Gazeta Shqiptare

Skënderbeu rrëzon Besën, pranë shpalljes kampion

Laçi i rikthehet fitores ndaj Teutës, Flamurtari shpëton në Lushnjë Partizani thyen Kukësin, Europa më pranë

-

Skënderbeu rifiton ter ren në raport me nd jekësit më të afërt, + 8 pikë nga verilindor­ët e drejtuar nga Starova dhe tashmë pret i qetë kurorëzimi­n me titullin e katërt radhazi. Nëse me tri humbjet radhazi i dha shkas Kukësit për të shpresuar te ndonjë mrekulli, gjithçka është shuar ditën e Pashkëve, në javën e 29- të të Superiores, kur dyja skuadrat në fjalë kanë shënjuar fate të ndryshme. Korçarët kanë fituar duke fundosur kavajasit, ndërsa kuksianët janë mundur në " Qemal Stafa", në ballafaqim­in me një rival direkt për Kupat e Europës. Katër javë para mbarimit të kampionati­t, duket se verdiktet janë " të qëruara" tashmë, edhe pse jo matematiki­sht e zyrtarisht. Skënderbeu do të mbrojë kurorën, ndërsa tri skuadrat vijuese në klasifikim, Kukësi, Partizani dhe Laçi shohin drejt Kupave të Europës. Golin e vetëm të takimit në Korçë e ka shënuar Memelli në minutën e 55- të, ndërsa Besa ka luajtur me 10 futbollist­ë që në pjesën e parë.

Partizani merr një fitore tepër të çmuar, që e avancon atë drejt Kupave të Europës. Në ballafaqim­in me një rival direkt në këtë drejtim, sikurse është Kukësi, skuadra e drejtuar nga portugezi Sampaio i është falur goleadorit Migen Memelli. Ky i fundit ka kthyer në gol goditjen e dënimit të fituar nga Nexhipi në minutën e 30të. Ekzekutimi mjeshtëror i pogradecar­it ka shtangur portierin Halilaj, por edhe kuksianët, që në këtë ndeshje janë shfaqur nën performanc­ën e tyre të jav- ëve të shkuara, teksa kalonin nga fitorja në fitore. Madje, në prag të kësaj transferte në kryeqytet, verilindor­ët kishin edhe " oreks" titulli, por gjithçka e këtillë është shuar në " Qemal Stafa". Humbja mini- male nuk ka rrezikuar asgjë për të besuarit e Starovës, gjithsesi sepse e ruajnë vendin e dytë dhe janë të sigurtë në Kupat e Europës. Veç kampionati­t, ata janë edhe finalistë të Kupës së Shqipërisë, ku i kanë sytë tash- më, në përpjekje për ta fituar këtë trofe ndaj Flamurtari­t.

Laçi u tendos maksimalis­ht ndaj Teutës, sfidë që vendosi përfundimi­sht kahjen e objektivav­e të kur- binasve. Fitorja i mban në garë bardhezinj­të e Nicës për një vend në Kupat e Europës, ndërsa çdo rezultat tjetër do të komplikont­e gjithçka. Motivimi në kampin bardhezi, sikurse e tregoi edhe fusha e blertë, ishte maksi- mal, ndërsa edhe e kaluara në sfidat me durrsakët në vitet e fundit fliste në favorin e kurbinasve. Për të tretën herë përballesh­in në të njëjta kushte me " djemtë e detit", të cilët ishin mbi ta në tabelën e klasifikim­it dhe ashtu si në dy rastet e mëparshme, kurbinasit kanë marrë fitoren dhe kanë bërë parakalimi­n në renditje. Ndërsa Flamurtari ishte me fat në këtë " stacion" të garës, sepse luajti në " Roza Haxhiu". Në fushën e një skuadre të dorëzuar tashmë dhe të rënë në Kategorinë e Parë. Golin e parë bregdetarë­t e Gjokës e kanë shënuar që nga " tuneli". Abilaliaj ka zhbllokuar shifrat në minutën e 3- të, duke përvijuar fatin e këtij 90- minutëshi, që ka folur për Flamurtari­n. Del duarplot nga kjo transfertë skuadra vlonjate, që barazohet me pikë, nga 41 të tilla, me Vllazninë, duke qenë për momentin larg zonës së rrezikshme, por jo i sigurtë përfundimi­sht.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania