë të parë

E pra, në faqet e dedikuar për Shën Stefanin protomarti­r shfaqet një imazh me interes të jashtëzako­nshëm, për shkak se në shpatullat e Shenjtit s ka një peizazh thjesht të përgjithsh­ëm apo të pak dallueshëm. Përkundraz­i duket peizazhi i Shkodrës , i cili është i njohur mirë dhe përshkruhe­t edhe në Statutet e shekullit të katërmbëdh­jetë të qytetit, ku Shën Stefani konsideroh­ej si mbrojtës i qytetit.

Skena është e mbyllur në një rrethnajë, rrethuar nga simbolika e vreshtës, element

 ??  ??
 ??  ?? Shën Stefani, protomarti­r
Shën Stefani, protomarti­r
 ??  ?? fig . 3 , 4 , 5 , 6 : të dhëna për peisazhin e Shkodrës
fig . 3 , 4 , 5 , 6 : të dhëna për peisazhin e Shkodrës
 ??  ?? Kolofoni i , i Marcantoni­o Sabellico dhe marka tipografik­e e Bernardino ( de) Vitali]
Kolofoni i , i Marcantoni­o Sabellico dhe marka tipografik­e e Bernardino ( de) Vitali]

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania