“Shejzat” ridel pas shumë vitesh si “Pleiades”
endi burrnuer, të mbajtun brênda caqeve t’urtis e njerzis. Çdo shqiptar qi ká nji mendim fryt- dhânës për të shfaqun dhe din t’a shfaqi në shqipe të pastër, çdo intelektual qi lakmon të rrahi nji çashtje ditunore ase don të paraqesi prodhimet e veta letrare ka me gjetun vend në këto fletë t’ona…”
Fjali të ndershme që brenda përmbajnë dhe rezistencën ndaj etikës së munguar në shtypin shqiptar. Brenda këtyre viteve të përmendura, që janë pak a shumë 18 vjet, e gjithë ajo pjesë e studiuesve që e kishte të pamundur botimin në Shqipëri u mblodh rreth saj. Ekzistenca e “Shejzave” bëri që Shqipëria të ishte e ndarë në dy linja sa i përket studimeve albanologjike, e që e kundronin nga larg tin Camajt që të shërbente si kryeredaktor i “Shejzave”, që ndonjëherë Koliqi për shkak të sakrificave e quan “familje”. Në kujtimet e kohës thuhet se ai shprehet me emfazë kur merr vesh doktorimin e Camajt në albanologji në Universitetin e Mynihut dhe e cilëson “një darsëm intelektuale”.
Vetë “Hilushi”, pseudonimi i Koliqit do të merrej me “shkoqitje e pleqnime” mbi botën arbnore, ku ai punoi me shumë seriozitet dhe me të vetmen dashuri të mbetur pas përzënies prej vendit të vet. Kurse Martin Camaj
do shprehet Koliqi. Ky i fundit nuk heziton më, por me emrat që ka bashkëpunuar deri më atëherë fillon punë për të bërë organin që e kanë rrahur kushedi sa kohë në mëndje. Emrat përbërës të “Shejzave” kanë qenë me gjithë mend të mrekullueshëm: Giuseppe Valentini, Karl Gurakuqi, Martin Camaj, Luigj Marlekaj, Gerhard Grimm, Zef Skiroi, Georg Stadmuler, Vasil Alarupi, Anton Logoreci, Zef Vorf Nekaj, Peter Bartl etj.
“Kjo e përkohëshme don të jét tryezë e lirë kuvendi burrnuer, të mbajtun brênda caqeve t’urtis e njerzis” do të thotë Koliqi dhe për aq sa ekzistoi me shumë vështirësi ia doli të jetë e tillë. Numri i parë i revistës qarkulloi në gusht të vitit 1957. Ajo vazhdoi pa ndërprerje për 18 vjet rresht ( 1957- 1974), pa ruajtur periodicitetin e saj prej vështirësive të panumërta, por besojmë dhe nga presioni i Tiranës zyrtare. Kjo e bën meritën e Ardian Ndrecës dhe kolegëve të tij të nderuar të lavdërueshme dy herë, pasi po rikthejnë një organ që i duhet realisht skenës së dobët shqiptare të shkencës albanologjike.