Gazeta Shqiptare

MESNATA VJEN NË PIKË TË DREKËS

- pjesë dramatike me një akt-

-

kokërdhokë­t e hapun të shuhen në oqeanin tonë. Palë – palë errësinat të shtohen sa gishtin mos ta shof para syve. Çoje me fjetë bishën dhe më lejo që gjyqin t’ia baj vetvetes… Gjyqin t’ia baj vetvetes, më lejo me gjetë gjurmën e humbun të rendjes pas yllit të mbytun në dallgë dritash të rreme.

Jo me hapë detin për mue, Zot, më jep një shteg të sigurtë, ku ecja të mos tradhtohet prej gurëve që s’janë gurë, një copëz kalldrëm, pakëz ujë me la fytyrën.

Vetë kulla tash duket si e untë për muzg e paqe. Dhe Ai ngjan se prêt i untuem muzgun, prekjen e butë të territ dhe hijen që ka me sjellë, siç andrron, zbutjen e visorit të egër, rrafshimin e karmave e të rrudhave ndër balle e shkrepa. Ai shpreson gjithashtu se do të zbutet lehja e qenit dhe se kanë me i ra dhambët hakërrimit e fyerjes që orë e çast ia ban secili njani – tjetrit.

Ai ( në gjunjë me një pamje tejet të lodhun)

Më kputi vërshimi i dritës, lavdet e mia për dritën si dorë fmije krifës s’ kërleshun të luanit… Feneri i qorrit tash tre mijë vjet ndih ata që shohin, të përplasen me qorrin.

Papritmas bie dera. Dera që ngjan si portë e hekurt kulle, si hyrja e fortifikue­me e një kështjelle të lashtë, apo si mazgalla e një shpelle të vuvosun me rrasën ciklopike, fillon e shkundet gjithnjë e ma shumë. Trokitja shndrrohet në shkundëlli­më. Si prej një tërmeti, fillon e dridhet dyshemeja, shkunden sendet brenda dhomës, tringëlloj­në qelqet e lëkunden ndriçuesit në tavan.

Ai ( ka braktisë lutjet dhe përmes lëvizjesh aspak të qeta shfaq haptas habinë dhe panikun.)

E paska një derë kulla ime! Një derë, disa dritare, dritë - njëmijë mallkime, kthetrat e të cilave këqyrin çjerrjen midis meje e teje plafin e lehtë e të hollë të vetmisë.

E shkallmuem­e më shumë prej dhunës se sa shendit të mikpritjes, mburoja e brishtë e derës hapet vetvetiu. Bashkë me një vrundull ere duket se brenda ka hy një kreaturë tjetër, prania e të cilit si gjysmëhije, gjysmëmjeg­ull, e bardhë natyrisht, por si e bardha e një syri të verbuem, Atij i shkakton drithma e ia çon mishin kokërr… Ju e keni ba natën me barrë, por po t’ thom se s’jam pjellë e natës. Nata është krejt e paqtë.

Atij që i thonë qoftë larg, Madje aq larg sa qielli me tokën, qoftëlargu…

Ai ( kthen kryet)

Natyrisht që nuk je!

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania