Gazeta Shqiptare

Pak intermexo

-

Është e habitshëm sesi një autoritet si ai në fushën e arkeologji­së ( këtë punë do e bëjë në pjekurinë e tij më vonë), do ketë interesa dhe një interes kaq të ndezur për historinë identitare të Shqipërisë. Dija e Arthur Evans e tejkalon pritmërinë e zakonshme, por kjo justifikoh­et kur kujton logjikën skolastike të studimeve historike dhe njohuritë që ai ka për rrënjët historike të rajonit. Me një stil interesant dhe me njohuri të gjera për kohën, ai mundohet të orientojë lexuesin në ngatërrime­t e mëdha të shekullit të XIX në Ballkan, nga i cili po dalin shtetet, që kanë lënguar për shekuj nën Osmanët. Me kulturën e tij ai shërben edhe për gazetat e vendit të vet, duke u bërë realisht pikë referimi. Në këtë botim, të “Albanian Letters” hedh dritë mbi mënyrën sesi vetëdija që shqiptarët formësuan mbi identiteti­n e tyre kombëtar u ndikua në mënyre vendimtare prej ndodhive të kohës, të cilat po ashtu merren hollësisht në shqyrtim ne brendësi të tekstit, shkruan Anna Shkreli në njoftimin për këtë libër. ... Nëse do t’i kthehemi kulturës së tij sa i përket studimeve historike moderne, nuk duhet harru- ar se vepra e anglezit Evans është e pamatë. Ai nuk është vetëm arkeolog, po edhe historian, gjeograf e gjuhëtar. Te kjo e fundit mbeten interesant­e vëzhgimet e tij të mëparshme sa i përket onomastikë­s dhe toponomast­ikës ilire. Në këtë vazhdë, shqipes i ka bërë të themi një nder të madh, veç një mesazhi krenarie sa i përket toponimisë, pasi mjaft vendbanime­ve sllave, Evans i përdor me një ligjësi shpjegimi në funksion të shqipes ose të latinishte­s me logjike shqipe.

Identiteti shqiptar

E megjithatë, fusha e tij mbetet shekulli XIX. Një nga kulmet iden-

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania