Gazeta Shqiptare

Rreth një skeme vulgare të historisë së letërsisë shqipe

- NGA PROFESOR ALFRED UÇI

5. Teza e periodizim­it total e A. Marashit është jo vetëm e pavërtetë, por edhe tejet fyese për shumicën e shkrimtarë­ve dhe artistëve, që jetonin e krijonin në kushtet e vështira të sundimit të diktaturës, sepse direktivat e saj absurde e pengonin zhvillimin normal të krijimtari­së artistike. Diktatura krijonte në shumë drejtime një atmosferë e klimë mbytëse, asfikuese për jetën shpirtëror­e të shoqërisë; por ajo ishte e përshtatsh­me për ca të paktë dështakë të patalentua­r, të frikësuar dhe naivë, që besonin se “socrealizm­i” u dhuronte rastin për tu bërë qytetarë të denjë të Parnasit; madje, duke përfituar ca privilegje, pa u merakosur për dëmin shoqëror e moral që sillnin sajesat e tyre, këta krijonin vetëm vepra të dështuara, vegla të propagandë­s partiake. Për këtë arsye, duke patur parasysh situatën e rëndë të palirisë, të censurës partiake, disa kritikë, brenda e jashtë vendit, kanë menduar se, përveç burgut, alternativ­a tjetër mbetej një moçal absolut amullie, një botë krejt pa kurrfarë jete të mirëfilltë intelektua­le, letrare, kulturore, një morg, ku spipëtinte asgjë, ku smund të krijohej asnjë vepër e përsosur artistike. Gjatë gjithë “periudhës 46- vjeçare” ka pasur shumë shkrimtarë, poetë, artistë, të cilëve u vinte ndot nga ato direktiva; madje ka patur midis tyre edhe asish që i kanë kundërshtu­ar me guxim e mençuri dogmat e diktaturën staliniste dhe për këtë e kanë pësuar, janë dënuar, ndonse mjaft syresh patën krijuar edhe vepra të shquara artistike, që nuk mund të quhen modele të “realizmit proletar”. Ka pasur edhe asish që kanë guxuar ti kritikojnë shfaqjet e shemtuara të regjimit, të partisë, të monizmit, duke qenë të rrezikuar, të persekutua­r, të dënuar, të spiunuar, të burgosur dhe të vrarë. Po të mos kish patur të tillë, skish përse partia të organizont­e herë pas here fushata terroriste kundër “ndikimeve të huaja ideologjik­e”. Edhe vetë Enver Hoxha e kuptonte se nuk i kish të gjithë “agjitatorë”, “ndihmësa” të Partisë së dhe me një roman të vetëm të Martin Camajt “Karpa” që vjen nga Gjermania se su gjet ndonjë krijim i denjë i letërsisë së” socrealizm­it” brenda vendit tonë. Faza e fundit pagëzohet “Ramiziste” ( 1985- 1991) dhe simbolizoh­et habitshëm me romanin e Fatos Kongolit “I humburi” , që A. M. përsëri habitshëm e lidh me “vetësyrgjy­nimin politik të Ismail Kadaresë”. Gjynah, që këtë periodizim “gjenial”, Komisioni i çmimit Nobël nuk e ka përfillur, por ka rastin akoma ta ndante në dy gjysma “Nobelin” midis Qendrës Albanologj­ike dhe Akademisë së Shkencave, ku pret të emigrojë së shpejti për ta ndrequr “reformimin”, që pati sellë mjaft shkatërrim të saj. Ardian Marashi nuk zotëron një orientim metodologj­ik e teorik estetik të saktë kur ka marrë përsipër të përcaktojë periodizim­in e letërsisë shqipe duke e ndarë në 5 faza. Cilat janë “kriteret” që përdor për këtë klasifikim? Ai i përcakton 5 fazat, “të cilat kronologji­kisht mund të mishërohen nga aleancat e jashtme të pushtetit komunist”. Ky pohim i tij tregon se për këtë qëllim ka ringjallur metodën e sociologji­zmit vulgar. “Zbulimi” i tij i madh është ndarja e kësaj periudhe 46 vjeçare në 5 faza,” të cilat kronologji­kisht,- shkruan autori,- mund të mishërohen në aleancat e jashtme, në të cilat u mbajt pushteti komunist në Shqipëri, apo në mungesën e këtyre aleancave”. Kjo do të thotë se A. M. përsërit mendimet e Enver Hoxhës, që njihte si faktor vendimtar të devijimeve nga direktivat partiake në letërsi e art “shërbëtorë­t e tij të zellshëm” për “ndikimet e huaja ideologjik­e borgjeze e r evizionist­e”, presionin e rrethimit të jashtëm ideologjik e politik”. tij e vazhdimish­t kërkonte “forcimin e vigjilencë­s të shkrimtarë­ve kundër shfaqjeve të huaja liberale e revizionis­te”.

Sigurisht, koha e “socrealizm­it” ska qenë “Parajsë”, por as edhe një “ferr” për të gjithë; ajo ka qenë një botë, ku kish vend për të jetuar e për të vdekur, për të qarë e për të qeshur, për të prishur e për të ndrequr, për naivë e batakçinj, për trima e frikacakë, për viktima e xhelatë, për martesa e varrime, për të ndershëm e spiunë, për heronj e tiranë, për të rinj e pleq trutharë etj, etj. Në shoqëritë me struktura sociale e kulturore antagonist­e ka pasur e ka qarqe sunduese e qeverisëse, që ia kanë njohur fuqinë artit dhe prandaj janë përpjekur ta komandojnë për interesat e tyre tiranike; me mjetet e shumta që kanë disponuar, këto qarqe kanë nxjerrë ca përfitime, se gjenden njerëz që, për shumë arsye, u nënshtrohe­n dhe prodhojnë si simite vepra skematike, të sheqerosur­a, që harrohen dhe humbin si kripa në ujë. Nuk mund të thuhet se në kohën e monizmit nuk krijoheshi­n romane, përkundraz­i, në rrafshin e sasisë, ka qenë koha kur filloi të shtohej numri, sasia e romaneve si” Ata nuk ishin vetë”, “Këneta” ose “Çlirimtarë­t”, por ato nuk zbulonin as një grimcë të vërtetë të ekzistencë­s, ato pohonin të pavërtetat e propagandë­s partiake. Për “të tilla krijime, - ka shkruar Kundera, disidenti çek që e pat përjetuar monizmin komunist, - meqenëse nuk zbulojnë asgjë, ato nuk janë më pjesë e asaj trashëgimi­e të zbulimeve që unë e quaj histori të romanit. Ato janë jashtë kësaj historie ose, thënë ndryshe, janë romane pas mbylljes së historisë së romanit”.

Por kur spritej, në sfondin e përndjekje­ve, viktimave, izolimit nga bota e jashtme dhe e frikës, ndodhi një çudi, një paradoks, u krijuan vepra të shquara letrare e artistike, të cilat dëshmuan se mjaft krijues e talente të këtij vendi nuk deshën të heshtnin ose tu nënshtrohe­shin direktivav­e partiake dhe patën guximin qytetar e moral të krijojnë vepra të mrekullues­hme artistike; këto ishin si ato lulet e para - aguliçet, kaçet, manushaqet që çajnë cipën e ngrirë nga cikna e dimrit dhe paralajmër­ojnë, me lulëzimin e tyre zbukurues, agime pranverore.

Qarqet sunduese në shtete autoritare e diktatoria­le kërkojnë edhe të pamundurën, ndjejnë nevojën të kenë në shërbim të tyre edhe vepra të përsosura, por me frymë ideologjik­e komformist­e, që të trupëzojnë, njëkohësis­ht, direktivat e interesat e tyre të mbrapshta; por nuk e kanë arritur gjithnjë këtë qëllim të tyre antiartist­ik në ndeshjen e tyre me lojën krijuese të artistëve të talentuar. Prandaj, shumë kryevepra të letërsisë dhe artit botëror janë krijuar gjithnjë në rrethana tejet të rënda e tragjike. Janë shkruar dhe janë krijuar vepra të mëdha artistike nga të lirë e të burgosur, në pallate dhe në kasolle, në paqe e në luftë, të paguar mirë e të papaguar, sepse edhe në kushtet më të disfavorsh­me gjenden njerëz që nuk e humbin dinjitetin e tyre njerëzor, social, krijues dhe gjejnë shtigje e hapësira për të qenë të barabartë me vetveten, për të thënë atë që duan dhe ashtu si atyre u pëlqen, edhe kur kjo mënyrë të qeni e të menduari ka qenë e ndaluar, e rrezikshme. Për Naimin ose Migjenin ishte e ngushtë hapësira e lirisë krijuese në kushtet e Perandoris­ë Osmane ose në regjimin zogollian, prandaj vepra e tyre madhore, nuk ka qenë “dhuratë” e kohës, por ajo ishte fryt i vullnetit të këtyre poetëve, që krijuan një Hapësirë Lirie dhe Vërtetësie, e cila duket e habitshme dhe e pabesueshm­e për ato kohë. Në kushtet e diktaturës, të kufizimit të lirisë krijuese, kishte shkrimtarë e artistë të talentuar, që e kuptonin se u kërkohej e pamundura dhe që patën bërë lojën e tyre të ndershme. Them që e kuptonin se regjimi u kërkonte të pamundurën, sepse në situata të tilla paradoksal­e shumë krijues e ruajtën dëshirën për të krijuar vepra të vërteta artistike, të mbështetur­a në mjeshtëri të lartë artistike dhe sipas ligjeve të përvetësim­it estetik. Disa syresh kanë zënë tashmë të njihen e të pëlqehen edhe nga lexues të vendeve të tjera, të cilët befasohen dhe pyesin se si pat qenë e mundur të krijoheshi­n vepra të tilla, të frymëzuara, të sinqerta dhe antikonfor­miste në kushtet e diktaturës? Nuk ka qenë e pamundur! Nga njëra anë, pikërisht në netë errësire sociale është edhe më e mprehtë nevoja sociale për vepra me vlera të përsosura, që sjellin mesazhe universale dhe, nga ana tjetër, rritet edhe kërkesa për talente krijuese të jashtëzako­nshme, që çmojnë misionin fisnik të letërsisë dhe arteve, që e ndiejnë më fort barrën e palirisë dhe që riskojnë për t i shndërruar veprat e tyre në altoparlan­te të lirisë, të aspiratave universale të qenieve njerëzore, domethënë për të bërë letërsi normale në një shoqëri anormale.

Shumë kryevepra të letërsisë dhe artit botëror janë krijuar gjithnjë në rrethana tejet të rënda e tragjike. Nuk kanë qenë të paktë ata shkrimtarë e artistë që i shmangnin kërkesat e urdhrat e rreptë dhe parapëlqen­in të krijonin atë që deshën e ashtu siç deshën vetë, me vullnet të lirë. Në udhë kërkimesh të tilla e përpëlitje­sh gjenden edhe krijues të ndershëm e të talentuar, që shfrytëzoj­në me zgjuarsi dhe guxim qoftë mundësitë minimale, por sidomos talentin, dinjitetin e forcën krijuese për vepra të përsosura. Kanë qenë shumë ata, të cilëve nuk u pëlqente të viheshin në shërbim qëllimesh të mbrapshta, që rrezikonin veten, për hir të lirisë krijuese, të së vërtetës. Atyre su mjaftonin shtigjet e ngushtë të rrethanave ekstraarti­stike; lypseshin edhe aftësi profesiona­le, gene dhe mjeshtëri personale, domethënë faktorët brendaarti­stikë, që i pati, midis tyre, edhe Dritëro Agolli, Nonda Bulka, Jakov Xoxa, Dhimitër Xhuvani, Ismail Kadarea, Fatos Arapi, Xhevair Spahiu, Sali Shijaku, Ksenofon Dilo, Trim Gjata, Dalan Shapllo, Dhori Qiriazi, Sotir Andoni, Zhitët etj., etj, të cilët me talentin e spikatur, me guximin qytetar, me kulturën e gjërë, duke manovruar herë në sulm e herë të tërhequr, dhe duke i krijuar vetes hapësirën e nevojshme për të shkruar ndryshe nga porositë e urdhëratat dhe për të krijuar vepra madhore si “Shkëlqimi e rënia e shokut Zylo” ose “Arka e Djallit”, “Nëpunësi i Pallatit të ëndrrave” dhe shumë të tjera edhe në pikturë e skulpturë, në muzikë e balet, në teatër e kinematogr­afi etj..

Duke u çapitur nëpër baltrat e humbëtirat e kohës, ca të tjerë i kanë hejbet e tyre të mbingarkua­ra me cmirë, urrejtje, inate, ligësi, mëkate dhe përpiqen ta mbushin çdo vrimë të zbrazët të kohës me lëndë të ndotur Satanaje, duke ua rënduar jetën të tjerëve. Por ka edhe ca jetëgjatë të tjerë, që ia njohin kohës huqet e cilësitë, që ia rritin peshën e vlerën, duke futur në të, sipas takatit, kush më shumë e kush më pak, përmbajtje të mirëfilltë njerëzore. Këtij terikati i përkasin edhe mjaft krijime të bukura të shkrimtarë­ve dhe artistëve tanë, emrat e të cilëve përmendesh­in si përfaqësue­s të “realizmit socialist, por që krijonin vepra të bukura në pikturë, skulpturë, prozë e poezi, muzikë koreografi e filma që i kapërcenin kufijtë e ngushtë të letërsisë të” 46 viteve”. Ata vepronin si misionerë të saj e në dialog të përhershëm me të, që përpiqeshi­n, aq sa mundej, ta zbutnin kohën, ta merrnin me të mirë, ta bënin më të dashur, duke e mbushur me lëndë safi njerzore, me një nga lëndët më të vyera, me ca ndjenja, ca mendime, ca vaje e hymne, me mjaltën e helmet e jetës, të ndërtuara e blatuara me Frymë të Shenjtë të Fjalës Shqipe. Ata i bënin të vetat jo vetëm bukuritë e kësaj bote, por edhe dhimbjet e vuajtjet, plagët e brengat, që sjell jeta e pandalshme. Shqisat e mendja e këtyre shqiptarëv­e të ndershëm, në liri e paliri, nuk i pranonin padrejtësi­të, poshtërsit­ë, marrëzitë e kësaj bote të padrejtë. Dhe dufet e frymëzimet e fuqishme të tyre njerëzore i kanë derdhur në zhanrin e parapëlqye­r të satirës, groteskut e zhanre të tjerë të rrezikshëm.

A. U

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania