Gazeta Shqiptare

Policët me xhup në temperatur­at 40 gradë

Punonjësit enden rrugëve me xhupa. Ministria nuk jep asnjë reagim për uniformat e specialëve “Shqiponjat” dhe Rendi s'janë pajisur me rrobat verore

- Xhensila Kodra Njoftim

Edhe pse temperatur­at në Tiranë kanë sh kuar deri në 40 gradë, efektivët e Policisë së Shtetit nuk janë pajisur ende me veshjet verore. Gjatë një investigim­i të bërë nga "Gazeta Shqiptare" për një periudhë kohore njëmujore, vërehet se asnjëri prej efektivëve të forcave "Shqiponja", "Shigjetat" ( efektivët me motorë), si dhe efektivë të Policisë së Rendit nuk kanë marrë rrobat verore. Ndërsa, Policia Rrugore është pajisur pjesërisht me këto veshje. Por, mesa duket këto nuk janë të vetmet "halle" që këta punonjës kanë. Burime pranë radhëve të forcave "Shqiponja", por edhe atyre të Rendit thanë për "GSH" se efektivët që kanë dalë jashtë rrethit, nuk kanë marrë ende dietat, ndërsa kanë vonesa edhe në pagesat e orëve suplementa­re. Po sipas tyre, një pjesë e uniformave blu, që janë komanduar jashtë rrethit në mbështetje të qarkullimi­t rrugor përsa gjatë sezonit turistik mësohet se sendet personale i kanë blerë vetë. Po ashtu, burimet e sipërpërme­ndura thanë më tej se këta efektivë duhet të mendojnë vetë edhe për banesën ku duhet të strehohen apo edhe për ushqimin. I kontaktuar nga "Gazeta Shqiptare", shefi i Sektorit për Rendin dhe Sigurinë Publike, Idriz Daulle, tha se efektivët e policisë janë komanduar në qytetet Vlorë, Fier, Durrës, por edhe në plazhin e Golemit dhe në Spille. "Sektori forcës së posaçme ' Shqiponja' ka 50 efektivë + 43 efektivë te motorët ( Shigjeta). Nga ky sektor janë komanduar në Drejtorinë e Vlorës 8 efektivë me 4 motorë dhe në Drejtorinë e Fierit, 4 efektivë me 2 motorë. Gjithashtu, për sigurinë e rendit për sezonin turistik janë komanduar në Drejtoritë e Durrësit dhe të Vlorës 24 efektivë nga patrulla e përgjithsh­me, në Drejtorinë e Durrësit janë komanduar kryesisht për fundjavë 6 efektivë të Qarkullimi Rrugor nga patrulla e përgjithsh­me. Për sigurinë e plazheve në Golem dhe Spille janë komanduar 24 efektivë dhe 6 nga Qarkullimi", tha Daulle. Përsa i përket problemati­kës së uniformave verore, "GSH" kontaktoi me Ministrinë e Brendshme, e cila nuk dha asnjë reagim.

RROBAT

Prezantimi i uniformave të reja të Policisë së Shtetit u bë pesë muaj më parë nga ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Elementi kryesor i këtyre uniformave do të ishte shqiponja me përkrenare­n e Skënderbeu­t lart, që është një derivat i shqiponjës origjinale nga modeli i flamurit të vitit 1992. Gjithashtu, gjatë prezantimi­t u raportua se në uniformën e re u rikthye shiriti i kuq në pantallona­t e efektiveve të policisë. 5 muaj më parë u raportua se uniformat e reja do të ishin gati për skuadrën "Shqiponja" dhe Policinë Rrugore brenda javës ( që nga momenti kur u bë prezantimi). Ndërsa për Policinë e Rendit pas disa javësh ( që nga momen- ti kur u bë prezantimi). Ndërkohë, edhe pse kanë kaluar 5 muaj nga koha e prezantimi­t të uniformave, edhe pse vendi është në ditë të nxehta, efektivët e forcave "Shqiponja", "Shigjetat", por edhe ata të Rendit nuk i kanë marrë ende këto veshje. Vetëm një pjesë e punonjësve të Policisë Rrugore kanë mundur t'i marrin ato. Por, me sa duket, punonjësit e policisë që nuk janë pajisur me veshjet përkatëse e kanë zgjidhur vetë këtë problem. Ajo që të vret syrin herë pas here është se efektivët u kanë hequr mëngët xhupave dimërorë, duke i përdorur ato edhe në verë. "Tashmë problemi ynë nuk janë vetëm rrobat verore, por po harxhojmë para edhe për sendet personale që na duhen kur jemi në krye të detyrës", tha për gazetën një efektiv policie. Mësohet se punonjësit që janë komanduar jashtë rretheve në ndihmë të qarkullimi­t rrugor kanë shpenzuar para edhe për sendet e tyre, si: shkopi metalik, shkrimet që duhen ngjitur në trup, kofshore për pistoletën, elektrikun, maskat, kapuçin, dorëzat e motorit ( për "Shigjetat"). E sipas tyre, të gjitha këto kanë një kosto rreth 100 mijë lekë të vjetra.

PAGESAT

Një problemati­kë tjetër që haset në punën e punonjësve të policisë është edhe mospagimi i orëve suplementa­re ( orët shtesë jashtë orarit zyrtar). Ndërsa, punonjësve e policisë që janë jashtë rretheve nuk u janë paguar dietat. Sipas burimeve, bëhet me dije se një pjesë e punonjësve kanë mundur të marrin një pjesë të dietave, por vetëm ato të para një viti. Mësohet se efektivët me motorë, ose siç njihen ndryshe "Shigjetat", janë marrë nga Rendi me rekomandim, por nuk janë emëruar në sektorin e forcave të posaçme të "Shqiponjav­e". Burime konfidenci­ale pranë radhëve të këtij sektori thanë më tej për "GSH", se edhe pse bëjnë po të njëjtën punë si "Shqiponjat", ata paguhen 100 mijë lekë të vjetra më pak se ta. Kujtojmë se një javë më parë, me urdhër të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit, u pezulluan nga detyra 6 efektivë të "Shqiponjav­e", pasi i kishin vendosur prangat kunatit të ministrit. Ky i fundit, mësohet se kishte penguar punën e policisë për të kryer një kontroll ndaj një personi të dyshimtë që kishte hyrë në lokalin e tij.

REAGIMI

Pak ditë më parë, "Gazeta Shqiptare" kontaktoi me Ministrinë e Brendshme lidhur me mospajisje­n e efektivëve me uniformat verore, por nuk pati asnjë reagim. Gjithashtu, enigmë mbeti edhe "fati" i gjashtë efektivëve të "Shqiponjav­e" të pezulluar nga detyra, pasi edhe për këtë rast nuk pati asnjë reagim.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Ministri Tahiri gjatë prezantimi­t të uniformave
Ministri Tahiri gjatë prezantimi­t të uniformave

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania