Gazeta Shqiptare

Mit'hat Frashëri

-

Esadi " u bë foleja drejt së cilës rrodhën

gjithë ç'mund të kishte të keqe në Shqipëri: tradhti, konservato­rizëm, ambicion, lakmim, neqezëri, shpagë, frikë prej dritës dhe së mirës. Esadi, për të cilin flitesh një marrëveshj­e me shtetet fqinjë sa pa rënë fare mirë Shkodra, u bë qendra e gjithë atyreve që ndiqnin një qëllim kundër Shqipërisë. Fuqia e tij i vinte aq prej shokëve të brendshëm, sa

edhe prej relacionev­e të jashtme: mbi intrigat që kishte lidhur me Serbinë dhe

Malin e Zi, pa vonuar shumë u shtuan edhe marrëdhëni­et me Greqinë. Edhe kjo

fuqi nefaste u instalua në Tiranë, duke krijuar një reaksion me emër " Qeveria e

Shqipërisë së Mesme"". serbe që po i vinin në ndihmë Esad pashës të rrethuar në Durrës prej 6 muajsh.

Qamil Xhameta vetëm katër vjet të jetës së tij jo fort të gjatë ( në fotografin­ë që ruhet e shohim të plakur) morri pjesë aktivisht në jetën politike të vendit të vet. Ato qenë vite të një rëndësie vendimtare për fatet e atdheut dhe ai edhe pse i pa shkollë, jo fort i vetëdijshë­m qëndroi në anën e duhur. Ai nuk u rreshtua me forcat antividist­e, po kundër tradhtarit Esad Toptani dhe aleatëve të tij malazezë, grekë dhe serbë.

H. Qamili morri pjesë vullnetari­sht në mbrojtjen e Shkodrës nga agresioni i Krajl Nikollës, si vullnetar sepse nuk e përfshinte sistemi rezervist osman i redifëve. U dallua për trimëri në vijën e parë të luftimeve edhe pse ishte caktuar të shërbente në prapavijë. Bashkëkohë­sit kujtonin që ai ishte dekoruar për trimëri dhe dekorata i qe dhënë nga vetë komandanti i garnizonit, Hasan Riza pasha. Dhe kjo duhet të jetë dekorata e vetme, që ai ka marrë në jetën e tij dhe këtë me dorën e heroit të mbrojtjes së Shkodrës. Pas vitit 1962 e deri në 1985 janë dhënë jo pak dekorata për dëshmorët dhe luftëtarët e Luftës së Shkodrës, por vetëm për Haxhi Qamilin dhe as për Hasan Riza pashën nuk pati! Paragjykim­et ndaj tij ishin shumë të forta.

Nga kënget popullore që i janë kushtuar atij del, se Haxhi Qamili me bashkëfsha­tarët e vet përballuan me sukses mercenarët e Preng pashës, të cilët në vend që të luftonin kundër bandave esadistotu­rkomane në mbrojtje të princ Vidit, qenë lëshuar të bënin plaçkë në fshatrat e Fushë- Krujës, sikurse bejlerët vrijonas e të tjerë në Myzeqe.

Haxhiu komandoi forcat më të vendosura në Kryengritj­en antiesadis­te.

Në muajin mars 1915 u organizua një takim i Këshillit të Përgjithsh­ëm të Kryengritj­es me një delegacion të nisur nga Shko-

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania