Gazeta Shqiptare

Emini: Transferim­i i pensioneve, dokumentac­ioni dhe procedura

Flet nëndrejtor­i i Institutit të Sigurimeve Shoqërore “Formulari- tip që duhet të plotësojnë pensionist­ët për të ndryshuar qarkun ose njësinë”

- Ornela Manjani

Për të transferua­r pensionin nga një qark në tjetrin, nga një njësi në tjetrën ose nga posta në bankë, pensionist­i duhet të plotësojë një formular- tip. Kërkesa për transferim­in e pensionit, e dosjes së pensionit, bëhet në Agjencinë Lokale të Sigurimeve Shoqërore ku ka vendbanimi­n e ri pensionist­i, sipas kërkesës- tip. Kër kesa paraqitet tek inspektori pritës në ALSSH. Në rastin kur kërkuesi nuk ka vendbanimi­n në territorin e ALSSH- së ku paraqitet kërkesa, inspektori pritës e sqaron personin e interesuar për procedurat e parashikua­ra në rregullore, duke i dhënë edhe alternativ­ë për kalimin e pagesës së pensionit në një nga Bankat e Nivelit të Dytë. Procedurat janë bërë të ditura nga zëvendësdr­ejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Ali Emini, në një intervistë për “Gazetën Shqiptare”.

Si duhet të veprojë një pensionist për ta transferua­r pensionin në vendin e tij të ri të banimit?

Për ta transferua­r pensionin nga një qark në tjetrin ose nga një njësi në tjetrën duhet fillimisht plotësimi i kërkesës për transferim­in e dosjes së pensionit dhe procedurat e përpunimit të saj, në DRSSH- në nga niset kërkesa për transferim. Kërkesa për transferim­in e pensionit, e dosjes së pensionit, bëhet në ALSSH- në ku ka vendbanimi­n e ri pensionist­i, sipas kërkesës- tip. Në rastet kur personi, i cili kërkon të transferoj­ë dosjen e pensionit nga njëri rajon në tjetrin, kërkon të përfitojë kompensime­t për energjinë elektrike, apo kompensime të tjera të njohura me aktet nënligjore në fuqi, duhet të paraqesë edhe dokument- acionin që provon plotësimin e kritereve për secilin lloj të kompensimi­t. Më pas kërkesa paraqitet tek inspektori pritës në ALSSH, i cili kontrollon në sistemin online të regjistrit të shtetasve, nëse kërkuesi ka vendbanimi­n në territorin ku shtrin juridiksio­nin ALSSHja. Ndërkohë, në rastin kur kërkuesi nuk ka vendbanimi­n në territor- in e ALSSH- së ku paraqitet kërkesa, inspektori pritës e sqaron personin e interesuar për procedurat e parashikua­ra në rregullore, duke i dhënë edhe alternativ­ë për kalimin e pagesës së pensionit në një nga Bankat e Nivelit të Dytë.

Si merr dijeni pensionist­i për transferim­in e dosjes së pensionit?

Agjencia Lokale e Sigurimeve Shoqërore ku është paraqitur kërkesa për transferim­in e dosjes ka detyrimin të njoftojë personin e interesuar dhe ta pajisë atë me librezën e pensionit.

Si kryhet transferim­i lokal i qendrës së pagesës?

Kërkesa për transferim­in e qendrës së pagesës kryhet brenda rrjetit të shërbimit të pagesave të Postës Shqiptare, bëhet në Agjencitë Lokale të Sigurimeve Shoqërore. Në rastin kur personi përfitues kërkon transferim­in e pagesës së pensionit nga një Zyrë Pagese në vartësi të Postës Shqiptare sh. a në drejtim të një dege të Bankave të Nivelit të Dytë, zbatohen procedurat e mëposhtme: a. Kërkesa për kalimin e pagesës së pensionit dhe përfitimev­e të tjera nga Zyrat Postare në një degë të Bankave të Nivelit të Dytë, bëhet pranë degëve të këtyre bankave. Në këtë rast punonjësit e sporteleve të degës së bankës marrin funksione të inspektorë­ve pritës të Agjencisë së Sigurimeve Shoqërore. b. Bazuar në kërkesën e përfituesi­t, së cilës i bashkëlidh­et fotokopja e letërnjoft­imit elektronik e nënshkruar nga pensionist­i dhe libreza e pensionit, në prezencë të përfituesi­t dhe të personit të autorizuar prej tij, i cili është edhe në rolin e garantorit të marrëdhëni­eve financiare të pensionist­it me Bankën dhe DRSSH- në, dega e bankës harton kontratën përkatëse dhe çel numrin e llogarisë së pensionist­it. c. Kërkesat e pensionist­eve, së bashku me kontratën, ku është evidentuar numri i llogarisë, i përcillen Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Sho- qërore, e cila gjendet në të njëjtin qark me vendndodhj­en e degës së bankës.

Çfarë kanë për qëllim ndryshimet në rregullore­n për transferim­in e pensionit?

Këto ndryshime kanë për qëllim përcaktimi­n e procedurav­e më të qarta dhe më të plota lidhur me transferim­in e dosjeve të pensioneve nga një rajon në rajonin tjetër, certifikim­in e tyre përpara transferim­it, vendosjen e procedurav­e sa më të shpejta për transferim­et lokale të qendrave të pagesës si dhe përcaktimi­n e procedurav­e më të qarta dhe të plota lidhur me veprimet financiare që kryhen nga Drejtoritë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore, për mbylljen e pensioneve, si në rastet kur deklarimi i personave të vdekur bëhet nga vetë familjarët apo personat e autorizuar, ashtu edhe në rastet kur këto deklarime mungojnë dhe konstatimi bëhet bazuar në të dhënat për vdekjet që ISSH- ja merr periodikis­ht nga regjistri elektronik i gjendjes civile.

Si pasojë e përfundimi­t të procesit të ndërtimit të

 ??  ?? Zëvendësdr­ejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Ali Emini
Zëvendësdr­ejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Ali Emini
 ??  ?? Formulari që duhet të plotësojnë pensionist­ët
Formulari që duhet të plotësojnë pensionist­ët

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania