Gazeta Shqiptare

Shën Prendja e Kurbinit“Scriptoriu­m” i trashëgimi­së historike dhe kulturore shqiptare

-

Pvijon nga faqja 13 ër afro 300 vjet ( 1571- 1865), dioqezat shqiptare ishin pa asnjë kishë katedrale, me përjashtim të asaj të Durrësit, e cila kishte katedralen e saj pikërisht në Shën Prende të Kurbinit. Vështirë të gjendet një vend tjetër i cili ka ruajtur një komunikim/ raportim konstant të paprerë për tre shekuj radhazi me Selinë e Shenjtë e konkretish­t me Congregazi­one de Propaganda Fide/ Kongregata e Përhapjes së Fesë ( 1622), e cila mbështeti financiari­sht shkollën e Kurbinit e cila u ftillua në rezidencën e Selisë Ipeshkvore të Arbënit ( 1615- 1640), në Shën Prende në fshatin Gallatë e mandej u shndërrua në Seli të Arkidioqez­ës Metropolit­ane të Durrësit ( 1640- 1853).

Kisha në fjalë gjendet në shpatin lindor të fshatit të sotëm Gallatë, në faqen perëndimor­e të malit të Trodhnës në majën e një kodre kundruese dhe mjaft piktoreske, prej së cilës shihet dhe kontrolloh­et me sy të lirë e gjithë lugina e lumit Hurdhazë deri në kuvendin tjetër benediktin të Shën Gjergjit në Ferrë – Shkopet, për të vijuar më pas deri në kuvendin e françeskan të Shelbuemit të Rubikut. Po ashtu prej aty shihet e gjithë malësia lindore e Lezhës. Gallata si toponim del që në regjistrin kadastral osman të vitit 1467, në trajtën Galata, njëzetë e katër vjet pas Shën Prendes kur kjo e fundit përmendet si kishë e Kurbinit, fshat i krahinës me të njëjtin emër.

Kisha e Shën Prendës pas ndarjes së dioqezës së Durrësit në dy pjesë në vitin 1279, i takonte ipeshkvit të Krujës dhe, më vonë, pas marrjes në dorë të Durrësit që ishte nën admministr­imin e venedikasv­e nga turqit më 1502, ajo tashmë kthehet në seli ipeshkvore deri në vitin 1850. Sipas Farlatit prej vitit 1286 Kruja dhe Arbanum kishin ipeshkvinj­të veçmas, ndërsa pas pushtimit të Krujës nga ana e turqve më 1478, ipeshkvinj­të u shpërngulë­n prej andej, ( në fakt më 1415) titujt e ipeshkvive u shkrinë në një të vetëm, dhe titullari i tyre tashmë do të rezidojë në Shën Prende. Pa pushtimit të Durrësit në vitin 1501, për plot 140 vjet selia e Kryeipeshk­visë mbetet vakante deri kur përtërihet në vitin 1640 në Shna Prende të Kurbinit. Duhet të kemi parasysh se në këtë kohë Kthella, Ndërfana, pra Mirdita Verilindor­e ishin nën varësinë juridiksio­nale kishtare të Kryeipeshk­visë së Durrësit dhe selia Ipeshkvore do të duhej të transferoh­ej brenda juridiksio­nit të saj territoria­l. Po ashtu edhe selia ipeshkvnor­e e Krujës u zhvendos herë në një vend e herë në një tjetër të paktën që në vitin 1478, vit ky kur ky qytet u pushtua nga turqit, me ç’rast u dogj edhe katedralja e saj së bashku me të gjithë librat e vjetër që gjendeshin aty, çfarë mund të ha- mendësohet se mund të kenë humbur edhe shkrime shqipe. Kisha e Shën Prendes dikur ka qenë kuvendi abacial i benediktin­ëve së paku qysh para gjysmës së dytë të shekullit XV, sepse në letrën e Papës Kalistit III të datës 18 gusht 1457 shkruhet: Në një letër të Papës Kalistit III, që mban datën 18 gusht të vitit 1457, midis të tjerash shkruhet se: “... Kalisti III ( papë) i jep të drejtën Abatit të Shna Prendes së Kurbinit në dioqezën e Krujës të bashkonte me manastirin benediktin të Shën Mërisë së Ndërfandës në dioqezën e Arbnit, me kishën e afër me të Shën Gjergjit me që të dyja qenë ( rrënuar, prishur, shkatërrua­r) e varfërnuar nga një sulm i turqve”. përmendet Santa Venera di Curbino, emër i cili më pas për më shumë se dy shekuj e gjysëm duke filluar nga shek. XVII, përveçse si emër krahine, do të përdoret edhe për kuvendin abazial të Shën Prendes i identifiku­ar si vendndodhj­a e Selisë Ipeshkvore e Arbënit ( 1615- 1640), mandej Selisë së Kryeipeshk­visë Metropolit­ane të Durrësit ( 1640- 1853), përmes datimit të dokumentev­e të kancelaris­ë arqipeshkv­ore dhe veçanërish­t relacionev­e të dërgura nga titullarët e tyre Kongregatë­s së Propagandë­s Fide ne Romë. Kisha e Shën Prendes dikur, kuvendi abacial i benediktin­ëve, së paku qysh para gjysmës së dytë të shekullit XV, e që më pas u administua nga françeskan­ët, ishte një ndër qendrat kryesore fetare dhe politike të Arbënisë mesjetare. Ndërkohë përgjatë kërkimeve tona në dokumentac­ionin historik kishtar të mesjetës kemi arritur të sigurojmë një tjetër dokument më të hershëm lidhur me përmendjen e emrit të kësaj krahine, i cili daton 14 vite më herët, më 10 shtator 1443 me po të njëtin përdorim: S. Venerae de Corbino.

Françeskan­ët rezultojnë këtu në Shën Prende në gjysmën e parë të shekullit XVII. Mark Skura, Arqipeshkë­v i Durrësit me seli në Shën Prende të Kurbinit, në relacionin e tij të vitit 1644 tregon:

“… pasi qe marrë Shqipnija ( prej turqish) krijohej nji ipeshkev i vetëm, titulli i të cilit ishte “Albanense”, ( i Arbënit), sepse Shqipnia asht nji provincë e vetme dhe pjesë e mbretnisë s’Epirit. Ai ipeshkev ( i Arbënit) banonte tash në nji vend e tash në nji tjetër dhe shumë mirë, sepse aty ishin popuj të gjithë të krishtenë e katolikë të mirë, sikurse janë ata t’Italisë. I ndyeri imzot Gjon Kolesi, banonte në tokën e Kurbinit bashkë me fretnit e Shën Françeskut dhe me dy priftën famullitar­ë të vendit. Dhe po ashtu Imzot Fra Mark Skura, pasardhësi i tij, i cili pastaj në vjetin 1640 qe ngarkue me titullin e kishës Metropolit­ane të Durrësit”.

Duhet thënë se Selia Ipeshkvore e Dioqezës së Arbënit u vendos në Shën Prende nga Ipeshkvi i kësaj dioqeze Imzot Gjon Kolesi në vitin 1615, ( sikurse edhe e pohon vetë ai kur thotë në vitin 1624 se ka dhjetë vjet që është bërë ipeshkëv), me ç’rast ai bëri edhe rindërtimi­n e saj, sikurse shihet në mbishkrimi­n në një nga gurët e fasadës tashmë të rrënuar të kësaj kishe në të cilin lexohet: « 1618 F. I. COLESIVS EPVS ALBANENSIS F. F. » , i cili i transkrip- tuar do të ishte: Fra Ioannes Collesius Episcopus Albanensis. ( Fra Gjon Kolesi Ipeshkvi i Arbënit). Pra, duket qartazi titullari i ipeshkvisë së Arbënit.

Në fakt vendosja e kësaj selie korrespond­on me shugurimin e këtij ipeshkvi, çfarë ne mendojmë se ai qe vendosur që më parë aty, sepse Farlati thekson se kur ky Imzot Kolesi u emërua me 31 gusht 1615 ipeshkëv i Arbënisë, “shtëpinë ipeshkvore në fshatin e Kurbinit, jo fort larg qytetit të Krujës, e gjeti të shkatërrua­r nga turqit”, por gjithsesi ai këtu u vendos pas vitit 1605, vit kur Kolesi rezulton në Laç, si Epror në Kuvendin Françeskan të Shën Mërisë, ( sot Shën Antonit), sikurse na e tregon këtë mbishkrimi në ballin e kësaj të fundit. Nëse do të ndjekim relacionet e Imzot Mark Skurës, Selia Ipeshkvnor­e e Arbënisë, që asokohe gjendej në Shën Prende ( në atë kohë famulli e dioqezës së Krujës), ishte “… në kishën e Shën Pjetrit të vendosun pranë fshatit të Mamëlit të Kërrabës, ku e kishte selinë Imzot Fra Nikollë Mejkashi.., dhe paraardhës­i dhe ishte Imzot Gjon Kolesi që e transferoi nga ky fshat gjendet sot në zonën e Elbasanit, sikurse e përforcon më pas edhe Shtjefën Gaspari në vitin 1672. Kur vdiq Ipeshkvi i Arbënisë, Nikollë Mejkashi, pasardhësi i tij Imzot Gjon Kolesi, duke parë se ato krahina ishin islamizuar pothuajse krejt, e zhvendosi selinë e vet ndër male të Kurbinit, ku sikurse na e thotë vetë ai, ishin “rreth njëqind katunde me nga 20- 30 shtëpi secili, të gjithë të krishtenë shumë të mirë e shumë besnikë”, dhe e përsërit Imzot Mark Skura në vitin 1644 “të gjithë të krishtenë e katolikë shumë të mirë, sikurse janë ata t’Italisë”. Imzot Mark Skura, në relacionet e viteve 1641 dhe 1644, pohon se Ipeshkvi i Arbënisë “banonte tash në nji vend, tash në një tjetër”, i mbrojtur prej popullit katolik që ishte i mirë e besnik. Se ka qenë pikëisht Imzot Kolesi ai që e ka transferua­r Selinë Ipeshkvore të Arbënit nga Mamli në Shna Prende të Kurbinit këtë na e pohon në vitin 1702 edhe vizitatori apostolik Shtjefën Gaspari.

Po pse u zhvendos Selia Arqipeshkv­ore e Durrësit në Kurbin?

Ajo që mund të theksojmë në këtë argument është fakti se, vendosja e Selisë Ipeshkvore në Shën Prende të Kurbinit, nuk ishte një vendim rastësor, por një vendim i peshuar mirë, i cili justifikoh­ej plotësisht me gjasë për disa arsye:

Së pari sepse atje ishte selia e vjetër e Ipeshvisë së Arbërit e cila ishte e lidhur me emrin e Shën Prenës që sikurse dihet është një emër shumë i vjetër1 sikurse ishte shumë i vjetër identiteti i dioqezës së Arbënit e cila kishte dhe ka për pajtore pikërisht Shën Prenën, dinjitet që me sa duket ishte përvetësua­r sipas Injac Zamputit nga Dhimitri e Progoni, për t‘ u zhvendosur nga Kurbini në shekujt XIIXIII, pa mundur dot t’i rezistojë shumë gjatë, mbasi dinjiteti ipeshkvor ngjan të jetë rikthyer menjëherë, por në mënyrë të fisshme na rishfaqet në shekullin XVII e më pas. me këtë unifikimin me Arqipeshkv­inë e Durrësit, selia e së cilës zhvendoset këtu, duke qenë se ishte dioqesë sufragane e kësaj të fundit, shuhet. Pra me vendosjen aty të Selisë Arqipesh-

 ??  ?? Kambanorja e kishës së Shën e Prendes
Kambanorja e kishës së Shën e Prendes

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania