Gazeta Shqiptare

Vllaznia thuajse shpëton, sot me sy e veshë në Korçë

Shkodranët e shohin veten të pestët në renditje pas fitores në Krujë Një javë kyçe për Europën dhe mbijetesën

-

Poker" golash për tri pikë të arta mbijetese. Ky është produkti i Vllaznisë në transfertë­n krutane, në ndeshjen hapëse të javës së 29- të të Superiores, ku regjistroi fitoren e pestë radhazi nën drejtimin e Dervish Haxhiosman­oviçit. Sukses që vjen pas 6 vitesh " agjërim" në stadiumin e Krujës, ku skuadra vendëse u dëshmua e pashpresë dhe pranoi rënien një kategori më poshtë. Pas javës së 29të, kuqeblutë e shohin veten në kuotën e 41 pikëve, aq sa ka edhe Laçi i vendit të gjashtë, që do të luajë sot ndaj durrsakëve. Bylisi, Lushnja dhe Kastrioti e kanë marrë tashmë rrugën për andej, ndërsa beteja për emrin e katërt përfshin disa skuadra, ku natyrisht, pas fitores së Vllaznisë, shkodranët janë të fundit që rrezikojnë.

Po të shohësh rezultatin e djeshëm në Krujë, të duket se gjithçka ka qenë e lehtë për shkodranët. Me gjithë reshjet e shiut, formacioni shkodran ka vuajtur jo pak për fitoren, ose më saktë për të administru­ar avantazhin, pasi gjatë gjithë kohës miqtë kanë qenë në avantazh, duke filluar nga minuta e tetë e ndeshjes, kur Kruja shënon golin e parë. Por në minutën e 22- të Doku do të barazonte shifrat në 1- 1 dhe në fundin e pjesës së parë Tafili i jep sërish epërsinë Vllaznisë. Shifrat shkojnë në 1- 3 në minutën e 58- të, kur Shtubina realizon një tjetër gol të bukur. Kastrioti nuk dorëzohet, me anë të një 11metërshi shkurton distancën në 2- 3 dhe ndeshja hapet sërish. Por praktikish­t takimin do ta mbyllte malazezi Bushiç, kur shënon golin e katërt dhe të sigurisë. Një gol që vlen edhe për sulmuesin shkodran, pasi kishte disa javë që nuk po shënonte. Tashmë Vllaznia me këtë entuziazëm, përderisa matematika e lejon, mund të luftojë edhe për një vend në Europë, por në kampin shkodran nuk e mendojnë shumë këtë. Kjo javë është shumë e rëndësishm­e, sidomos sa i përket ndeshjes Skënderbeu- Besa, e cila mund të ndajë përfundimi­sht fatin e titullit kampion dhe të rënies së skuadrës së katërt nga Superliga. Në Laç luhet fati i pjesëmarrj­es në Europë.

Beteja më e fortë duket se do të zhvillohet për zonën europiane, ndërsa e rihapur është deri diku edhe lufta për titullin kampion. Skënderbeu është tashmë vetëm 5 pikë për- para Kukësit, pas disfatave radhazi të ndeshjeve të fundit, çka ka bërë që verilindor­ët e Starovës të ushtrojnë presion dhe të pretendojn­ë ndonjë mrekulli. Sidoqoftë, kjo javë i jep një përgjigje kësaj pikëpyetje­je të ringritur rishtazi, sepse korçarët kanë në dorë të vulosin titullin me një sukses ndaj Besës, por edhe t'u japin goditjen fatale për një kategori më poshtë kavajasve. Gjithçka e tillë është e lidhur drejtpërdr­ejt me këtë duel. Partizani luan para tifozëve të vet kundër Kukësit dhe duhet të marrin patjetër 3 pikët, që të mbeten pjesë e pretendime­ve europiane. Përplasje direkte për zonën europiane është edhe ajo mes Laçit e Teutës. Flamurtari është me fat në këtë " stacion" të garës, sepse luan në " Roza Haxhiu". Ky stadium dikur ishte " tmerr" për çdo kundërshta­r, por tashmë historia e fazës së parë duket e largët. Lushnja e ka ngritur " flamurin e bardhë", teksa e sheh veten të kthyer andej nga erdhi. Një trepikësh i kuqezinjve në këtë transfertë u jep atyre sigurinë e nevojshme për mbijetesën.

 ??  ?? Nga ndeshja e djeshme, Kastrioti - Vllaznia 2- 4
Nga ndeshja e djeshme, Kastrioti - Vllaznia 2- 4
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania