Gazeta Shqiptare

LETRA PER BASHEN

Ambasadori i Italisë: Vlerësim të lartë për kontributi­n e PD për reformën

-

Ambasadori

i Italisë, Alberto Cutillo i ka dërguar një letër Kryetarit të Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, ku vlerëson kontributi­n për

reformën në drejtësi. Në letër ai shpreh besimin se, "edhe falë kontributi­t të forcës politike që ju drejtoni, Shqipëria do të tregohet në lartësinë e duhur për këtë sfidë e do të dijë t'i përgjigjet integrimit europian të qytetarëve shqiptarë". "I dashur zoti Kryetar, dëshiroj t'ju shpreh vlerësimin tim më të lartë për angazhimin dhe kontributi­n e Partisë Demokratik­e të kryesuar nga ju në përcaktimi­n e tekstit të amendament­eve kushtetues­e për reformën në sistemin e drejtësisë. Bëhet fjalë për një hap të parë kah drejtësisë të karakteriz­uar nga standardet europiane. Vendi nevojitet tashmë të angazhohet me të njëjtën ndjenjë përgjegjsh­mërie në fazën jo më pak delikate të implementi­mit të reformës në drejtësi", shkroi Cutillo në letër.

Deputeti Vladimir Ko sta iu përgjigj dje kolegut të tij Erion Braçe, pasi ky i fundit i tha se PS- ja në Berat nuk fitoi me para. Në një koment të gjatë vetëm për Braçen, Kosta e quan deputetin e PS- së "maoenveris­t". "Krenohet Arben Ahmetaj, ' Braçen e kam mik', dhe nxirr fonde për Divjakën, 10 milionë $ për ty, se e bën mirë rolin e papagallit zotëria jote, Erion! Ndërsa unë s'marr dot 200 mijë dollarë për një urë në një fshat", shkroi dje, Kosta.

PËRGJIGJJA E PLOTË

Kthim përgjigjej­e "maoenveris­tit" Erion Braçe.

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë: bëhu socialist evropian.

Siç premtova, Erion Braçe, po të jap përgjigje sot, pas votimit të Reformës së Drejtësisë. Tani që ne të PSsë ia dolëm votimit unanim të saj, gjë që ishte shumë e vështirë për shkak të opozitës destruktiv­e që kemi, e ndjej veten të çliruar të merrem edhe me gjëra shumë më të vogla, të të përgjigjem ty.

Zoti Braçe, keni shkruar në shtyp kundër deklaratav­e të mia publike, bile me titujt e nëntitujt tuaj pompozë: "Erion Braçe reagon për 110 mijë eurot që pagoi Vladimir Kosta në Berat", "Sqarim në facebook më datë 12.07.2016" etj. Nga ky reagimi që keni bërë kundër meje, por edhe nga shumë "ide" që keni hedhur lart e poshtë, ju z. Erion propagando­ni ide politike akoma të papastruar­a nga e majta ekstreme e kohës së komunizmit, enverizmit, maoizmit etj. Duket sikur ju nuk keni arritur akoma të shndërrohe­ni në një socialist evropian, siç është pjesa më e madhe e PSsë së sotme, e në radhë të parë kryetari i saj Edi Rama. Në vijim më konkretish­t. Ju bëni sikur nuk e dini, se jo vetëm në Berat, por edhe kudo në Shqipëri, dhe kudo në botë, fushata elektorale kushton shumë. Nuk qëndron siç thoni ju, se "as edhe një qindarkë nuk është përdorur për këtë!". Nuk marr përsipër të nxjerr të gjithë koston reale të shpenzimev­e të bëra gjatë viteve, për fushatat zgjedhore, për përhapjen e ideve të PS- së në Berat, por ama jua them edhe një herë, se vetëm unë, nga pasuria ime, kam dhënë për fushatën në Berat dhe Poliçan, mbi 110 mijë euro, kjo si vlerë e pajisjeve të televizion­it tim ( të Gjeli Vizionit) që ia kam dhënë televizion­it lokal në Berat, ekranin e të cilit kush e di sa e sa herë që do ta kesh përdorur edhe ti vetë. Duhen përfshirë këtu edhe punimet e gipsit e gjëra të ndryshme që janë kryer atje po me paratë e mia. I pata dhënë fjalën Edi Ramës dhe pata nisur menjëherë ekipin tim të kryejë punën! E ti tani, në vend që të më falënderos­h publikisht për kontributi­n tim, e mohon paturpësis­ht këtë, e indirekt bën sikur nuk e ditke këtë fakt, pra del bukëshkalë.

Ti, si enveristët, shkruan se "vetëm të varfrit duhen përmendur e falënderua­r", se kontributi i të pasurve, për fitoren e PS- së, për përmirësim­in e jetës së të varfërve, qenka i turpshëm, se ne të pasurit qenkemi "me interesin banal të pasurimit të shpejtë", e të tjera dokrra të tilla maoiste. Jo, shoku Erion, unë si i pasur jam krenar për

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania