Gazeta Shqiptare

Ernest Gjoka: Kukësi im është gati

Kampionët korçarë vijnë si favoritë në këtë përballje, por duhet të bëjnë kujdes nga verilindor­ët Sot në orën 20: 00 luhet Superkupa Skënderbeu- Kukësi

- Jeton Selimi

Më pak se tri javë në krye të Kukësit, megjithatë dora e Ernest Gjokës ka nisur të ndihet në radhët e ekipit. Nga përgatitje­t, te mënyra e funksionim­it dhe çështjet e brendshme, verilindor­ët do të jenë një skuadër ndryshe dhe me objektiva madhorë. Hapi i parë është fitimi i Superkupës së Shqipërisë, në finalen e kësaj të mërkure përballë Skënderbeu­t. Një duel direkt, me dy pretendent­et për titullin, që do të konfirmojn­ë emocionet dhe luftën sportive nga e cila do të karakteriz­ohet sezoni i ri. "Jam i sigurt se skuadra do të bëjë një ndeshjes shumë të mirë, pasi kemi punuar për këtë takim. Faza përgatitor­e ka shkuar mjaft mirë dhe jam i sigurt se ekipi po e përthith filozofinë time të punës. Kemi një gjendje të mirë dhe jam i sigurt se do të zhvillojmë një takim të mirë. Formacioni­n do ta vendos nesër dhe do ta shihni në fushë, të gjithë futbollist­ët janë të barabartë te unë. Skemat ndryshojnë gjatë lojës nga 4- 4- 2 ndryshojnë në varësi të ndeshjes. Deri në fund të merkatos do të presim. Gjithmonë jemi të hapur për afrime të mira dhe që rrisin cilësinë e skuadrës, por ekipi është i kompletuar", deklaroi ndër të tjera trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka. Kapiteni i Kukësit, Rrahman Hallaçi, ka bërë edhe prezantimi­n e parë zyrtar për mediat në prag të sezonit të ri. Ai ka folur për këtë emocion dhe për ndeshjen ndaj Skënderbeu­t. "Jam shumë i lumtur që jam rikthyer si kapiten. Unë jam i nderuar dhe i falënderoj të gjithë. Gjithmonë kam dhënë më të mirën për këtë ekip si në periudhën që kam mbajtur shiritin si atëherë kur nuk kam qenë kapiten. E dashuroj Kukësin dhe do të jap gjithmonë më të mirën për këtë qytet dhe ekipin tim. Nesër kemi një ndeshje shumë të vështirë. E vlerë- sojmë kundërshta­rin, por ne do të bëjmë lojën tonë. Shpresojmë që në fund të rrëmbejnë edhe trofeun", shprehet Hallaçi ndër të tjera. Zëvendëska­piteni Ylli Shame- ti ka qenë gjithashtu në një konferencë për shtyp. Mbrojtësi ka folur për gjendjen e ekipit dhe kundërshta­rit. "Jemi në gjendje të mirë. Trajneri ka punuar mjaft mirë dhe do të

japim maksimumin. Shpresojmë që të ia arrijmë qëllimit. E dimë se kemi përpara një skuadër të vështirë, por besojmë në forcat tona", shprehet Shameti.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania