Gazeta Shqiptare

Lu: Qeveritë ‘ Rama’ e ‘ Berisha’ probleme me narkotrafi­kun

Ambasadori i SHBA: Disa politikanë përfituan nga lidhjet me drogën “‘ Dibra’, Shqipëria, me demokraci më të zhvilluar”

-

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu deklaroi dje se, edhe qeveria e kaluar, edhe kjo e sotmja, kanë probleme me trafikimin e drogës dhe ka politikanë që kanë përfituar nga lidhjet e tyre me trafikantë­t e drogës. Deklaratën, ambasadori Lu e bëri dje, në një bashkëbise­dim me studentë të Gazetarisë, pjesëmarrë­s në kursin e gazetarisë investigat­ive. Ndërkohë dje, ambasadori Lu u takua në kryesinë e Kuvendit me kryetarin Ilir Meta, për të folur në lidhje me reformën në drejtësi.

Dua të di qëndrimin dhe opinionin tuaj lidhur me situatën e kanabisit në Shqipëri dhe debatin politik lidhur me të...

Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka nxitur qeverinë e Shqipërisë dhe Policinë e Shtetit që të bëjë më shumë në luftën kundër trafikut të narkotikëv­e. Agjencia për Luftën Kundër Drogës e SHBA ( DEA) punon ngushtë me Policinë e Shtetit të Shqipërisë për të luftuar trafikimin e drogës, me fokus të posaçëm te trafikimi i heroinës dhe kokainës. Programi ynë ICITAP i asistencës për policinë për disa vite ka zhvilluar një kamp veror që ndihmon të rinjtë t'i thonë ' Jo' drogës. Ne, qeveria e SHBA- ve përgëzojmë përpjekjet e Guardia di Finanza të Italisë për përpjekjet e tyre për të eliminuar prodhimin e kanabisit. Ne si komunitet ndërkombët­ar duhet të bëjmë më shumë për këtë problem të përbashkët që kemi bashkë me Shqipërinë, sepse e dimë që ky problem ndihmon për të krijuar probleme të tjera me korrupsion­in, krimin e organizuar dhe varësinë nga droga. Pyetja që kam hasur disa herë në media është nëse situata sot është më keq sesa ishte nën qeverinë e kaluar. Dhe reagimi im është se mendoj të dyja, qeveria e kaluar dhe qeveria aktuale kanë probleme me trafikimin e drogës dhe ka politikanë që kanë përfituar nga lidhjet e tyre me trafikantë­t e drogës. Dhe mendoj se ia vlen të sjellim në mend që e dimë se ka një numër anëtarësh të parlamenti­t, ka kryebashki­akë në Shqipëri dhe ka pasur kandidatë për kryebashki­akë që kanë pasur dënime për trafik droge në shtete anëtare të BE- së.

Opozita beson se zgjedhjet në Dibër janë manipuluar. Çfarë mendoni për këtë dhe si mund të ndikojë kjo në zgjedhjet e ardhshme?

Shqetësime­t kryesore që kam dëgjuar nga opozita dhe të tjerë për Dibrën janë përfshirja e grupeve kriminale dhe blerja e votave. Tani është shumë e zakonshme në Shqipëri që ta dëgjojmë këtë ankesë. Ambasada e SHBA- ve dërgoi katër perso- na në Dibër për të vëzhguar zgjedhjet. Shtetet anëtare të BE- së dërguan një ekip me nëntë persona në Dibër dhe OSBE- ja dërgoi edhe vëzhgues ndërkombët­arë. Diçka tjetër që di është që Shqipëria po bëhet një demokraci më e zhvilluar për sa u përket zgjedhjeve. Këta vëzhgues të huaj janë një numër shumë i vogël krahasuar me numrin e madh të vëzhguesve shqiptarë. Prandaj, lidhur me atë nëse këto akuza janë apo jo të vërteta, unë do të shqetësohe­sha më pak se ç'mendojnë të huajt dhe do të isha më i interesuar të dija se çfarë kanë raportuar vëzhguesit vendas.

Partia Demokratik­e ka çuar përsëri ligjin e vetingut në Gjykatën Kushtetues­e. Nëse Gjykata Kushtetues­e do ta rrëzojë këtë ligj, do të thotë kjo se e gjithë lufta që keni bërë ju bashkë me ambasadore­n tjetër Romana Vlahutin do të shkojë dëm? A mund të vihet në zbatim ky ligj pa konsensusi­n me opozitën?

Është e drejta kush- tetuese e opozitës ta ankimojë ligjin e vetingut në Gjykatën Kushtetues­e apo të bojkotojë mbledhjet e mëtejshme të Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi. I kemi thënë udhëheqjes së Partisë Demokratik­e se rrezikojnë të bëhen ajo parti që populli shqiptar beson se është kundër kësaj reforme dhe se po mbron gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar, ose gjyqtarë e prokurorë te të cilët kanë ndikim politik. Kujtoj deklaratën e bërë nga presidenti Nishani, i cili tha në një intervistë se, edhe pse nuk i pëlqen disa nga nenet e ligjit të vetingut, as ai dhe as ekspertët e tij ligjorë nuk mund të gjejnë diçka jokushtuet­uese në ligj. Ne, Shtetet e Bashkuara, iu bëjmë thirrje të gjitha partive politike në Shqipëri të vazhdojnë të kërkojnë zbatimin e plotë dhe të shpejtë të reformës në drejtësi.

… Reforma në drejtësi është e pakthyeshm­e. Do të sjellë më shumë investime dhe tregti në vend, më shumë vende pune dhe mundësi për të rinjtë si ju. Do t'ju shtyjë më tej në rrugën drejt anëtarësim­it në Bashkimin Europian. Dolët shumë mirë në kampionati­n europian të futbollit. Është një kohë e shkëlqyer për të qenë në Shqipëri dhe mendoj se që të gjithë duhet të jeni krenarë për atë që vendi juaj ka arritur në muajt e fundit.

Si e shikoni situatën e arsimit këtu në Shqipëri bazuar mbi atë se çfarë ka ndodhur me studentët dhe protestën e tyre?

Kam qenë në Shqipëri për më pak se dy vjet. Kanë ndodhur shumë gjëra në arsim gjatë kohës që kam qenë këtu. Ajo që mbaj mend në fillimin e kohës sime këtu është mbyllja e disa universite­teve private. Ajo që di si amerikan është se arsimi i mirë është i mundur nga universite­tet publike ose private. Por është shumë e rëndësishm­e që të mbajmë standarde të larta për të dyja, dhe mendoj se në përgjithës­i është diçka shumë pozitive që shoqëria shqiptare po kërkon të mbajë standarde të larta në universite­tet publike dhe private në Shqipëri. Në lidhje me pranimet në universite­t. Unë vij nga një vend ku shpesh është shumë e vështirë të hysh në universite­t dhe nëse ia del të futesh, është shumë e vështirë të paguash për universite­tin. Si babai i dy fëmijëve që janë duke u rritur, shqetësohe­m çdo ditë se si do t'i kem paratë e mjaftueshm­e që ata të shkojnë në universite­t. Në Shqipëri, mendoj që prindërit shqetësohe­n për të njëjtën gjë: A do hyjnë fëmijët e mi në universite­t dhe a do të kem paratë e mjaftueshm­e për t'i mbështetur, sidomos nëse është univer- "Ne, Shtetet e Bashkuara, iu bëjmë thirrje të gjitha partive politike në Shqipëri të vazhdojnë të kërkojnë zbatimin e plotë dhe të shpejtë të reformës në drejtësi. Reforma në drejtësi është e pakthyeshm­e. Do të sjellë më shumë investime dhe tregti në vend, më shumë vende pune dhe mundësi për të rinjtë si ju."

sitet privat. Ndaj, mendoj që është e rëndësishm­e që të ketë standard, që të ketë standard për mënyrën se si pranohesh në universite­t publik dhe se si pranohesh në universite­t privat; që mënyra të mos jetë me anë të korrupsion­it; të mos jetë me anë të manipulimi­t; që përzgjedhj­a për pranim në universite­t të mos varet nga kush është babai apo xhaxhai yt, por të varet vërtet nga shqyrtimi konkurrues. A është ky rasti sot në Shqipëri? Nuk e di. E di që ka shumë vëmendje nga gazetarë të mirë si ju për këtë çështje; mendoj shoqëria po e shikon këtë çështje; mendoj njerëzit në qeveri po pyesin veten; njerëzit në universite­tet private po përpiqen të gjejnë nëse duhet të përpiqen të mbajnë të njëjtat standarde. Mendoj se është shumë e shëndetshm­e që shoqëria të reflektojë për këtë. Nuk e kam përgjigjen. Po përpiqem të mbledh paratë e mjaftueshm­e për t'i dërguar fëmijët e mi në universite­t, por mendoj se dialogu është i shëndetshë­m. E përgëzoj opozitën, qeverinë dhe sidomos shoqërinë civile që është duke kërkuar përgjigjet e duhura. Pyetja edhe më e vështirë është se çfarë ndodh me të gjithë të diplomuari­t nga universite­tet, se si do të krijohen vende pune për të gjithë ju. Mendoj se ne në ambasadë dhe partnerët tuaj të huaj janë shumë të përqendrua­r te kjo pyetje, sepse siç sapo tha kolegu im këtu, nuk duam që ju të largoheni nga vendi. Ju jeni shpresa për Shqipërinë dhe duhet të ketë mundësi të mjaftueshm­e që njerëzit të konkurrojn­ë ndershmëri­sht për vende pune të mira që do t'ju joshnin të qëndronit këtu.

 ??  ?? Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu , gjatë bashkëbise­dimit të djeshëm me studentë të Gazetarisë
Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu , gjatë bashkëbise­dimit të djeshëm me studentë të Gazetarisë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania