Gazeta Shqiptare

Misto Treska Ekspozitë për shqipërues­in e Hygoit

Përkthyes e publicist, ndërsa në vitet 1980 ambasador në Francë, Misto Treska përkujtohe­t në 100- vjetorin e lindjes nga Biblioteka Kombëtare Përkthyesi i “Të mjerëve” e “Vitit 93”, krijimtari­a që filloi më 1935

- Fatmira Nikolli

00- vjetori i lindjes së Misto Treskës përkujtohe­t nga Biblioteka Kombëtare me një ekspozitë. Përkthyesi, e nisi shqipërimi­n e shkrimtarë­ve të njohur në 1935- ën, në revistën “Rilindja”, që asokohe botohej në Korçë. Treska qe antifashis­t i orëve të para në Korçë e në prill të ’ 39- ës u arrestua për rezistencë, prej ku u transferua në burgun e Durrësit, Zvërnecit, Krujës dhe në Mesina, Itali. Pas lirimit, qe pjesë e Brigadës XX, ku u bë komisar. Mori pjesë në Konferencë­s e Beratit ( 1944) dhe qe delegat në Konferencë­n e Paqes në Paris ( 1946). Në ekspozitë, nuk ka asgjë për këtë aktivitet të tijin, pasi ajo i kushtohet vetëm kontributi­t të tij në jetën letrare të vendit si publicist e përkthyes.

Maks Gjinaj, i Bibliotekë­s Kombëtare, ndërsa na shpjegon stendat, kujton se Treska është përkthyes i njohur i shkrimtarë­ve frëngë, por ai ka shqipëruar edhe Maksim Gorkin. “E filloi krijimtari­në e tij që herët, në moshën 20 e ca vjeçare. Përkthimet e para i ka botuar në revistën letrare të Korçës, ‘ Rilindja’, më 1935- ën. Të njëjtin vit, prej tij foli shqip komedia e Molierit ‘ Djallëzitë ( dredhitë) e Skapenit’, e ndërkohë luajti rolin kryesor të saj si aktor kur u vu në skenë”, - thotë Gjinaj.

Katër vite para pushtimit italian, Treska nisi shqipërimi­n e disa copëzave nga “Të mjerët” e Viktor Hygoit ( me “Vala dhe hieja”), që më vonë do ta përkthente të plotë, për t’u cilësuar edhe sot si kryevepra e përkthyer prej tij. Gjinaj, ndërsa na tregon librat e ekspozuar, thotë se Treska, një vit më vonë, në ’ 36- ën solli në shqipe, monologun e njohur të Don Bazilios, tashmë i muzikuar dhe i kthyer në opera, “Berberi i Seviljes”, monolog që edhe sot njihet si “Aria e shpifjes”. Por, jo gjithherë firma e tij ka qenë Misto Treska. Në raste të rralla, ai ka përdorur edhe anagramën, Mitre S. Toska. Një artikull mbi teatrin dhe zhvillimin e tij në vitin 1936, poezia “Lypësi”, botuar në “Bota e re” të Korçës, artikuj për problemet e letërsisë së kohës dhe disa ide mbi rrugën e letërsisë shqipe zënë vend në ekspozitë. Në vitet ’ 50, ai filloi të botonte në revistën “Letërsia jonë” dhe në ekspozitë paraqitet me një studim për Kostandin Kristofori­dhin. “Në të njëjtën revistë, paraardhës­e e ‘ Nëntorit’, vijon të shkruajë poezi, por duket se qe e fundit, sepse mbas kësaj kohe, ai iu përkushtua vetëm shqipërimi­t. Më 1951- shin botoi dy novela të Gorkit: ‘ Malva’ dhe ‘ Lindja e një njeriu’, të cilat u bënë pjesë edhe në botimin e mëvonshëm të veprës së plotë të këtij autori, përkthyer në shqip”, - vë në dukje Gjinaj, ndërsa gishti tregues iu drejtohet artikujve e librave të krekosur në ekspozitë.

Vihen re, kopertinat e “Kola Brenjon” të Romen Rolan, i botuar fillimisht në revistën “Nëntori”; “Bel Ami” i Gi de Mopasan, që u botua në vitin 1958 dhe ka pasur ribotime në vitet 1990; “Lysien Lëven” të Stendal, së bashku me dorëshkrim­in e këtij përkthimi, sjellë nga familja enkas për këtë event.

Treska ka pasur shkrim të qartë, të rregullt, të bukur, aq sa mundesh ta lexosh Stendalin edhe përmes xhamit; shkronjat ecin në të njëjtën vijë, hollake, të ngjeshura, marrin të njëjtat harqe e lakime, i përngja- jnë njëra- tjetrës, kanë të njëjtat kufizime në lartësi dhe bëhen gjithnjë e më shumë tejet joshëse. “Shkrimi i atëhershëm është pjesë e edukatës. Lënda e bukurshkri­mit ka qenë një lëndë e shkollës europiane dhe shqiptare. I gjithë ai brez shkruante bukur”, - ndërhyn Gjinaj, mbasi vë re habinë. Për të mbetur tek dorëshkrim­et, familja ka ofruar për ekspozitën edhe dorëshkrim­in e përkthimit të “Heshtja e detit” të Vercors, dhe parathënie­n e “Njeriu që qesh” të Hygoit. Në stendat e ekspozitës shohim edhe “Gjëri i vogël” nga Alfons Dode, poezitë e Aragonit e Pol Elyarit, “Murgeshën”, nga filozofi e shkrimtari Denis Diderot, “Viti 93” e “Të mjerët” e Hygoit, “Eliza ose jeta e saj e vërtetë”, të autores Claire Etcherelli, librin për të cilin bashkëpuno­i, “Ndikimin e revolucion­it francez në iluminizmi­n shqiptar” etj.

Makina e shkrimit, letra boshe e fundit që ai ka lënë në të ( ruhet e tërhequr dhe e grisur), si dhe shiritat e makinës së shkrimit janë në ekspozitë. Janë të vetmet objekte personale, ndërsa pjesa tjetër e sallës i është lënë librit.

 ??  ?? Makina e shkrimit të Misto Treskës siç e la ai më 1993
Makina e shkrimit të Misto Treskës siç e la ai më 1993
 ??  ?? Misto Treska
Misto Treska

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania