Koalicioni PS- LSI, Xhafaj: Nuk shoh një funksionim normal
Deputeti socialist pohon se mazhoranca nuk është në një marrëdhënie të shëndetshme pas 3 vitesh "Disa deputetë e votuan zemërthyer reformën"
Kreu i Komisionit të Re formës në Drejtësi, so cialisti Fatmir Xhafaj, nuk e fsheh se ka pasur diferenca mes PS- së dhe LSI- së sa i përket reformës në drejtësi. Në një intervistë për emisionin "Kapital" në "Vizion Plus", Xhafaj tha: "Nuk kam pse ta fsheh që nuk shoh një funksionim normal, nuk shoh një marrëdhënie të shëndetshme në këtë fazë, pas 3 vitesh të funksionimit të kësaj aleance".
Kjo reformë nuk kaloi pa shkaktuar një cen, pra thuhet se ka krijuar një plasaritje në koalicion mes PS e LSI?
Më duhet të them se kjo reformë në këto 20 muaj mund të ketë shkaktuar shumë turbulenca, padyshim edhe në radhët e mazhorancës, akoma më shumë në radhët e opozitës dhe akoma më shumë në radhët e politikës shqiptare. Akoma më shumë në vetë sistemin, për shkak të pozicioneve të ndryshme në raportet që kanë pasur palët me sistemin. Kurse kur flasim për marrëdhëniet mes dy forcave kryesore që përbëjnë mazhorancën, unë nuk mendoj që lidhet aq shumë me ketë gjë në vetvete se sa me probleme të nevojës për një funksionim shumë më të mirë se deri tani të mazhorancës dhe të raporteve ndërmjet dy forcave kryesore politike të mazhorancës. Nuk kam pse ta fsheh që nuk shoh një funksionim normal, nuk shoh një marrëdhënie të shëndetshme në këtë fazë, pas 3 vitesh të funksionimit të kësaj aleance.
LSI e kishte prioritet të sajin arritjen e konsensusit, ndërkohë që partia juaj nuk është se e kishte prioritet këtë gjë. Por, në fund fare fitoi konsensusi, apo jo?
Nuk është tamam kështu. PS, kryeministri Edi Rama dhe kryetar i PS- së në asnjë rast nuk ka thënë që ne nuk e dëshirojmë konsensusin. Përkundrazi, ne e dëshironim fort konsensusin dhe për konsensusin luftuam. Në asnjë rast ne nuk kemi thënë që mjaft ta kalojmë dhe nuk ka rëndësi se si votohet. Sepse kjo është një betejë e gjatë dhe ne e dimë shumë mirë dhe kjo nuk është një reformë për Partinë Socialiste që është në pushtet, por është edhe për Partinë Socialiste kur të dalë në opozitë, që do jetë e garantuar që sistemi nuk do mund të përdoret kundër njërës apo tjetrës. Një parti e përgjegjshme e bën këtë analizë. Por para së gjithash, kjo është një reformë për qytetarin, për vendin. Por, konsensusin për hir të konsensusit, për të sakrifikuar thelbin e reformës, Partia Socialiste nuk e ka pranuar. Kjo ka qenë diferenca dhe kjo ka qenë arsyeja që ka krijuar një dallim ndërmjet nesh dhe shumë aktorëve të tjerë, që mendojnë që ka rëndësi konsensusi, par nuk ka rëndësi se çfarë miratojmë. Është shumë e rëndësishme të dalim të gjithë të qeshur, pa nuk ka rëndësi si është reforma. Unë mendoj që kjo do të ishte shumë e dëm- Sekretari i përgjithshëm i PD, Arben Ristani, hodhi poshtë çdo mundësi bashkëpunimi me partinë e dytë në koalicionin qeveritar, duke njoftuar se qëllimi i opozitës mbeten zgjedhjet e parakohshme. "Nuk mund të ketë një aleancë me dy partitë që janë në pushtet. Ne jemi kundërshtarë të tyre dhe mendojmë se janë të dy përgjegjës për gjendjen e Shqipërisë dhe nuk mund të kemi një aleancë", tha dje Ristani.
shme dhe u bë shumë mirë që u insistua deri në fund që të ruhej thelbi i reformës dhe e them me shumë krenari që në fund fare kjo përpjekje nuk arriti të deformonte thelbin e reformës.
A shihni ju një çarje mes PS- së dhe LSI- së, pasi kjo është kryetama, pas miratimit të reformës?
Është çështje këndvështrimi, por unë mendoj se nuk duhet të lidhim votimin e reformës me 140 vota me qetësinë e politikës, me pjekurinë e politikës. Po si duhen parë? Unë mendoj që një pjesë e votave, shumë prej tyre që u dhanë aty në parlament ish-
ZYRA PERMBARIMIT GJYQESOR KORCE
in nga halli, nga zori Cili ka qenë halli? Opinioni publik. Nuk kishte barometër më të fortë, presion më të fortë se sa ndjeshmëria që kishte dhe ka opinioni publik për drejtësinë. Njerëzit e kanë kuptuar se gjyqtari dhe prokurori është i rëndësishëm për ta, sepse gjyqtari dhe prokurori i ndershëm garanton një qeverisje të ndershme. Një gjyqtar i korruptuar mund ta lejojë lehtësisht një keqqeverisje.
Doni të thoni me këtë se disa deputetë e kanë votuar zemërthyer këtë reformë?
Absolutisht po dhe jam shumë i bindur për këtë. Për çfarë arsyeje? Ajo është e lexueshme dhe ka qenë gjatë gjithë kohës e lexueshme, në mënyrën se si është sulmuar reforma, procesi, njerëzit e reformës, partnerët tanë strategjikë. Po këtu janë sulmuar SHBA- të, është sakrifikuar deri aje sa sulmohen aleatët strategjikë të shqiptarëve, SHBA- të dhe Bashkimi Evropian. Po pse u bë gjithë kjo? Mos ishte një tekë? Po kush do guxonte ta bënte gjithë këtë, po të mos kishte interesa të mëdha, interesa të forta. E dini pse? E para, një pjesë kanë frikë se do të humbasin pushtetin mbi gjyqësorin. E dyta, nuk do qeverisin më kështu si kanë qeverisur, sepse do kenë frikë kur të firmosin.
Kur do të ngrihet komisioni i vetingut? Në çfarë muaji parashikohet?
Besoj që do të dojë edhe ligjet përkatëse. Ligji për "vetingun".
Do ta kemi në shtator, në tetor...?
Besoj unë, po. Ndërkohë partnerët, Bashkimi Evropian dhe SHBA- të e kanë filluar projektin. Janë duke bërë përzgjedhjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve evropianë dhe amerikanë që do të vijnë të asistojnë. Po përgatisin infrastrukturën, kanë dhënë financimet për projektin, sepse kemi disa lloj financimesh që do bëhen prej tyre. Së pari, është gjithë kjo makineri prokurorësh, gjyqtarësh dhe stafi ndihmës amerikanë dhe evropianë që do të vijnë të mbështesin procesin. Së dyti, janë trajnimet që do të marrin, e para Byroja Kombëtare e Hetimit, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit, Gjykata e Posaçme. Të gjitha këto duan edhe një kosto për t'u trajnuar dhe të gjitha këto janë pjesë e financimit që do të bëjnë SHBA- të e BE- ja.