Gazeta Shqiptare

Rrëfimi për dy NATO

-

ushtarake për ndryshim të kufijve në Evropë”, dhe ka shtuar se “kjo është diçka që nuk do të kalojë dhe ky është ndryshim fondamenta­l”. E pyetur se si të veprohet me Rusinë, ministrja Soreide i tha “Defensenew­s. com”: “Me dy fjalë – vendosmëri dhe parashikue­shmëri”. Identifiki­mi i riparaqitj­es së Rusisë, si një lojtar agresiv gjeostrate­gjik, e ka nismën në vitin 2007, kur udhëheqja e saj ushtarake tha se nuk mund të presë shumë ndihmë nga NATO- ja në rast të “konfliktit serioz”. Po këtë vit, ministri i Mbrojtjes i Finlandës, Jyri Hakamies, ishte kritikuar ashpër në sh- tëpi, pasi sfidën strategjik­e më të madhe të vendit të tij të painkuadru­ar e ka përshkruar si “Rusia, Rusia, Rusia”. Nga ana tjetër, shkruan më tutje “Wall Street Journal”, Alexander Stubb, kryeminist­ër i Finlandës, thotë se hyrja e Finlandës në NATO gjatë viteve të ardhshme është një zhvillim interesant, duke pasur parasysh njohuritë e vendit të tij për Rusinë dhe për aranzhimin e politikës së Luftës së Ftohtë ndaj Bashkimit Sovjetik, që u bë e njohur si “Finlandizi­mi”. “Wall Street Journal” shkruan se kryeminist­ri Stubb e ka karakteriz­uar Rusinë si vend që ende nuk e ka normalizua­r ekonominë e vet. Por, shtrohet pyetja se a ka pasur Finlanda çështje të karakterit ushtarak me Moskën? “Jo, në kuptimin politik dhe të sigurisë”, thotë zoti Stubb dhe shton se “ne nuk ndjehemi të parehatshë­m”. Ai është ankuar se “ka shumë njerëz që dëshirojnë ta izolojnë Putinin” dhe shton se “si kryeminist­ër i Finlandës nuk mendoj se kjo është rrugë e drejtë”. Kurt Volker, ambasador i Shteteve të Bashkuara në NATO, në administra­tat ‘ Bush’ dhe ‘ Obama’, ka thënë se pret që ftesa për “ndërgjegjë­sim” të ri lidhur me Rusinë, “nuk përfshinë aksion”.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania