Ish- të përndjekurit, 1.550 dosjet me mangësi
Trashëgimtarët/ Financat: Lista me dokumentet që duhet të plotësojnë përfituesit Pagesa kryhet pasi të gjithë fëmijët kanë dorëzuar letrat
Ministria e Finan cave publikon listën me 1.550 trashëgimtarët e parë të ishtë dënuarve politikë që përfitojnë dëmshpërblim por duhet të plotësojnë dokumentacionin për të marrë paratë. Dokumentet që duhet të dorëzohen janë: akt trashëgimie, certifikatë vdekjeje e të dënuarit, certifikatë trungu e të dënuarit, numër llogarie bankare aktive për çdo përfitues ose prokurë dhe dokument identifikimi për përfituesit. Ministria e Financave bën të ditur se, "në rastet kur ish- i përndjekuri nuk jeton më, një dosje quhet e rregullt dhe e gatshme për t'u paguar vetëm atëherë kur të gjithë trashëgimtarët pa përjashtim, do të kenë dorëzuar ( postuar) dokumentacionin e përmendur më lart për të gjitha rastet e trashëgimisë. Në të kundërt, askush nuk mund të paguhet i veçantë, derisa i gjithë dokumentacioni i dosjes të jetë i plotë për të gjithë". Në listë janë publikuar edhe dokumentet që mungojnë dhe dokumentet që janë dorëzuar nga përfituesit. Kështu, në rastet kur shënohet V, dokumenti është në rregull, në rastet kur shënohet X dokumenti duhet dorëzuar në Ministri të Financave. "Gazeta Shqiptare" publikon sot pjesën e dytë të listës së dosjeve që janë në shqyrtim dhe presin plotësimin e dokumentacionit.
PËRFITUESIT QË JETOJNË
Sipas rasteve dhe radhës së trashëgimisë, dokumentet e nevojshme për të përfituar dëmshpërblim për ish- të dënuarit që jetojnë janë: dokument identifikimi dhe numër llogarie aktive në një bankë të nivelit të dytë. Ndërsa për trashëgimtarët e ish- të përndjekurve që nuk jetojnë duhet një akt trashëgimie, certifikatë vdekjeje e të dënuarit, certifikatë trungu e të dënuarit, numër llogarie bankare aktive për çdo përfitues ose prokurë, dhe dokument identifikimi për përfituesit. Në qoftë se njëri ose disa trashëgimtarë të radhës së dytë nuk jetojnë më, e drejta e tyre për dëmshpërblim, në bazë të ligjit Nr. 9831, datë 12.11.2007 ( ndry- shuar me ligjin nr. 10 111, datë 2.4.2009), nuk vazhdon më tej. Në këtë rast, llogaritja e pjesës takuese të këstit bëhet mbi bazën e trashëgimtarëve që janë gjallë. Trashëgimtarët që jetojnë, në marrëveshje, paraqesin certifikatën e vdekjes së trashëgimtarit që nuk jeton, të cilën e postojnë së bashku me numrin e dosjes. Ministria e Financave bën të ditur se, në rastet kur ish- i përnd- jekuri nuk jeton më, një dosje quhet e rregullt dhe e gatshme për tu' paguar vetëm atëherë kur të gjithë trashëgimtarët pa përjashtim, do të kenë dorëzuar ( postuar) dokumentacionin e përmendur më lart për të gjitha rastet e trashëgimisë. Në të kundërt, askush nuk mund të paguhet i veçantë, derisa i gjithë dokumentacioni i dosjes të jetë i plotë për të gjithë.