Gazeta Shqiptare

Qëllohet me armë drejt burgut të Vaqarrit, plagoset në këmbë kosovari

Policia nuk gjen asnjë gëzhojë nga vendi ku u qëllua, kontrolle në rrugët e kryeqyteti­t Në kërkim autori, dyshimet se Lili Dule nuk ishte objektivi

-

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e djeshme në burgun e Vaqarrit. Ky fakt bëhet me dije nga burime zyrtare të Policisë së Tiranës. Mësohet se i plagosur ka mbetur 40- vjeçari Lili Dule, nga Prizreni, Kosovë. Në momentin që ka ndodhur ngjarja, Dule ka qenë në ambientet e ajrimit. Menjëherë pas ngjarjes, forca të shumta të policisë kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe identifiki­min dhe vënien në pranga të autorit. Në institucio­nin e vuajtjes së dënimit kanë shkuar forcat e RENEA- s, ato të ndërhyrjes së shpejtë si dhe forca nga komisariat­et, të cilët po bëjnë krehjen e zonës, ku dyshohet se mund të jetë fshehur autori pas ngjarjes. Sakaq, burime pranë policisë sqaruan se autori ka qëlluar nga jashtë ambienteve të burgut, ku njëri prej plumbave kapi në këmbë 40- vjeçarin. Ky i fundit u dërgua menjëherë në Spitalin Ushtarak ku po merr mjekimin e nevojshëm dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Të njëjtat burime sqaruan më tej se distanca prej nga është qëlluar me armë në drejtim të burgut arrin rreth 150 metra nga muri rrethues. "Në burgun e Vaqarrit, në ambientet e ajrimit, shtetasi Lili Dule, 40 vjeç, i cili është i paraburgos­ur në I. E. V. P. Vaqarr, dyshohet të jetë i plagosur me armë zjarri në këmbë nga një person i paidentifi­kuar në kohën kur ka qenë në ambientet e ajrimit", citohet në njoftimin zyrtar të poli- cisë. 40- vjeçari kosovar ndodhej në ambientet e paraburgim­it, pasi akuzohej për veprën penale të "Dhunë në familje". Ndërkaq, bu- rimet e sipërpërme­ndura thanë më tej se dyshohet që objektivi i sulmit të mos ketë qenë Lili Dule. Po sipas tyre, Dule mund të ketë mbetur i plagosur nga gabimi në qitje i autorit. Lidhur me këtë, policia ka nisur verifikime­t edhe për personat e tjerë që ndodheshin në ambientet e ajrimit në paraburgim­in e Vaqarrit. Nga hetimet paraprake të policisë, dyshohet se autori mund të ketë qenë një person i vetëm dhe se e kishte paramendua­r skenën. Po ashtu, dyshimet bien edhe mbi faktin se autori i ngjarjes mund të ketë vëzhguar lëvizjet e të paraburgos­urve më herët që nga kodra Plagosja në burgun e Vaqarrit u shënua pasditen e djeshme rreth orës 17: 00. Zyrtarisht, policia tha se i lënduar lehtë në këmbë mbeti Lili Dule, nga Kosova. 40vjeçari ndodhej në paraburgim pasi akuzohej për dhunë në familje.

ku ai qëlloi me armë zjarri. Nga krehja e vendit nga ku u qëllua me armë, deri në orët e vona të mbrëmjes, hetuesit e çështjes nuk kanë mundur të gjejnë asnjë gëzhojë në vendin e ngjarjes. Ndërkaq, policia ka mundur të marrë edhe disa dëshmi paraprake të banorëve të zonës, nëse ndonjëri prej tyre mund të ketë parë lëvizje të dyshimta të ndonjë personi që lëvizte rreth burgut të Vaqarrit, apo edhe sipër në kodër. Menjëherë pas ngjarjes së rëndë, policia ngriti postblloqe në të gjitha rrugët hyrëse dhe dalëse të kryeqyteti­t. Kontrolle të shumta janë kryer edhe në automjete të ndryshme, me qëllim kapjen e autorit.

 ??  ?? Burgu i Vaqarrit
Burgu i Vaqarrit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania