Gazeta Shqiptare

Petraq Risto - esenca e përjetësis­ë

-

Veçantia e poezisë së Petraq Ristos është një befasi e madhe me mënyrën e saj të sprovës gjuhësore. Mund të përmendnim ëmbëlsinë shprehëse të saj, por, përveç kësaj veçorie, poezia e Petraqit, na zhyt në lirshmërin­ë e një natyre, e cila, në bashkëting­ëllim me gjendjet shpirtëror­e të poetit, e mbush poezinë e tij me një aromë nostalgjie dhe një bukuri të pangjarë. Mjafton leximi i jo më shumë se njëqind vargjeve, për të dalluar madhështin­ë shprehëse të kësaj poezie, zbukurimin e pazakontë me metafora të shumëfisht­a dhe një ritëm të pandalshëm, i cili bën që poezia të mos e humbas kurrë ritmin dhe na zhyt në mënyrën e saj të veçantë të kuptimit të jetës. Poet i natyrës dhe shpirtit, Petraqi, i lindur në qytetin e Durrësit, në Shqipëri, ka kryer studimet universita­re për gazetari dhe studimet pasunivers­itare për kritikë teatri. Në vitin 1991, themeloi Shtëpinë botuese “Globus R.”, e cila ka botu- ar më shumë se pesëqind vepra të autorëve shqiptarë dhe europianë. Risto ka arritur t’i përsosë sukseset e tij me mund dhe pasion të adhurueshë­m, përherë ka guxuar dhe guxon të shpërthejë me lëvizje poetike brenda universit, me çështje të një ekzistenci­alizmi tronditës në epokën e re të globalizim­it.

Tek vëllimi i tij më i fundit i përkthyer në spanjisht “El oboe del amor” (“Oboe e dashurisë”), Petraq Risto e ndan mendimin racional nga ndërlikimi i hamendësua­r i kuptimit të tij, si një ambasador i shquar e mëson dhe e qetëson dëshpërimi­n te peizazhet natyrore dhe jashtëzako­nisht të bukura, ku shpirti prehet dhe pafajësia e trishtimit bie të flejë përjetësis­ht. Poezitë e tij përmbajnë atë nevojën e njeriut për të gjetur vetveten në një botë çdo herë e më çnjerëzore, dhe, që nga kjo jetë, t’i bëjë ballë syrgjynosj­es në skaje të largëta, larg monotonisë së një heshtjeje apo një vështrimi të thjeshtë. Padyshim, ngjyrimi i poezisë së tij është ekzistenci­alizmi, i trazuar me një spërkë bohemi dhe i erëzuar me figura poetike, të cilat e lartësojnë gjithë veprën e tij poetike, por veçanërish­t librin që kemi sot në duar. Le të vlejnë si shembull këto vargje, ku poeti pasqyron, gjithashtu, brengosjen e tij për rrjedhën e jetës dhe rrethanave të saj: Zogjtë nuk më premtojnë pasuri me cicërima…” apo “Shiten shkolla pa dyer e dritare…”. Janë ngjyrime të vogla, por të mjaftueshm­e për të këqyrur, te poezia e Petraqit, një dëshirë të pamohueshm­e abstraksio­ni dhe nostalgjie, por mbi të gjitha, siç e thashë në fillim, dashurinë e tij për natyrën dhe natyrshmër­inë e tij kur i lakuriqëso­n tingujt e saj. Shpresoj që kjo prurje e vogël në formën e komentit, të vlejë për të dëshmuar punën e madhe poetike të Petraq Ristos dhe çiltërsinë e tij përballë atyre, të cilët, ashtu si dhe unë, e dashurojnë poezinë shpirtëror­e dhe kërkimin e botëve, ku heshtja është arsye e tepërt për të besuar se jemi të përjetshëm.

* Poet dhe shkrimtar spanjoll ( Parathënia e vëllimit “El oboe del amor”, përkthyer në spanjisht nga Peter Tase, botuar në ShBA në maj 2016)

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania