Gazeta Shqiptare

"Denoncova hashashin në Dukagjin, policia s'ndërhyri"

INTERVISTA/ "Punëtorët hapnin vetëm gropat, mbjelljen dhe ujitjen e bënin vetë trafikantë­t" Punëtori i plantacion­eve të drogës: Gati ta ribëj, më siguroni familjen

-

Policia nuk ka veri fikuar plantacion­et e kanabisit ku unë punoja, kam denoncuar dhe në prokurori po asnjë reagim". Kështu ka deklaruar një punëtor i plantacion­eve me marijuanë në zonën e Dukagjinit për "ABC News". Ai s'ka dashur të identifiko­het, ndërsa shprehet se është i gatshëm t'i tregojë tokat e mbjella me drogë nëse i sigurohet familja.

Ju keni punuar dy vjet në plantacion­et e kanabisit...

Po, është e vërtetë. Kam punuar diku në zonën e Dukagjinit para 3- 4 vitesh, për rreth 5- 6 muaj.

Kur keni punuar herën e parë, a ju kanë paguar? Sa ju kanë paguar?

Si fillim na paguanin mirë dhe më pas keq. Edhe për disa muaj nuk m'i kanë dhënë lekët.

Si e keni gjetur punën te kultivuesi­t e kanabisit?

Thjesht muhabete shokësh, nëpër kafene. E bëja vetëm prej hallit, jo se jam kriminel.

Sa paguheshe për një ditë pune?

Rreth 15 mijë lekë të vjetra, nga mëngjesi deri në darkë.

Atje ku ishit në plantacion­e, sa vetë punonit?

Shumicën e kohësh rreth 10 veta, por kur ishte koha e mbjelljes bëheshim edhe 20 veta, kur ishte për të mbjellë fidanët.

Këta persona që ishin kultivues, ju i njihnit?

Të gjithë ishin të panjohur. Nuk i njihja, vetëm thjesht si mik mbas mikut. Por edhe të tregoj se kush më ka çuar atje nuk është mirë, sepse ai është munduar për mirë.

Po pse u largove nga ajo punë?

Thjesht nuk më pëlqente mënyra se si silleshin. Në fillim ishin të sjellshëm, sillnin ushqim, pastaj fillonin me sharje dhe ofendime. Thjesht kisha frikë, nuk isha më i sigurt. Më dukej vetja sikur isha në një burg a në një vend të tmerrshëm ku vetëm qëndronte arma te koka. Sharjet e ofendimet, shtyrjet, fillonin të akuzonin jo ' je spiun', jo ' pse e ke lënë punën atëherë?'. Të gjithë kishin informacio­n se unë kam punuar me një grup tjetër kriminal. Edhe këta pretendoni­n dhe thoshin se ' ne njohim shefin e policisë', jo ' njohim këtë e atë'. Kam qenë në polici e kam denoncuar këtë fakt. Mirëpo policia, në vend që të më merrte me të mirë, më bënin presion psikologji­k, terror. Jo ' do të dënojmë me burg, do të tregosh, kush je ti të denoncosh shtetin, çfarë je ti'. Unë kisha mbetur i frikësuar, normal, kur të bëjnë terror.

Ti, e ke denoncuar këtë, se persona po mbjellin kanabis dhe në cilën zonë?

Po, e kam denoncuar. Kam thënë ' mund t'i njoh si fytyra, por si emra nuk i njoh'.

A erdhën që të pyesin policia se në cilën zonë janë?

Jo, nuk erdhën te zona. Unë kam kërkuar që për sigurinë time personale, jo të dal në furgon, por të dalim me një helikopter dhe ta vërtetojnë, dhe në qoftë se nuk është e vërtetë, unë do dënohesha. Ose, dhe në qoftë se ai plantacion i mbjellë është i korrur nga policia, nuk kisha faj, se nuk shkoja çdo ditë ta ruaja, por t'u tregoja me fakte që ky është vendi ku unë kisha punuar më përpara. Ata nuk e pranuan, thanë ' trego personat, trego shefin që është i implikuar', thua se unë isha një miliarder, një bos që merresha me këtë punë. Unë kisha mbetur,

çka të thosha përballë këtij terrori.

Në prokurori, keni qenë?

Kam qenë në prokurori. Prokuroria s'ma hap derën fare. Vetëm ai që rri aty përballë derës së prokuroris­ë, vetëm më merrte dokumentet nga xhami, ' do ta kemi parasysh'.

Pronarët e parcelave, ishin të zonës?

Janë banorë të zonës së Dukagjinit. Bile- bile, ndonjërin edhe mund ta identifiko­j, por ama dua siguri familjare.

Sa rrënjë mund të ishin mbjellë në ato plantacion­e?

Shumë. Me mijëra. Kalojnë mbi 7.000 rrënjë.

Ju, keni punuar vetëm në një parcelë?

Në shumë parcela. Ishin arat e kooperativ­ave, por të papunuara kaherë.

Detyra jote ishte të hapnit gropa?

Po. Mbjelljen e bënin vetë ata. Vaditjen e bënin vetë ata.

Kam qenë në prokurori. Prokuroria s'ma hap derën fare. Vetëm ai që rri aty përballë derës së prokuroris­ë, vetëm më merrte dokumentet nga xhami, ' do ta kemi parasysh'.

 ??  ?? Punëtori i plantacion­eve me marijuanë në zonën e Dukagjinit marrë nga "ABC News"
Punëtori i plantacion­eve me marijuanë në zonën e Dukagjinit marrë nga "ABC News"

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania