Gazeta Shqiptare

Vasili: LSI e Meta nuk kanë vënë asnjëherë kushtëzime pushteti ndaj Ramës e PS

"Koalicioni, më i vogël se reforma shtetformu­ese e ' Drejtësisë'" Replikë Majkos: Ja pse je i painformua­r

-

Lëvizja Socialiste për Integrim pohoi dje nëpërmjet kreut të grupit të saj parlamenta­r, Petrit Vasili, se i ka qëndruar gjithnjë korrekte kolacionit qeverisës me Partinë Socialiste dhe se nuk ka vënë asnjëherë kushte apo kushtëzime pushteti ndaj Edi Ramës. Në përgjigje të interesimi­t të gazetarëve lidhur me prononcimi­n e deputetit të PS- së, Pandeli Majko, i cili dy ditë më parë pretendoi ekzistencë­n e problemeve brenda aleancës, Vasili u shpreh se nuk ka asnjë keqkuptim për reformën në drejtësi lidhur me qëndrimin e LSIsë. Sipas tij qëndrimi i kreut të Kuvendit, Ilir Meta dhe i LSI- së ka qenë i palëvizshë­m për të pasur një reformë në drejtësi sipas standardev­e të "Venecias" dhe me konsensus. "Nuk ka asnjë keqkuptim për reformën në drejtësi lidhur me qëndrimin e LSIsë dhe z. Meta. Jam i bindur që z. Majko nuk është i informuar, që në tavolinat e nivelit të lartë të koalicioni­t që nga dita e parë kur kjo reformë filloi të hartohej edhe deri në miratimin e saj në mesnatën e 21- 22 korrikut, qëndrimi i z. Meta dhe i LSI- së ka qenë i palëvizshë­m për të pasur një reformë në drejtësi sipas standardev­e të ' Venecias' dhe me konsensus. Ky qëndrim i z. Meta nuk ka lëvizur asnjë presje edhe në çdo takim me përfaqësue­sit më të lartë ndërkombët­arë", - deklaroi Vasili. Sipas tij "LSI ka qenë një forcë shumë korrekte në raportet e saj me koalicioni­n dhe ky qëndrim ka qenë i qartë edhe në tavolinat e nivelit më të lartë të koalicioni­t. LSI dhe Ilir Meta nuk kanë vënë asnjëherë kushte apo kushtëzime pushteti ndaj Edi Ramës dhe PS- së. Por ka pasur vetëm një kusht, që është vendosur nga LSI për PSnë para zgjedhjeve të vitit 2013 dhe ai ishte që PS, në opozitë në atë kohë, të votonte tre ligjet që ishin detyrim i integrimit evropian. Gjithashtu, kujtoj se edhe koalicioni me PD- në në vitin 2009, i cili u krijua, pas përjashtim­it nga PS të çdo mundësie të bashkëpuni­m- it politike me LSI- në, u krijua vetëm me një qëllim për të siguruar stabilitet­in e vendit dhe për të bërë liberalizi­min e vizave për të gjithë shqiptarët", - theksoi kreu i grupit parlamenta­r të LSI- së. Mandej Vasili deklaroi se "besoj akoma që z. Majko bën pjesë në atë plejadë socialistë­sh që nuk e kanë harruar kredon: të sakrifikoj­më pushtet për të bërë shtet. Pikërisht për këtë arsye konsensusi i realizuar mesnatën e 21- 22 korrikut ishte prova e bindjes tonë se duhet bërë një shtet i fortë dhe që e besojnë të gjithë shqiptarët. Në funksion të realizimit të këtij konsensusi që 100% e shqiptarëv­e duan, ka qenë edhe komunikimi me PDnë si forca kryesore e opozitës, por besoj se Pandi më shumë se kushdo tjetër socialist në kuptimin më të mirë të fjalës ka qenë një ' fanar ndriçues' në këtë drejtim, pasi ai vetë e ka cilësuar të domosdoshë­m këtë edhe kur komunikont­e me Berishën e parë, ashtu edhe me Bashën e fundit për Asamblenë e NATO- s që u mbajt në Tiranë. Unë e vërej të qartë mosinformi­min që Pandi ka për çështjet e koalicioni­t megjithëse sinqerisht koalicioni ynë më duket i vogël në raport me këtë arritje shtetformu­ese, që u realizua mesnatën e 21- 22 korrikut dhe që shtron rrugën e vendit për 30 vitet që vijnë. Megjithatë, deklarimi i z. Meta dhe gatishmëri­a e plotë për të komunikuar në çdo nivel qoftë edhe të grupeve parlamenta­re për çështje të koalicioni­t besoj që e shteron edhe këtë merak të mikut tim, Majko ku theksoj edhe një herë se korrektesa e LSI- së në bashkëpuni­min e saj politik do jetë e pandryshua­r sikurse dhe gatishmëri­a për të dëgjuar çdo shqetësim që Majko apo kushdo tjetër mund të ketë", - përfundoi kreu i grupit parlamenta­r të LSI- së, Petrit Vasili.

 ??  ?? Kreu i grupit parlamenta­r të LSI- së, Petrit Vasili
Kreu i grupit parlamenta­r të LSI- së, Petrit Vasili

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania