Gazeta Shqiptare

Tenderat e qeverisë së re: Në dy muajt e parë shpallen 35

- SHPALLJE ANKANDI

dy muajt e parë të punës, ministritë shpallën 35 tendera publikë, në vlerë totale 4.625.128 lekë, apo e thënë ndryshe, afro 46 mijë USD. Shuma modeste e shpenzimev­e në raport me kabinetin paraardhës ishte një element që bie në sy, por jo dhe aq referuar arsyeve që i kanë detyruar dikasteret të shpallin këto prokurime, në kushtet kur kryeminist­ri Rama përforcon gjithmonë e më shumë pretendimi­n se " arka e shtetit është bosh". Katër ministri, respektivi­sht ajo e Brendshme, e Bujqësisë, Drejtësisë dhe e Financave, titullarët e të cilave i kanë nisur shpenzimet e fondeve të buxhetit të shtetit me blerje qumështi, kafeje, uji pa gaz, gota plastike, deri dhe tek tabaka alumini, filxhanë porcelani e orendi të tjera për pritje- përcjellje, si në rastin e Ministrisë së Kulturës. Ndërkohë që, ministria e Mirëqenies Sociale, ajo e Financës, e Arsimit, si edhe e Punëve të Jashtme, më shumë sesa blerjes së këtyre asortiment­eve, i kanë kushtuar rëndësi shpenzimit të fondeve publike për blerjen e detergjent­eve e materialev­e të ndryshme të pastrimit, duke pasur kësisoj në fokus të harxhimeve, higjienën brenda institucio­nit. Ndërkohë, sipas shkrimeve të " Gazeta Shqiptare", dy nga 35 tenderat e parë publikë që bien në sy në raport me të tjerët lidhen me ministrin e Mirëqenies Sociale, Erion Veliajn dhe atë të Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetajn, të cilët shpenzuan nga fondet e buxhetit të shtetit afro 2 mijë USD për blerjen e një bilete avioni për itinerarin Tiranë- Boston; Boston- Tiranë dhe në Budapest.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania