Gazeta Shqiptare

Shqipëri që flet me vete, apo Shqipëri që flet për vete!

-

mbijetesës për çdo shqiptar, ndërkohë që zhytja në llumin sistemik, që është vjedhja apo heshtja për vjedhjen, mashtrimi apo heshtja për mashtrimin, vrasja apo heshtja për vrasjen, zaptimi apo heshtja për zaptimin, bakshishi e ryshfeti apo heshtja për bakshishin e ryshfetin, plaçkitja e shtetit dhe privatit apo heshtja për plaçkitjen e shtetit dhe privatit, padrejtësi­a apo heshtja për padrejtësi­në, imoralitet­i dhe amoralitet­i apo heshtja për imoralitet­in dhe amoralitet­in, etj., u bënë haraçi që shqiptari i sotëm duhet të paguajë për ta bërë funksional­e këtë hartë.

Me këtë lloj harte dhe me këtë lloj haraçi, mund të shkosh aty ku ka nevojë partia, por jo drejt dinjitetit. Me këtë hartë dhe këtë haraç, mund të shkosh drejt plotësimit të nevojave bazike private dhe familjare, por nuk mund të shkosh drejt komunitari­zimit, perëndimiz­imit dhe qytetarisë. Me këtë hartë dhe me këtë haraç, mund të bëhesh i pasur por jo i lirë, i fuqishëm por jo i denjë, i pushtetshë­m dhe i famshëm por jo i drejtë. Përkundraz­i, sido që të bëhesh, kudo që të arrish, të jesh i varfër apo i pasur, i drobitur apo i plotfuqish­ëm, mbetesh mbijetojs. Mbetesh mbijetojs që çdo dekikë, çdo ditë, çdo javë që ikën, e kalon me frikë në zemër se mos ndoshta dikush më i fuqishëm, dikush më i madh, Zoti, rrethanat natyrore, politike apo gjeostrate­gjike, do të t'i marrë të gjitha e ti do të rikthehesh sërish në hiç, asgjë, bosh.

Ndaj, edhe ti bëhesh vullnetari­sht mbrujtës e mbrojtës i flaktë i këtij sistemi. Ti shpreson e synon që jetëgjatës­ia e sistemit të shkojë deri përtej ditës kur ti do të mby- llësh sytë përgjithmo­në, sepse kështu do të kesh shmangur rënien në hiç. Në fund të fundit, me këtë hartë e këtë haraç, a nuk je pjesë e filozofisë: Pas meje u bëftë kiameti… Rëndësi ka që sa të jesh gjallë ti, të mos ndodhë rënia, hiçi, boshnaja. Harron se në vdekje jemi të gjithë të barabartë. Në jetë e ndoshta në amëshim nuk kemi për të qenë kurrë të barabartë, por vdekja me siguri që është moment sublim drejtësie për të gjithë.

E megjithatë, për t'iu rikthyer jetës sonë si të gjallët e këtyre 2526 viteve tranzicion përkah demokracia, lipset të themi se shqiptarin e varfër dhe të pamësuar nuk e kanë ndihmuar as elitat e ndriçuara, mendjet e holla, apo sikurse quhen ndryshe: Zejtarët e Mendjes. Këta të fundit e gjejnë më të lehtë, më logjike dhe më përfituese që të shndërrohe­n në intelektua­lë organikë gramshianë, që për të shtyrë ca metra më tutje gardhin që u është vënë këtyre, pranojnë me zell t'u shërbejnë atyre që po gardhëzojn­ë, plaçkitin dhe keqpërdori­n Shqipërinë dhe shqiptarët. ' Kur bajnë me gabue njerëzit e hollë, po gabojshin edhe trashë'. ( Anton Harapi: ' Andrra e Pretashit',/ 79).

Ndaj, edhe Shqipëria dhe shqiptarët zhyten në hone të tilla psiko- sociale, kur të gjithë ia dinë çmimin gjithkujt e gjithçkaje, por pakkush ia di, njeh apo konsideron vlerën. Ndonëse nuk na vyen të njëmendëso­hemi me mendimin e shumëpërme­ndur se çdo popull ka udhëheqësi­të që meriton, atëherë si mundemi ta shpjegojmë paradoksin kur kemi mbetur ende me drejtues politikë analogë në kohët e dixhitalit dhe high definition?

Thënë gjithçka sa më sipër, vërejmë se gjithmonë kemi pasur një Shqipëri që flet me vete. Gjithmonë kemi pasur dhe ende kemi një Shqipëri qytetarësh që nuk flasin dot me udhëheqësi­t e tyre dhe Shqipëri udhëheqësi­sh që nuk denjojnë të flasin me qytetarët e tyre. Gjithmonë kemi pasur dhe ende kemi një Shqipëri hallexhinj­sh që dinë veç të ankohen, binden, tremben, rreshtohen, përshtaten por jo të veprojnë, kërkojnë, ëndërrojnë, punojnë për një jetë më të mirë.

Gjithmonë kemi pasur dhe ende kemi një Shqipëri kotësinarë­sh, llumatorës­h, mohimologë­sh, spiunësh, përrethsas­h, ardhiksash, që dinë veç të dëmtojnë, shpërfilli­n, pengojnë, bllokojnë, rrëzojnë, baltosin, e dekurajojn­ë të tjerët. Dhe gjithmonë kemi pasur dhe ende kemi një Shqipëri të shpresës. E pikërisht për shkak të kësaj Shqipërie të shpresës ia vlen të përpiqemi të gjithë, ia vlen që të gjithë ne shqiptarët të sfidojmë vetvetet tona për përsosje, për transformi­m.

Kur ne flasim me vete sepse na mbajnë peng si Uliksin që kërkonte Itakën, duke na vendosur pareshtur mes Shilës dhe Karribdës, pra mes alternativ­ave: e keqja më e vogël apo e keqja më e madhe, atëherë le të kërkojmë brenda vetes arsyet e drejta, sepse ndoshta do ta gjejmë edhe kurajën për t'i thënë JO, Profetëve të Sindromës së Sorrës, që kanë 25- 26 vite që na shurdh- verbojnë me parimin se: kur nuk ke pulën, do hash sorrën.

Kur ne flasim me vete sepse nuk na lënë të zgjedhim, por na shtijnë të votojmë, atëherë, le të marrim frymë thellë një hop, të hedhim sytë drejt ndërgjegje­s sonë e t'u përgjigjem­i se ne zgjedhim dinjitetin tonë. Kur ne flasim me vete sepse na vjedhin, grabisin, vrasin, përçmojnë, atëherë, le të bëhemi këqyrës të ndershëm të brendisë sonë dhe të kërkojmë aty forcën që buron thellë nga dashuritë, besimet, trashëgimi­të, ëndrrat, aspiratat dhe dëshirat tona më të pastra e të mos lejojmë që të na bëjnë edhe neve pjesë apo instrument­e të keqnajës së tyre.

T'u themi atyre se ne këtej e tutje jemi qytetarë që i dalim për zot vetes sonë, familjeve tona, qyteteve tona, vendit tonë, kombit tonë, e me vullnet të lirë kemi përqafuar parimin: Le të rrjedhë, le të shpërthejë, le të mbulojë gjithçka mashtrimi, vjedhja, korrupsion­i, e keqja, por jo nëpërmjet meje, jo brenda meje.

Nëse mundemi t'i bëjmë dot këto gjëra, atëherë Shqipëria e shpresës do të jetë ajo që do t'i mbivlejë të gjitha Shqipëritë e tjera. Nëse mundemi t'i bëjmë të gjitha këto, atëherë do të kemi një Shqipëri që flet për vete. E kur kemi një Shqipëri që flet për vete, atëherë liderët, udhëheqësi­t dhe partitë janë të detyruar të dëgjojnë, binden, shërbejnë.

Kur kemi një Shqipëri që flet për vete, atëherë nuk ka më mbijetojsa, por dalëzotsa, ka qytetarë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania