Gazeta Shqiptare

Partizani dhe Shkëndija duan mrekullinë e radhës

-

Kjo

javë pati një të për bashkët në Europë për dy klube shqiptare, si për Partizanin ashtu edhe për Shkëndijën; të dyja arritën një rezultat historik në fushë, të kuqtë duke arritur të kalojnë për herë të parë në raundin e 3- të të Uefa Champions League dhe skuadra tetovare duke arritur për herë të parë në raundin e 3- të të Europa League. Dy suksese të futbollit shqiptar përballë ekipeve që në letër niseshin dukshëm favorite dhe që tashmë mund të vazhdojnë ëndrrën e tyre europiane edhe këtë javë, dhe pse dukshëm me ekipe më të forta. Partizani të martën në "Elbasan Arena" do të ketë një detyrë tejet të vështirë me Red Bull Salzburg. Një humbje do t'i siguronte minimalish­t një pjesëmarrj­e në fazën e play- off të Europa League por Partizani që në Budapest bëri një mrekulli shpreson të realizojë dhe një tjetër, edhe pse nuk do të jetë aspak e lehtë. Futbolli është i bukur dhe për faktin se në fushë pavarësish­t diferencav­e rezultati nuk është asnjëherë i sigurt, dhe Partizani këtë e di mirë. Të kuqtë me një lojë të kujdesshme sidomos mbrapa mund të arrijnë të përballojn­ë dhe një kundërshta­r si Salzburgu, që pavarësish­t milionave asnjëherë nuk ka qenë pjesë e grupeve të Champions League dhe në 2012/ 2013 u eliminuan nga kampionia e Luksem- burgut, Dudelange në raundin e dytë, ndërsa një sezon më parë i eliminoi Dinamo Minsk në play- off të Europa League. Ndaj për Partizanin besimi te vetvetja mund të jetë një element me vlera në këtë sfidë të dyfishtë ndaj kampionëve të Austrisë. E njëjta gjë vlen dhe për Shkëndijën, që ndaj çekëve të Mlada Boleslavit mund të mos niset e favorizuar në letër, por kuqezinjtë tetovarë deri tani kanë treguar se i kanë tejkaluar parashikim­et në letër dhe arritja në playoff të Europa League është tërësisht e mundur për këtë skuadër. Ndaj mesjavën e ardhshme si Partizani dhe Shkëndija kanë të gjithë të drejtën për të ëndërruar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania