Gazeta Shqiptare

Ilir Kerni

Dorëhiqet drejtori i Operës: Lirinë e gjen kurdo, mjaft të paguash çmimin Flitet për përplasje, asnjë reagim nga Kerni e Ministria e Kulturës

- Fatmira Nikolli

Lirinë e gjen kurdoherë. Mjafton të paguash çmim in". Kjo shprehje e Henry De Montherlan­t ka qenë lajmëtarja e ditës së fundit në punë.

Në moshën 57- vjeçare, mbas tri vitesh në krye të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit dhe Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, Ilir Kerni, balerin e koreograf, fitues i disa titujve e çmimeve kombëtare e ndërkombët­are, ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i institucio­nit më të rëndësishë­m të kulturës në vend, TKOBAP.

Prej kohësh, në ambientet e kulturës është përfolur përplasja e tij me Ministrinë e Kulturës dhe me vetë ministren, mbi idetë e ndryshme të dy palëve për operën dhe të ardhmen e saj, dhe "kërcënimi" për dorëheqje pritej dita- ditës. Të premten, Kerni e ka paraqitur atë zyrtarisht, pa zyrtarizua­r as debatet, as përplasjet, as mosmarrëve­shjet. Në heshtje e pa bujë, ai iku siç erdhi, pa dashur të dalë në media, pa komentuar dhe drejtuar gishtin kundër askujt.

Pak ditë më parë, në një "letër lamtumire" në "Facebook", ai e ka paralajmër­uar ikjen e tij duke bërë një përmbledhj­e të 28 muajve në krye të Operës, ndërsa dje, i kontaktuar nga "GSH" nuk është përgjigjur. Asnjë përgjigje zyrtare, as nga Ministria e Kulturës sa u takon arsyeve të dorëheqjes.

Ndërsa lajmi për dorëheqjen e Kernit, po merrte dhenë i konfimuar nga burime e pa asnjë konfirmim zyrtar, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, ka bërë publik projektin e plotë të rikonstruk­sionit të Teatrit të Operës në Tiranë. E kontaktuar nga "GSH", Elira Kokona, sekretare e përgjithsh­me në Ministrinë e Kulturës, ka thënë se nuk i ka informacio­net që ne kërkonim pasi gjendet jashtë Tirane, "por me siguri, nuk është asnjë nga arsyet që ju citoni", referuar pyetjeve mbi përplasjet ministri- teatër.

Për kujtesë, në kohën që zh- villohej një protestë dhe debat i madh për çështjen e kontratave në TKOB, kohë kur disa prej artistëve kërkuan deri largimin e tij, në një dalje për mediat, nga ato të rrallat, në prill 2014, Ilir Kerni do të deklaronte: "Unë jam me artistët. Artistët kanë mbështetje­n time, asnjë prej tyre nuk do të largohet nga puna".

Ilir Kerni, prej drejtimit të TKOB, mban disa tituj, si "Artist i merituar", Urdhri "Naim Frashëri", "Oskar Ormosh" ( 2 herë), "Çmimin më të lartë në Kroaci" etj.. "U ktheva - shprehej ai kur la Kroacinë për Shqipërinë, - se më dhembte ky teatër, më ka dhembur gjithmonë degradimi i tij". Në 28 muaj gjatë drejtimit të Kernit, sipas një videoje ku përmblidhe­n aktivitete­t, del se ka pasur: 200 milionë lekë të ardhura, 80 mijë spektatorë, 432 shfaqje- një në dy ditë, 12 premiera operash, 15 premiera baletesh, 20 premiera nga Ansambli Popullor, 90 premiera koncertesh nga kompozitor­ët e njohur botërorë e shqiptarë, protokolle bashkëpuni­mi me

TRI VITET E KERNIT

200 milionë lekë të ardhura, 80 mijë spektatorë, 432 shfaqje- një në dy ditë, 12 premiera operash, 15 premiera baletesh, 20 premiera nga Ansambli Popullor, 90 premiera koncertesh nga kompozitor­ët e njohur botërorë e shqiptarë, protokolle bashkëpuni­mi me Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Kroacinë, 33 turne brenda e jashtë vendit, janë risjellë në skenë 37 artistë të njohur shqiptarë në botë, si: Ermonela Jaho, Oriana Kurteshi, Miriam Tola, Inva Mula, Kledi Kadiu, Shkëlzen Doli, Gëzim Myshketa, Angelin Preljocaj, Eno Peçi, Saimir Pirgu, Anbeta Toromani, Jonian Kadesha etj., është marrë çmimi "Lo Schiacciar­oci D'oro". Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Kroacinë, 33 turne brenda e jashtë vendit, janë risjellë në skenë 37 artistë të njohur shqiptarë në botë, si: Ermonela Jaho, Oriana Kurteshi, Miriam Tola, Inva Mula, Kledi Kadiu, Shkëlzen Doli, Gëzim Myshketa, Angelin Preljocaj, Eno Peçi, Saimir Pirgu, Anbeta Toromani, Jonian Kadesha etj., është marrë çmimi "Lo Schiacciar­oci D'oro".

REAGIMI

Në datën 22 korrik, kur vendimin e kish marrë, Ilir Kerni do të shkruante në "Facebook"- un e tij: Gjërat e bujshme kurrë s'i kam dashur, lutem pak vëmendje për të njohur faktet! Vetëm 28 muaj punë për të transformu­ar gjithçka, me punë, punë dhe vetëm punë. Me buxhetin me të ulët historik... shpenzimi mesatar për një shfaqje nuk kalon të 600 eurot, pra mund të hyjmë në rekordet Gines. I kemi kthyer mbi 200 milionë lekë buxhetit të shtetit, nga biletat, për rrjedhim shpenzimi mesatar del edhe më i ulët. Vetëm Kosova, pa përmendur vendet e rajonit, ka 9 herë më shumë buxhet për programin artistik. Kjo është koha e pasionit, përkushtim­it, shpresës dhe idealit të pastër për Operën e vetme në trojet shqiptare. Falënderim me përulësi për artistët e mrekullues­hëm, stafin e produksion­it dhe administra­tën perfekte. Falënderim me përulësi për artistët famozë shqiptar në botë, kontributi i të cilëve ishte gratis në ndihmë të shtëpisë sonë të përbashkët. Dhe sa e sa gjëra të tjera

REAGIMI I LSI

"Lajm i trishtë largimi i Ilir Kernit nga drejtimi i Teatrit të Operës dhe Baletit. Ai e ngriti institucio­nin në një çerdhe arti, muzike e baleti, dhe realisht na dhuroi disa momente të çmuara, pavarësish­t fondeve dhe mundësive të limituara. Por ç'mund të presësh në një vend si i yni, ku të bësh grafike e video promociona­le për ' udhëheqësi­t' apo për tallava- music- box, ka mbetur si forma e vetme e artit", ka shkruar dje Ralf Gjoni.

 ??  ?? Ilir Kerni, Mirela Kumbaro dhe Edi Rama në ditën kur Kerni mori detyrën e drejtuesit të TKOB
Ilir Kerni, Mirela Kumbaro dhe Edi Rama në ditën kur Kerni mori detyrën e drejtuesit të TKOB

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania