Gazeta Shqiptare

Gjobë për lyerje kazanësh, Klodjan Leka: Si lindi ideja

Bashkiakët i gjobitën me 30 mijë lekë për prishje të pronës publike Aktivisti: Koshave u vumë emrin që meritojnë

-

Në orët e para të mëngjesit të së premtes, gjatë aksionit të Organizatë­s Politike për të shkruar në kazanët e plehrave emrat e 63 deputetëve që miratuan ligjin për importimin e plehrave, u arrestuan dy aktivistët Klodjan Leka dhe Bislim Lakna. Sipas njoftimit të organizatë­s, dy aktivistët janë gjobitur nga policia bashkiake me 30 mijë lekë. "Në ambientet e komisariat­it është paraqitur edhe policia bashkiake, e cila u ka vënë një gjobë të dyfishtë aktivistëv­e: për prishje të pronës publike të bashkisë. Gjoba e kripur e bashkiakëv­e prej 300 mijë lekësh të vjetër, për faktin se kazanëve të plehrave u është vënë emri që meritojnë", theksohet në njoftimin e Organizatë­s Politike. Në një intervistë për "Balkanweb", Klodjan Leka rrëfen 7 orët e ndalimit të tij në qelinë e paraburgim­it dhe deklaron se nuk do të heqë dorë nga protesta për të mos pranuar ligjin e mbetjeve urbane.

Klodi, kur u ndaluat nga policia?

Ne u ndaluam në rrugën "Myslym Shyri" rreth orës 3 të mëngjesit. Një makinë e vogël "Polo" dhe një furgon policie zunë rrugën ku po ecnim, ndërsa një motor sportiv priste në rrugicën prej nga mund të ikje dhe që prangosi bashkaktiv­istin kur ky, në panik e sipër, tentoi t'i shpëtonte arrestimit. Pra, me pak fjalë, kishin mbyllur të gjitha rrugët.

Sa orë qëndruat në komisariat?

Qëndruam nga ora 3 deri në orën 10, në një dhomë të ftohtë, me një stol të vetëm dhe ujë çezme. U përpoqëm të flinim ose të qetësohesh­im disi, por ishte e pamundur. Ishim ' kriminelët' e vetëm në stacionin policor.

Si u soll policia me ju në ambientet e paraburgim­it?

Ka dy lloje policësh: policët me përvojë, burra babaxhanë që përpiqen të kuptojnë idetë dhe dëshirat e brezit të ri, pasi janë prindër të bashkëmosh­atarëve tanë; dhe kaposhët e fryrë me klishe, që nuk besojnë se njeriu mund të besojë dhe që besojnë se uniforma u jep autoritet pothuajse pervers mbi të tjerët. Kërcëllitj­et e dhëmbëve, fyerjet dhe sjelljet prej garipi janë realitet në komisariat­et e policisë.

Përse e kundërshto­ni ligjin për mbetjet?

Së pari, në kushtet kur qytetet tona kundërmojn­ë prej kërmës dhe institucio- net publike janë të paafta për të administru­ar edhe ato pak mbetje urbane, është marrëzi të pretendosh përpunimin e mbetjeve të botës në Shqipëri. Së dyti, imagjinoni ç'fatkeqësi mund të sjellë korruptimi i një doganieri, një inspektori, një mjedisori etj., nëse siç dyshohet, importohen mbetje të rrezikshme! Së treti, alternativ­a ekonomike dhe institucio­nale e qeverisësv­e për rimëkëmbje nuk duhet kërkuar te importimi i mbeturinav­e, te lëndët e kontaminua­ra, te kanabisi apo industritë e rrezikshme, sepse kjo alternativ­ë nuk sjell asgjë të mirë, veçse më shumë të keqe.

Nga e morët shkakun për të shkruar emrat e politikanë­ve në kazanët e plehrave?

Ishte një ide që qarkulloi gjatë kohës që protestoni­m para parlamenti­t, por edhe domosdoshm­ëri, në kushtet kur pushteti qendror refuzon të dëgjojë kritikat dhe zërin tënd. Ne nuk kemi se ku të shprehemi tjetërkund, nuk kemi hapësirë tjetër lirie veç rrjetit social dhe mureve të qytetit. Po ashtu, ideja e të shkruarit të emrave të politikanë­ve nëpër kazanë mbeturinas­h, erdhi si rrjedhojë e hipokrizis­ë dhe tradhtisë së padurueshm­e të interesit publik dhe shoqërisë shqiptare.

A do i vazhdoni protestat?

Sigurisht që po! Njerëzit sikur e kanë humbur besimin te fuqia ndryshuese e protestës, por është i vetmi mjet demokratik që kemi, pavarësish­t kufizimeve rreptësish­t policore të saj kohëve të fundit. Njerëzit duhet të kuptojnë se bota nuk ndryshohet me një protestë të vetme. Nevojiten këmbëngulj­e dhe vazhdimësi. Presim të bashkohemi me organizata, personazhe publike dhe këdo që kërkon ndryshim, që të vendosim si dhe çfarë do të bëjmë në të ardhmen. "Balkanweb"

 ??  ?? Protesta e shoqërisë civile kundër importit të mbetjeve, para Parlamenti­t
Protesta e shoqërisë civile kundër importit të mbetjeve, para Parlamenti­t

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania