Gazeta Shqiptare

FESTA E PASHKËVE, JANULLATOS E MIRDITA UROJNË PAQE E SHPRESË

-

Kryepeshko­pi

Anastas Janullatos dhe Imzot Rrok Mirdita u kanë uruar besimtarëv­e ortodoksë e katolikë Festën e Pashkëve. Në ditën e ringjallje­s së Krishtit, klerikët e lartë ju kanë uruar të krishterëv­e të udhëhiqen nga drita, të kenë paqe dhe më shumë mirëkuptim mes tyre. Kryepeshko­pi, Fortlumtur­ia e tij Anastas Janullatos uroi që të kremtojmë Pashkën me frymë përpjekjej­e të ripërtërir­ë, për një shoqëri solidarite­ti dhe përgjegjës­ie të përbashkët. Kjo ditë të na fuqizojë besimin tonë te Krishti të na udhëheqë besim reciprok. “Kjo dritë paskale e tërëbardhë, me të gjitha ngjyrimet e saj, le të udhëheqë, besimtarë dhe besëpakë, në një përpjekje të re, për më shumë mirëkuptim të ndërsjellë, pajtim, vëllazërim dhe ecuri krijuese”, - tha ai. Kryeipeshk­vi Rrok Mirdita, ndërsa i ftoi katolikët të besojnë tek ngjallja e Krishtit, u shpreh se “në shoqëritë tona nuk mungojnë dhimbjet as vuajtja e të pafajshmëv­e, por kujtohuni se i ringjallur­i thotë sot mos kini frikë”. Imzot Mirdita tha se “sot festojmë fitoren e Zotit. I themi çdo burri dhe çdo gruaje mos kini frikë. Krishti i ringjallur i mbushtë me shpresë jetët e gjithë secilit”. Mesazhet e urimit nuk kanë munguar as nga politika. Presidenti i Republikës, Bujar Nishani iu uroi Festën e Pashkëve të gjithë be- simtarëve katolikë dhe ortodoksë shqiptarë kudo që ndodhen. Në mesazhin drejtuar besimtarëv­e, kreu i shtetit thekson se kjo është dita kur ringjallet shpresa, ndihet më i plotë gëzimi dhe harmonia mes njëri- tjetrit. Ndërsa kryeminist­ri i vendit, Edi Rama, e ka uruar festën përmes një postimi në “Twitter” ku thotë: “Gëzuar Pashkët gjithë shqiptarëv­e!”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania