Gazeta Shqiptare

Kukësi, trajnerët e tij dhe lojtarët e huazuar

- Nga ERVIN BAKU

Kukësi

e përfundoi shumë shpejt këtë vit udhëtimin e tij në Europë. Edhe pse na e ka zbardhur faqen gjithë këta vjet në Europa League, nuk është fundi i botës. Këtë herë ra në një "kockë të fortë". Austria e Vjenës ishte vërtet shumë e fortë për të. Fitorja minimale e austriakëv­e në ndeshjen e parë ( 1- 0) dhe paraqitja e shkëlqyer e verilindor­ëve në pjesën e dytë të kësaj ndeshjeje, i hapën oreksin presidenti­t Gjici dhe të tijve. Pas kualifikim­it historik të Partizanit të mërkurën në Hungari, ky oreks u shndërrua në një detyrim për kualifikim. Nga ana tjetër, trajneri i Austrisë së Vjenës, Torsten Fink e konsideroi Kukësin si një ekip modest dhe nuk e diskutonte kualifikim­in. Vazhdimin e dimë të gjithë. Austriakët i dhanë një leksion të pastër futbolli Kukësit ( 1- 4). Edhe pse goli i parë i tyre ishte dukshëm off- side, fitorja e thellë nuk lë vend për asnjë justifikim. Austria e Vjenës ishte shumë më e fortë se Kukësi. Kaq. Trajneri Hasan Lika bëri një lojë sulmuese. Ose të themi më mirë që mendoi më shumë për sulmin. Dhe mirë bëri. Pas ndeshjes filluan menjëherë justifikim­et dhe linçimet. Presidenti Gjici tregoi me gisht fajtorët për këtë eliminim. Gaboi këtu. Sipas tij, 3 të huazuarit Lilaj, Fukui dhe Latifi, dënuan kuksianët. Gjithmonë sipas Gjicit, ata ishin më të dobëtit. E pra kjo nuk është e vërtetë. Aq e pavërtetë është, saqë austriakët u interesuan menjëherë pas ndeshjes për mesfushori­n Liridon Latifi. Pas kësaj erdhi dhe shkarkimi i trajnerit Hasan Lika dhe stafit të tij teknik. Edhe këtu Gjici gaboi. I uroj punë të mbarë dhe suksese trajnerit të ri Ernest Gjoka. Presidenti Gjici nuk po gjen karar me trajnerët e tij. Po e them që në fillim që nuk kam njohje personale as me Hasan Likën, as me Ernest Gjokën dhe as me Klodian Duron. Po marr vetëm këta tre të fundit. Çdo trajner flet për një projekt ambicioz. Por projekti nuk mund të jetë ambicioz kur trajnerët ndërrohen si "mbreti gratë". Në katër vjet janë ndërruar 11 trajnerë. Dhe është fituar vetëm një trofe. Kupa e Shqipërisë. Nga Klodian Duro.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania