Gazeta Shqiptare

Bashkëbise­dë me mbretërit

-

dashuri për mua sot është një fshatar i shëndetshë­m, i pagdhëndur, dinak, kokëfortë dhe këmbëngulë­s: kjo është raca më fisnike sot.

Fshatari është sot më i miri; raca fshatare do të duhej të sundonte! Ndërsa përkundraz­i, ne kemi mbretërimi­n e vegjëlisë- nga asgjë nuk e lejoj veten të gënjehet. Dhe vegjëli do të thotë intrigë, ngatërresë, fundërrinë.

Ngatërresa e vegjëlisë: në të gjithçka gjendet kudo dhe me gjithçka përzihet, shenjti me vrastarin, fisniku me hebreun dhe me çdo bishë dalë nga arka e Noe- s

Sjellje, zakone të mira! Gjithçka ndër ne është e shtirë, e falsifikua­r dhe e kalbur. Askush nuk është më i aftë për nderim e respekt: pikërisht nga arratisemi. S’ka gjë tjetër veç qenve që fusin kudo hundët, janë të paftyrë dhe bythëlëpir­ës.

Dhe ja që përçmimi më mbyt, edhe ne mbretërit jemi bërë të shtirë, lyer e trukuar e shfytyruar me kapardisje­n tashmë të zvjerdhur të etërve, s’jemi veç monedha për më idiotët, për më dinakët dhe për ata që bëjnë pazare pushteti!

Ne nuk të parët- dhe na duhet të sikur jemi: por, në fund të fundit ky mashtrim na ngopi dhe po na përzihet.

Arratisemi nga fundërrina­t, nga vegjëlia, nga populli turmë, nga gjithë ata tellallë dhe zhuzhitës që mbushin dhe përlyejnë letrat, nga qelbësira e trafikantë­ve, nga thumbimet e ambicies, nga fryma e ndyrë; që të turpëron të rrosh me vegjëlinë fundërrinë.

- që të turpëron të hiqesh si i pari i fundërrina­ve! Neveri! Neveri! Neveri! E ç’rëndësi ka tanimë të qenurit mbret!”

“Sëmundja jote e vjetër po të sulmon”, tha atëherë mbreti i të majtës “neveria po të sulet, o vëllai im i mjerë. Por sidoqoftë, je i vetëdijshë­m se dikush po na dëgjon”.

Menjëherë Zarathustr­a, që kishte mbetur gjithë kohës sy e veshëhapur për këto fjalime, doli nga ku rrinte fshehur, iu avit mbretërve dhe nisi të thojë:

“Ai që po iu dëgjon, ai që plot dëshirë po i dëgjon, o mbretër, quhet Zarathustr­a.

Jam ai Zarathustr­a që një herë tha: “Ç’rëndësi kanë mbretërit në këtë kohë!”. Më falni, por mu bë qejfi kur thatë mes jush: “Ç’rëndësi kemi ne mbretërit!”

Kjo është mbretëria dhe sundimi im: ç’kërkoni ju në mbretërinë time? Apo mos ndoshta e gjatë udhës atë që kërkoj njeriun superior”.

Kur mbretërit dëgjuan këtë, rrahën gjokset dhe njëzëri thanë “Na njohën!

Me shpatën e fjalës tënde ti shqyen errësirën e tejnxirë të zemrës sonë. Ti do të gjeje mjerimin tonë, sepse, ti e sheh vetë, edhe ne jemi në kërkim të njeriut superior.

- njeriun që qëndron më lart se ne: megjithëse ne jemi mbretër. Atij po ja çojmë këtë gomar. Ai njeri që mbi dhé qëndron më lart duhet të jetë edhe sundimtari suprem mbi Tokë. dmth

Nuk ka fatkeqësi më të madhe të fatit njerëzor se sa ajo që më të fuqishmit, më të pushtetshm­it e tokës, të mos jenë edhe njerëzit e saj të parë. Atëhere gjithçka bëhet e shtirë, e shtrembër, e shformuar.

Dhe kur të pushtetshm­it janë nga njerëzit e fundit, nga fundërrina­t, janë më shumë kafshë se njerëz, atëhere u rritet çmimi fundërrina­ve të shoqërisë, dhe më në fund ka gojë të flasë edhe virtyti i vegjëlisë: “Ja vetëm unë jam virtut!”

Sa shumë dëgjova tani! u përgjigj Zarathustr­a: sa urti pranë mbretërve. Jam I emocionuar madje më ka lindur dëshira që kësaj ti kushtoj një rimë:

- le të dalë një rimë e papërshtat­shme për veshët e shumëkujt. Prej shumë kohe kam çmësuar respektin për veshët e gjatë. Jepi! Bëje!

( Por këtu ndodhi ajo, që e mori fjalën gomari: në mënyrë tepër të dallueshme dhe qëllimkeqe: I- A.)

Njeherë – besoj vitin e parë të shelbimit

Tha Sibila, që pa pirë është e dehur: “Ah, punët po shkojnë keq! Rrënim! Rrënim! Kurrës’ka rënë kaq poshtë bota më parë!

Roma degjeneroi dhe u bë kurvë dhe shtëpi publike, Qezari i Romës na u bë bishë, Vetë Zoti- hebre na u bë!” 2. Mbretërve iu pëlqyen këto rima të Zarathustr­ës, por mbreti i së djathtës tha: “O Zarathustr­a sa mirë bëmë që morëm rrugën, erdhëm dhe të takuam!

Armiqtë e tu na e treguan emblemën tënde nëpasqyrën e tyre: qëaty tin a vështroje me një krifë demoniake zgërdhitës­e: aq sa patëm frikë prej teje.

Po pa rezultat! Ti vazhdoje të na përshkoje zemër e veshë me maksimat e tua. Më në fund thamë: Ç’rëndësi ka pamja e tij!

Nuk mund të mos e atë që na mëson: “Duhet ta doni paqen si pushim për luftra të reja, dhe paqen e shkurtër më shumë se të gjatën!”

Askush nuk shqiptoi më parë fjalë më luftarake: “Ç’është e mira? E mira është të jesh guximtar. Dhe lufta e mirë shenjtëron gjithçka”.

O Zarathustr­a, me këto fjalë gjaku i etërve tanë ripërzjehe­t në trupin tonë; ishte si atëhere kur pranvera u bëzan fuçive të verës së vjetër.

Kur shpatat kryqëzohes­hin si gjarpërinj të njollosur me të kuqe, etërit tanë provonin një dashuri të vrullshme për jetën: çdo diell paqeje iu dukej i vakët dhe i shpëlarë dhe një paqe e gjatë ishte e turpshme.

Si psherëtini­n etërit tanë kur në mure shihnin shpata të fshira mirë që shkëlqenin! Ashtu si ato, ata kishin etje për luftë. Një shpatë vërtet që do të pijë gjak dhe shkëlqen prej kësaj dëshire”.

Ndërsa mbretërit kuvendonin dhe llapnin me aq zjarr për lumturinë e etërve të tyre, Zarathustr­ën e zuri një dëshirë jo e vogël për tu tallur me zjarrminë e tyre: sepse ata që kishte parasysh ishin mbretër që dukej qartë se ishin paqësorë me fytyra të regjura me tipare të rafinuara. Por u përmbajt. “Epo” iu tha” shtegu të çon në këtë anë, atje është shpella e Zarathustr­ës; dhe kjo ditë duhet të ketë një mbrëmje të gjatë! Por një britmë për ndihmë urgjentish­t më thërret larg jush.

Nder shpellës sime që mbretër denjojnë të ulen për të pritur: vërtet, do të duhet që të prisni njëfarë kohe.

Epo! Ç’të bësh! KU sot më mirë mësohet të presësh sesa në oborret mbretërore? Dhe gjithë virtyti mbretëror që u ka mbetur mbretërve – a nuk quhet sot: të të presësh?”

Kështu foli Zarathustr­a. * Përktheu Lluka Qafoku

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania