Atentati në burgun e Vaqarrit, lihen në burg dy kushërinjtë
Shënjestra e sulmit me snajper ishte Gazmir Daci
në kokë mbante një kapele. Autori ulet në gomën e pasme të autobusit dhe sapo ndez fitilin e kallëpit të tritolit, largohet menjëherë po nga i njëjti drejtim që u afrua. Të njëjtat burime thanë më tej se personi që shfaqet në video ngjason me një nga banorët e zonës. Lidhur me këtë fakt, burime konfidenciale thanë për gazetën se janë duke hetuar nëse pronari i mjetit, Edmond Rexhepi apo vëllai i tij kanë ndonjë konflikt të mundshëm.
BANORËT
Të pyetur nga "GSH", banorët e zonës shprehen se në momentin që kanë dëgjuar shpërthimin, kanë qenë në gjumë, dhe janë tronditur nga zhurma e fortë. "Ishim në gjumë kur ndodhi shpërthimi. Kam dalë në dritare për të parë se çfarë ndodhi, pasi zhurma ishte tepër e fuqishme. U tmerruam", - thotë një grua, e cila banon në apartamentin pranë vendit ku ishte parkuar autobusi. Apeli
i Krimeve të Rën da la dje në burg dy kushërinjtë Ergys Kolaveri dhe Enea Caka, të cilët akuzohen si autorë të dyshuar të sulmit me snajper në burgun e Vaqarrit. Ngjarja u shënua më 30 korrik të këtij viti, ku gabimisht mbeti i plagosur lehtë kosovari Lili Duraj, i cili ndodhej në burg për dhunë në familje. Vetëm një ditë më pas, policia tha zyrtarisht se shënjestra e atentatit ishte Gazmir Daci, i cili ndodhet në masën "arrest në burg", për veprat penale "Vrasje me dashje", "Vrasje e ngelur në tentativë" dhe "Armëmbajtje pa leje". Më 4 nëntor të vitit të shkuar, Daci ka vrarë me armë zjarri shtetasin Valmir Kolaveri dhe plagosur rëndë vëllain e tij Robert Kolaveri, i cili aktualisht është i paralizuar ( vëllezër të të dyshuarit Ergys Kolaveri). Konflikti mes palëve dyshohet se e ka zanafillën në një sherr të ndodhur në Francë, për prishje pazaresh për trafik klandestinësh. Ndërkohë, nga hetimet ka rezultuar se për ngjarjen në burgun e Vaqarrit, autor i sulmit dyshohet të jetë Ergys Kolaveri, ndërsa kushëriri i tij Enea Caka e ka ndihmuar. Ata akuzohen për "vrasje të mbetur në tentativë", për gjakmarrje. Dy kushërinjtë kanë pohuar para hetuesve të çështjes se nuk kanë lidhje me atentatin në burgun e Vaqarrit, duke kërkuar kështu lirimin e tyre nga burgu.