Gazeta Shqiptare

Berisha- Ramës: Revolucion­et shpërthejn­ë kur s’ta pret mendja

Kritikat brenda PD- së, Berisha: Eh ta dini ç'ka ndodhur në kohën time! "Shitblerja, Dibra kambana e fundit"

- Valentina Madani

Ish- kryeminist­ri Sali Ber isha denoncoi dje ashpër situatën aktuale në të cilën ndodhet vendi, sipas tij për shkak të lidhjeve të forta të pushtetarë­ve me krimin dhe korrupsion­in. Si kundërpërg­jigje të kësaj gjendjeje, z. Berisha ka bindjen se vetëm një revolucion demokratik mund t'i rrëzojë nga pushteti qeveritë që mbrojnë bandat kriminale në vend. Gjatë një bashkëbise­dimi me gazetarët, z. Berisha i kujtoi dje kryeminist­rit Edi Rama se revolucion­et mund të shpërthejn­ë atëherë kur nuk mund ta mendosh. "Revolucion­et kanë një tipar, fillojnë atëherë kur nuk ta pret mendja. Do ju jap një shembull: Çekia kishte disidencë nga më të organizuar­at, kishte shumë vite para se të ndodhë revolucion­i. Ata të cilët bënë gjithçka për vite e vite, ata s'parashikua­n dot atë që do ndodhte me studentët. Revolucion­i vjen nga pika e vlimit, vlimi për Edi Ramën po mblidhet ditaditës, shpërthimi është absolutish­t i mundshëm në çdo kohë, që ne nuk e parashikoj­më", - theksoi z. Berisha. Gjatë komunikimi­t me gazetarët, ish- kryeminist­ri komentoi edhe debatet e brendshme në Partinë Demokratik­e. I pyetur për kritikat sidomos të deputetes Majlinda Bregu dhe Eduard Selamit, edhe pse këto debate nuk bëheshin në kohën kur ai drejtonte PDnë, Berisha u përgjigj: "PDja është një parti e hapur për debate… Opozita për definicion është forca e lirive dhe e të drejtave të njeriut; nëse devijon nga kjo shtyllë, devijon nga vetja e saj. Asnjë koment se Sali Berisha është një ish- kryetar; duke thënë atë që thashë, s'do i lejoj vetes kurrë që unë të ndërhyj në debate të brendshme. E kufizoj veten nga çdo lloj interferen­ce që e gjykoj se qenia ime ish- kryetar mund të ndikojë, se përndryshe unë s'mundem të flas". Por sipas tij, në kohën kur ai drejtonte PD- në, kritikat ishin shumë herë më të forta. "Kush tha që në kohën time nuk ka pasur kritika? Me tonelata kanë ndodhur. Ah ta dish ti sa kanë ndodhur në kohën time!" - deklaroi z. Sali Berisha. Lidhur me zgjedhjet në Dibër, z. Berisha akuzoi koalicioni­n e majtë për shitblerje­n e votave. "Në Dibër ka humbur çdo shqiptar. Mendoj se çdo shqiptar që u thotë vlerë vlerave - dhe shumica u thotë, s'mund ta vë në dyshim - ka humbur në Dibër. Dibra është kambana e fundit për ata të cilët duan të votojnë të lirë", - deklaroi z. Berisha. Po dje, ish- kryeminist­ri denoncoi atë që ai e "Prokuroria të nisë me urgjencë kryesisht hetimin bazuar edhe në këto dokumente që tani janë publike në media ndaj Agron Hatojës, hajdutit me fytyrë njeriu, Damian Gjiknurit dhe Edi Ramës. I bëj thirrje qeverisë së Serbisë të nisë hetimin për këtë aferë megakorrup­tive shqiptaro- serbe, të cilën kompania serbe e fiton duke eliminuar në kundërshti­m me çdo ligj, çdo konkurrent tjetër."

quajti aferë mega- korruptive të qeverisë me menaxhimin e kaskadës së Drinit.

Berisha akuzoi ministrin e Energjetik­ës, Damian Gjiknuri, se nëpërmjet një tenderi korruptiv i ka dhënë të drejtën ekskluzive të administri­mit të kaskadës së Drinit kompanisë serbe "EFT".

 ??  ??
 ??  ?? Ish- kryeminist­ri Sali Berisha
Ish- kryeminist­ri Sali Berisha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania