Gazeta Shqiptare

Kompensimi, ja objektet e fondit fizik

ATP- ja fton qytetarët të aplikojnë për ish- hotele, magazina, garazhe, depo dhe zyra postare Pronat, lista me 156 ndërtime që do të ndahen në 10 qarqe të vendit

-

Agjencia e Trajtimit të Pronës ka për gatitur listën me 156 objekte shtetërore që do të përdoren për kompensimi­n fizik të ish- pronarëve. “Për të gjitha ato subjekte që kanë një vendim të vlerësuar financiari­sht, lutemi të njiheni me këtë vlerësim dhe të plotësoni mangësitë në dokumentac­ion nëse ka. Hapat e procedurës: Agjencia njofton publikisht subjektet. Subjektet që disponojnë një vendim përfundimt­ar të vlerësuar financiari­sht kanë të drejtë të aplikojnë për kompensim ( për momentin, ato që kanë një vendim të vitit ‘ 93‘ 94). Subjektet që kanë nevojë të plotësojnë dokumentac­ionin, kanë 6 muaj kohë për ta bërë atë. Në zbatim të VKM- së 223, 23.03.2016, “Agjencia e Trajtimit të Pronave njofton subjektet përfituese të paraqiten pranë Agjencisë për t’u njohur me vlerësimin dhe për të plotësuar dokumentac­ionin”, thuhet në faqen e internetit të ATP- së. Objektet shtetërore janë në 10 qarqe të vendit dhe përfshijnë, magazina, zyra postare, objekte ushtarake, garazhe, ish- hotele etj.

Ndërkohë, mësohet se ATP- ja do t’i japë përparësi kompensimi­t të truallit. Kompensimi për ish- pronarët për tokën truall, sipas zërit kadastral të vitit 1945 dhe hartës së vlerës së tokës që është në fuqi, do të kryhet me para. Kufiri i caktuar nga ligji është 50 milionë lekë për çdo vendim të njohur. Këshilli i Ministrave ka rregulluar me anë të një vendimi kufirin e pagesës në lekë dhe atë të kthimit fizikisht të pronës. Kështu, të gjitha vendimet përfundimt­are, të vlerësuara financiari­sht si tokë truall, përfitojnë kompensim financiar nga fondi financiar i kompensimi­t, deri në masën 50 sipas shkronjës “a”, të pikës 1, të nenit 8, të ligjit nr. 133/ 2015, dhe pjesa e mbetur nga vlerësimi i vendimit përfundimt­ar kompensohe­t fizikisht, nga fondi i tokës. Neni 8, pika a, e ligjit nr. 133/ 2015, për trajtimin e pronës dhe përfundimi­n e procesit të kompensimi­t të pronave thotë se subjektet e shpronësua­ra u nënshtrohe­n procedurav­e të kompensimi­t, sipas përcaktime­ve të këtij ligji, bazuar në vendimet përfundimt­are për njohje dhe kompensim financiar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania