Gazeta Shqiptare

… nga numri i shkuar

-

Numri i fundit i “Milosao”- s ia kushtonte argumentin e saj kryesor një shkrimi shumë gazetaresk në lidhje me faktin nëse Viktor Hygo e kish lexuar veprën e De Radës apo jo dhe kush e provonte këtë fakt. Një studiues, i cili gjendet prej vitesh në Francë, Dashnor Kokonozi argumenton­te me një stil të këndshëm dhe tejet të kujdesshëm faktin, që mbështetej nga një evidencë, në dukje e vogël, se kjo kish ndodhur. Shkrimi i botuar i paraprin një morie shkrimesh që do të vijojnë për De Radën në vitin që i është kushtuar atij. Çuditërish­t, Ministria e Kulturës as e ka përmendur “Milosao”- n tonë, por nuk është se ngre shumë peshë ky fakt. Shkrimi duhej thënë se ishte i këndshëm.

Po ashtu, duhet të kujtojmë se shkrimi më i mirë në këtë numër lidhej me një intervistë retrospekt­ive të Ayn Rand, të realizuar dekada të shkuara prej Mike Wallace dhe përkthyer saktësisht nga Saverina Pasho. Për hir të së vërtetës, intervista ishte botuar te Letrat- 5, por ne përfituam nga një leje mirëdashës­e e tyre për ta ribotuar.

Poezitë e Lindita Komanit ishin të këndshme dhe janë fryt i punës së saj individual­e, që duhet thënë e kanë spikatur këtë autore të këndshme me një formim të mirë.

Kishim një etyd nga një djal i ri, që duhet thënë se është shumë i ndershëm me veten por që i nevojitet që tashmë të kaloj në një stad tjetër dhe të punojë më shumë për sintezën në krijim.

Agim Vinca rikthehej me një review kushtuar Rexhep Ferrit, duke e parë tashmë si shkrimtar. Duhet thënë se është për tu vlerësuar mënyra sesi e mbështesin njerëzit e Kosovës dhe Maqe-

Rdonisë njëri- tjetrin krejt ndryshe nga autorët tanë, që bëjnë më shumë gjëra panegjirik­e për njëri- tjetrin. Anna Kove na kish një sjellë një tregim që ishte ngritur mbi një simbolikë, por që ajo duke e ditur mirë rrezikun e kësaj, e kishin rrudhur shumë. Nuk mund të themi se ishte tregim i arrirë, me elementët e përdorur.

Në këtë numër kishim dhe një shkrim kushtuar profesor Jup Kastratit që ka një përvjetor për pak ditë. Ai mbetet një figurë e qashtër dhe shumë e nderuar për të gjithë atë që ka bërë për letrat shqipe dhe albanologj­inë në përgjithës­i...

Në përgjithës­i ishte një numër i thjeshtë, pa pretendime të mëdha por me pak kulme, që e mbanin në nivelin e mirë “Milosao”. Grafikisht, mund të ishte pak më mirë, sepse dukej disi i mërzitshëm.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania