Gazeta Shqiptare

PD: Arben Ndoka, i dënuar për shfrytëzim prostituci­oni

PD, publikohet dosja: Dokumentet që vërtetojnë se ka qenë në burg “U dënua në Itali me 7 vite burg”

- SHPALLJE ANKANDI

Partia Demokratik­e publikoi dje doku mente, që sipas saj, vërtetojnë akuzat për lidhje të kryeminist­rit Edi Rama me krimin. Në një deklaratë nga selia e PD- së, deputeti Arben Ristani publikoi një dosje, që sipas tij, i përket deputetit socialist Arben Ndoka, i cili rezulton i dënuar nga drejtësia italiane për shfrytëzim prostituci­oni dhe heqje të paligjshme të lirisë. Sipas PD, Arben Ndoka, eshte dënuar nga Gjykata e Romës me 7 vjet e 27 ditë burg nën akuzën e shfrytëzim­it të prostituci­onit në rrethana të rënduara, dhe heqje të paligjshme të lirisë ndaj personave të tjerë. Z. Ristani sqaroi se dokumentet zyrtare të dënimit nga Gjykata e Romës të deputetit Arben Ndoka nën akuzën e “shfrytëzim­it të prostituci­onit në rrethana rënduese” dhe “heqje të paligjshme të lirisë së personit”. “Po bëjmë publike para qytetarëve shqiptarë, dokumentet zyrtare që vërtetojnë lidhjen e Edi Ramës me krimin. Dokumentet zyrtare që vërtetojnë se përfaqësue­sit e botës së krimit janë sot deputetët e Edi Ramës, që urdhërohen prej tij për të goditur fizikisht opozitën. Kemi këtu dosjen e plotë të deputetit Arben Ndoka, i dënuar nga Gjykata e Romës me 7 vjet e 27 ditë burg nën akuzën e shfrytëzim­it të prostituci­onit në rrethana të rënduara, dhe heqje të paligjshme të lirisë “Kemi këtu dosjen e plotë të deputetit Arben Ndoka, i dënuar nga Gjykata e Romës me 7 vjet e 27 ditë burg nën akuzën e shfrytëzim­it të prostituci­onit në rrethana të rënduara dhe heqje të paligjshme të lirisë ndaj personave të tjerë. Gjykatat shqiptare, ajo e faktit në Lezhë, dhe e Apelit në Shkodër kanë bërë njohjen e vendimit të Gjykatës së Romës dhe e kanë ulur masën e dënimit në 4 vjet burgim. Arben Ndoka është transferua­r nga Italia për ta vuajtur dënimin në Shqipëri”. ndaj personave të tjerë. Gjykatat shqiptare, ajo e faktit në Lezhë, dhe e Apelit në Shkodër kanë bërë njohjen e vendimit të Gjykatës së Romës dhe e kanë ulur masën e dënimit në 4 vjet burgim. Arben Ndoka, është transferua­r nga Italia për ta vuajtur dënimin në Shqipëri. Arben Ndoka më pas ka përfituar nga sistemi ynë i drejtësisë lirim para kohe me kusht, dhe në vitin 2005, është liruar. Ky është pra personi që Edi Rama futi në listën e Lezhës në zgjedhjet e 23 qershorit. U rikujtojmë shqiptarëv­e se për ti hapur rrugë futjes së Arben Ndokës në Parlament, Edi Rama spostoi dhunshëm dy deputete gra që ishin para Ndokës në listën e kandidatëv­e. Ky është personi që Edi Rama urdhëron të godasë fizikisht deputetët e opozitës. Kjo është rilindja e Edi Ramës”,- deklaroi Ristani.

Tre ditë më parë dy deputetët e PS- së Armando Prenga dhe Arben Ndoka përgënjesh­truan akuzat e PD- së se ata kanë patur probleme me drejtësinë italiane. Deputeti Prenga u shpreh se nuk është dënuar dhe nuk ka pasur probleme në Itali, madje në këtë shtet mund të shkojë çdo fundjavë. “Ftoj të shkojmë bashkë në Itali, Laurën, Strazimiri­n, Jozefinën dhe Lulin”, - theksoi deputeti i PS- së. Kurse kolegu i tij, Arben Ndoka me anë të një postimi në “Facebook” u shpreh mes të tjerash se “dua t’i kthej në memorie opozitës se në kohën që ajo qeveriste, emërimi i Arben Ndokës si drejtor në një nga institucio­net e rëndësishm­e të vendit mbante firmën e ministrit të tij dhe të Sekretarit Organizati­v të PD- së. Si ka mundësi që PD i ka kërkuar një ‘ krimineli’ si Arben Ndoka që t’i përfaqësoj­ë në zgjedhjet lokale për bashkinë e qytetit Lezhë?”, - u shpreh ai.

 ??  ?? Sherri në Kuvend
Sherri në Kuvend
 ??  ?? Faksimile e vendimit të Gjykatës së Lezhës, që bën njohjen e vendimit të Gjykatës së Romës për dënimin e Ndokës
Faksimile e vendimit të Gjykatës së Lezhës, që bën njohjen e vendimit të Gjykatës së Romës për dënimin e Ndokës
 ??  ?? Faksimile e kartelës personale të të dënuarit
Faksimile e kartelës personale të të dënuarit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania