Gazeta Shqiptare

… nga numri i shkuar

-

“Milosao” e këtij numri nuk mund të krahasohet me atë të një numri më parë. Vazhdimi i shkrimit për mirditorët ishte jo aq i këndshëm në këtë segment edhe pse pjesë e një artikulli, të shkruar me skrupulozi­tet nga ana e profesor Bartel, vetëm se për hir të së vërtetës, gjëja më e mirë e numrit.

Autori e pa të arsyeshme që të bashkonte gjëra të shumta por që ishin larg cilësisë së zakonshme, që mundohemi t’i përcjellim te “Milosao”.

Gjithsesi në këtë numër, pas pak ko- hësh, rikthehet Visar Zhiti, bashkëshor­tja e të cilit na kish sjellë poezitë e një diplomati me një përkthim të kujdesshëm.

Një vështrim për poezinë e Zhupës, na kish dhënë një profesor letërsie, që ndoshta me tagrin e vet mund të ishte pak më shumë krahasimta­r dhe më teknik. “

kishte shkruar Gëzim Basha, pa iu shkëputur disi patetizmit, por trajtuar me një shikim pro- fesional të veprës së poetit.

Redaktori kishte shtuar një vështrim për sezonin e munguar teatror të vendit në sezonin e pushimeve.

Pjesa e katërt e Zarathustr­ës sjellë nga ana e Lluka Qafoku mëton të sjellë pjesë të këndshme, por na ka kritikuar për shkrimin e emrit të Niçes. “ Këtë më tha djalli një ditë:’ Edhe Zoti e ka ferrin e vet: është dashuria e tij për njerëzit’. B

Dyshoj ta lexojnë shqiptarët që e kanë pasur mëndjen vetëm te numrat e Reformës për Drejtësi.

Kemi bërë një gabim teknik te tregimi i Gjokës, pasi ka mbetur nëntitulli i shkrimit të shkuar dhe i kërkojmë ndjesë... Layout në shumë momente të trallis me gabime të tilla foshnjarak­e, për të cilat duhet fajësuar kryesisht edhe redaktori për pavëmendje­n, që nuk arriti t’i shikojë. Përndryshe ishte numër i dobët.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania