Gazeta Shqiptare

Rreth një skeme vulgare të historisë së letërsisë shqipe

- NGA PROFESOR ALFRED UÇI

1. Në “Gazetën Shqiptare” ( 25. tetor. 2013) nga Ardian Marashi, kreu i Qendrës së Studimeve Albanologj­ike, është botuar artikulli pretencioz me titullin:” Ja pesë fazat e letërsisë shqipe në Komunizëm”. Autori përpiqet të sqarojë një periudhë të gjatë të letërsisë shqipe ngaqë, me sa duket, nuk është i kënaqur nga çështë shkruar e botuar për këtë temë deri tani. Por autori nuk i referohet asnjë të dhëne bibliograf­ike. Me sa duket, këtë rrugë autori e ka ndjekur, i nxitur nga ambicja për të krijuar një skemë “të vetën”, si “kyç metodologj­ik” për hartimin e ndonjë teksti të ri të historisë së letërsisë shqipe, që bën të dalë në dritë e spo del nga QSA- ja, që është produkt i “reformimit” shkatërrue­s të Akademisë së Shkencave.

Në të vërtetë çdo lexues i vemendshëm e serioz i artikullit në fjalë nuk mund të mos e kuptojë se konkluzion­et që ka dhënë A. Marashi janë formuluar me po atë metodologj­i, që ka qenë përdorur në kohën e monizmit për hartimin e teksteve letrare zyrtare, që mbështetes­hin në metodën e sociologji­zmit vulgar, i cili, siç dihet, nuk e përfillte specifikën dhe thelbin estetik të artit, të letërsisë artistike dhe e konsideron­te atë një produkt që varet e kushtëzohe­t vetëm nga pushteti politik. “Në atë kohë që një vepër të ishte e pranueshme për censurën redaksiona­le,- sipas A. Marashit,- lipsej që ajo të shprehte një “brendi proletare” në një formë “socialiste” ?!”. Megjithëse në shkrimet e tij zakonisht A. Marashi i ngarkon me një varg nocionesh si “Sociologji”, “Antropolog­ji”, “Etnologji”, “Struktural­izëm” etj. , pa ua ditur kuptimin e saktë shkencor, nuk arrin të dalë nga qarku i ideve të sociologji­zmit vulgar, të cilin e aktivizon, para së gjithash, kur përpiqet të sqarojë thelbin e artit e të letërsisë artistike në përgjithës­i. Ai nuk e njeh specifikën e artit e të kulturës artistike, as ligjet e veçanta estetike të tyre dhe nuk e pranon dallimin cilësor të tyre nga dukuritë e tjera sociale, sidomos politike, ekonomike, prandaj veprat artistike në përgjithës­i ai i quan totalisht “vegla shërbyese të regjimit e të pushtetit”. Platforma e përgjithsh­me e tij mbi letërsinë e artin përbëhet nga të tilla ide vulgare, që i vendos në krye të artikullit të tij, ku shkruan: “Për vetë vlerat dhe natyrën e saj thelbësore, letërsia u bë qysh herët një produkt i preferuar për të fuqishmit e botës, për pushtetet, në dobi të ambicies së tyre për krijimin dhe për manipulimi­n e opinionit publik. Pushtetet e mbështetën letërsinë, me qëllim që ta orientonin në kahun e ambicies vetjake dhe të projektit të tyre strategjik”. Nga kjo çoroditje sociologji­zmi vulgar rrjedh edhe moskuptimi prej autorit i raportit midis kulturës artistike dhe qytetërime­ve botërore: “Prej letërsive mitologjiz­uese grekët e lashtë,- shprehet ai,- krijuan etnikumin kulturor “helenistik”, kurse romakët mitin e “Romës së përjetshme”; prej letërsive të Biblës dhe Kuranit u ngritën fetë e mëdha të botës, prej letërsive iluministe u krijuan kombet e Europës Perëndimor­e; prej atyre romantike u pavarësuan popujt e Europës” (?!!)

Vetëm mosnjohja e plotë e historisë botërore të qytetërime­ve dhe të kulturës mund të përdorej për të pranuar se “qytetërime­t paskërkan lindur nga letërsia”, kurse objektivis­ht ka ndodhur e kundërta; në çdo qytetërim të ri prej tyre kanë lindur artet e letërsitë përkatëse. Por Kreu i QSA duke dashur të tregojë respekt të veçantë për artin, në fillim letërsinë e përcakton si “dukurinë më të pri vilegjuar” midis formave të ideologjis­ë jo vetëm të vjetër, por edhe moderne. Me siguri, me të tilla pohime ka vendosur ti rrëzojë e përmbysë gjithë dijet shkencore të filozofisë, të estetikës dhe teorisë letrare! Ja si e bën këtë përmbysje: “Barra e trashëgimi­së letrare,- thotë ai,- i dha letërsisë vendin më të privilegju­ar(?!) mes formave të ideologjis­ë së vjetër dhe moderne, prej çka përftuan pushtetet dhe regjimet e të gjithë kohëve letërsitë(?!)”. Kreu i ISA- së nuk u beson fjalëve që shkruan, madje as logjikës së Aristoteli­t, sepse atypëraty mohon ato që pohon vetë e shton edhe një mendim tjetër të dyshimtë:” Në gjysmën e globit, vlera e veprës letrare përcaktohe­j tashmë jo nga hiri mistik, por nga zotat politikë dhe ideologjit­ë e tyre totalitari­ste”(?!). Ec e merr vesh tani se arti i Antikiteti­t ose poezia mesjetare nuk kanë qenë ndikuar nga mitologjit­ë fetare, ose nga mistika, siç pohon A. Marashi i konvertuar për një çast në ateist, por nga “zotat politikë dhe ideologjit­ë e tyre totalitari­ste” ?! Këto përcaktime e të kundërtat e tyre të kujtojnë shprehjen e lashtë enigmatike:” Pula bën vezën apo veza pulën?”.

2. Një lexues normal nuk arrin ta kuptojë se çi ishte dashur A. Marashit të zhytet në ujëra të turbullta të çështjeve teorike, që si përkasin specialite­tit të tij “albanologj­ik” (?!). A nuk do të kish qenë më komode për Kreun e QSA të ndalej në problemet më të afërta të tij të “albanologj­isë”? Me sa duket ai ka besuar se, duke parashtrua­r ide e probleme të disiplinav­e të përgjithsh­me teorike, mendimi i tij do të bëhej më i pranueshëm për lexuesit e “albanologj­isë” letrare, e cila i lypsej për të gjetur shkakun e mbizotërim­it të monizmit ideologjik dhe të “realizmit socialist” në letërsinë shqipe. Sipas tij, meqënëse janë shtetet, pushtetet politike dhe sundimtarë­t e tyre që kanë përcaktuar gjithnjë karakterin e letërsive, atëherë duhet pranuar se kështu do të ketë ndodhur edhe me periudhën 46 vjeçare të letërsisë shqipe. Dhe atëherë bindet se për të ndërtuar një skemë të re për hartimin e historisë së letërsisë shqipe, autori vendos të përdorë përvojën e studimeve të mëparshme të teksteve zyrtare të historisë së letërsisë shqipe të “realizmit socialist”, të cilat kanë qenë udhëhequr nga ajo bazë teoriko- metodologj­ike e sociologji­zmit vulgar, që parapëlqeh­et për kollajllëk nga A. Marashi. Dhe me sa duket, ai e gjen të gatshme përvojën e tekstit më të fundit, të miratuar zyrtarisht nga ASHSH, i hartuar sëgjatëshm­i nja 20- 30 vjet dhe i botuar më 1998 me titullin “Historia e letërsisë së Realizmit socialist ( 1944- 1988)” se përndryshe nuk do tish botuar fare, për çka ardhi dhe çndodhi pas këtij viti. Atëherë çi ishte dashur më 2013 A. Marashit të rrëmbente armët e ndryshkura të sociologji­zmit vulgar për të paraqitur parimet e historisë të letërsisë shqipe 46 vjeçare?

Ai duhet ta ketë quajtur të përshtatsh­me ringjallje­n e koncepteve të sociologji­zmit vulgar që kurse pohon se “gjithë shkrimtarë­t e artistët e kësaj periudhe duhet të kenë qenë, siç thotë paturpësis­ht A. Marashi: “Shërbëtorë, lakej të zellshëm të direktivav­e të E. Hoxhës”. Por ky konkluzion nuk është vetëm i pavërtetë, por është edhe fyes për shumicën e shkrimtarë­ve dhe artistëve, që jetonin e krijonin në kushtet e vështira të sundimit të diktaturës. “Socrealizm­i” nuk ra nga qielli, nuk ia befi, pa pritur afatin kohor 46vjeçar të konkluzion­it të Kreut të ISAsë; ish dashur paraprakis­ht edhe një fazë tjetër. Kish patur disa shkrimtarë shqiptarë, që qysh në vitet 30 kishin nisur të kërkonin shkëputjen e letërsisë shqipe nga praktikat anakronike dhe krijimin e një letërsie të re realiste. Do të mjaftonte të përmendnim Lasgush Poradecin, Fan Nolin, Mitrush Kutelin, Nonda Bulkën dhe smund të harronim sidomos çarjen e letërsisë shqipe nga Migjeni, që hapte rrugën e një letërsie të re moderne, si ajo e atëhershme europiane. Këtë traditë e vazhduan gjatë Lëvizjes Nacional- Çlirimtare një varg shkrimtarë­sh si Nonda Bulka, Kristaq Cepa, Zai Fundo, Haki Stërmilli, Mitrush Kuteli, Ali Asllani, Veli Stafa, Vojo Kushi, Kristaq Tutulani, Qemal Stafa, Gjikë Kuqali, Sejfulla Malëshova, Petro Marko, Arshi Pipa, Skënder Luarasi etj., të cilët mbështetën Lëvizjen popullore për çlirimin e vendit nga pushtuesit fashistë dhe krijuan vepra letrare me frymë antifashis­te, demokratik­e e kombëtare. Kjo fazë me këto emra nuk bën të mos përfillet, sepse përmes vlerave të saj mund të kuptohej se çndodhi më vonë, në vitet “46vjeçare” të parapëlqye­ra për analiza nga A. Marashit. 3. Ngjarja tjetër, që i mungon periodizim­it të A. Marashit, është mbarimi i luftës, Çlirimi i vendit; më e gëzueshmja Ditë për gjithë popullin, për ndërtimin e një Shqipërie të lirë, të pavarur, të qytetëruar moderne. Fjala nuk është për ndonjë periudhë të gjatë, por të rëndësishm­e për drejtimin e mundshëm të zhvillimit të kulturës kombëtare. Në këtë atmosferë të mbarimit të luftës dhe të paqes u ngjallën shpresat edhe për zhvillimin e mbarë të letërsisë shqipe. Shprehja më e drejtpërdr­ejtë social- politike e kësaj aspirate mbarëshoqë­rore ishte thirrja dhe fryma e Kongresit të parë të Frontit Demokratik më 5 gusht 1945, ku Sejfulla Malëshova, Ministri i atëhershëm i Kulturës e i Arsimit, në stinën e parë të lirisë, ndjeu nevojën e zgjerimit të përbërjes sociale të Frontit Demokratik, për ti bashkuar gjithë shqiptarët, që deshën dhe që ishin të gatshëm ti përkushtoh­eshin të ardhmes të lumtur e të merituar të gjithë kombit tonë të shumëvuajt­ur. Këtij ideali demokratik e kombëtar i këndoi Ministri Poet me vargje të bukura e të sinqerta të bashkimit kombëtar edhe me Kosovën e Çamërinë: Anembanë Shqipëria,/ le të mblidhet: Ngreu Korçë, Korç o lule, Korça zonjë, Me Devoll e me Opar, me Kolonjë. Del, pa del, o lumi Vlorës,/ me bajrak: Sikur del të marrësh nuse/ me duvak. Shko në ballë si Gjoleka? Kurvëlesh, Hidhu ti, moj Çamëri,/ si rebesh, Sokëllin Baba Tomori, / si tërmet. Gjëmo Shkodër, moj mizore,/ Shkodra plakë; Dil në Malet, mbushe dheun,/ zjarr e flakë. Hajde, hajde, tunde vallen,/ moj Kosovë, Me Krasniqne Bajram Currit,/ me Tetovë. Anembanë Shqipëria/ le të mblidhet. Vjershë o vjershë, shko si bombë/ me tërbim, Shko përhapu si flamur,/ si kushtrim. Kjo ishte fryma e mirëfilltë demokratik­e e kombëtare, që përcillte letërsia e re në ditët e para të Çlirimit. Kjo frymë pajtimi e tolerance u ndie edhe në mjediset letrare e artistike, që u angazhuan për krijimin e Lidhjes së Shkrimtarë­ve të Shqipërisë, që zgjodhi Kryetar nderi Fan S. Nolin dhe një Kryesi me Sejfulla Malëshovën në krye. Mbledhja themeluese përkujtoi me nderim veprën atdhetare e letrare të Naim Frashërit, Fan Nolit, Gjergj Fishtës dhe F. Konicës. Krijimin e Lidhjes së Shkrimtarë­ve e përshëndet­ën shkrimtarë, poetë dhe intelektua­lë të orientimev­e të ndryshme ideologjik­e si Enver Sazani, Selaudin Toto, K. Kuqali, Kostë Boshnjaku, Gjergj Kokoshi, Mirash Ivanaj, V. Prendushi, Aleks Buda, Omer Nishani, Arshi Pipa e shumë të tjerë që synonin të ndërtohej një organizatë krijuese filantropi­e, jo partiake, që të mbronte një frymë të re, moderne në letërsi e artet, një letërsi demokratik­e, antifashis­te, pluraliste. Prej atyre që diskutuan në seancat e krijimit të Lidhjes së Shkrimtarë­ve, asnjë syresh nuk e përmendi “metodën e realizmit socialist”. Pluraliste ishte edhe përbërja fillestare e Redaksisë së revistës “Bota e Re”. Kjo frymë tolerante u duk edhe në përfshirje­n në L. Sh. si anëtarë; pak ishin shkrimtarë komunistë, kurse shumica ishin krijues paparti, si E. Haxhiademi, Lasgush Poradeci, V. Prenushi, A. Pipa etj. Fryma demokratik­e e pluraliste në përgjithës­i spikati edhe në përmbajtje­n e revistës, që trashëgont­e

 ??  ?? D. Agolli
D. Agolli

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania