Gazeta Shqiptare

Ilir Meta: Kemi probleme me radikalizm­in politik

Kreu i Kuvendit: Projekti evropian është çlirimi nga e shkuara "Bashkëjete­sa fetare, sfida jonë e fituar"

- Darina Tanushi

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta deklaroi dje, se Shqipëria nuk vuan nga radikalizm­i fetar, por ka ende problem me radikalizm­in në politikë. I pranishëm në punimet e Komitetit të Monitorimi­t të Asamblesë Parlamenta­re të Këshillit të Evropës, Meta foli për tolerancën e bashkëjete­sën fetare. "Ne në Shqipëri kemi ende shumë sfida përpara. Të qenit ende një vend i varfër dhe me probleme ekonomike është një sfidë e rëndësishm­e që ne duhet dhe do ta përballojm­ë, por nga ana tjetër ne kemi arritur të fitojmë një sfidë e jashtëzako­nshme me të cilën përballet sot e gjithë bota. Bashkëjete­sën në diversitet edhe për shkak të besimeve të ndryshme fetare", tha kreu i Kuvendit. "Do ta konsideroj­a tolerancën, bashkëjete­sën dhe harmoninë fetare si një arsye më shumë, gjithashtu, Nënkryetar­ja e Kuvendit, Valentina Leskaj theksoi se: "Shqipëria është një provë se harmonia, bashkëjete­sa mes feve të ndryshme mund të prosperojë. Natyrisht që askush nuk është i imunizuar nga risqet, në këto kohë të vështira kur harmonia fetare merr një vlerë të veçantë e duhet bërë gjithçka që ta ruajmë e zhvillojmë këtë pasuri të çmuar".

edhe për të qenë modest dhe kokulur si besimtarët në faltore dhe e vetmja mënyrë që vjen nga e shkuara për t'iu drejtuar të ardhmes me punë dhe përulësi. Në Shqipëri nuk ka pasur asnjëherë probleme me radikalizm­in fetar, por, për fat të keq, ne kemi pasur dhe ende kemi disa probleme me radikalizm­in politik", nënvizoi, Meta, në fjalën e tij. "Ndaj, shtoi ai, toleranca dhe bashkëjete­sa mes të ndryshmëve

në besim apo edhe në politikë është një sfidë. Ne sfidën e parë e kemi fituar dhe bazuar tek ajo që është një shembull i mrekullues­hëm për shoqërinë tonë, besoj që do ta fitojmë edhe sfidën e dytë, sepse ekstremet dhe radikalizm­i i çfarëdollo­j aspekti është mjaft i rrezikshëm dhe këtë e dëshmojnë të gjitha zhvillimet e fundit në botë ose edhe në rajonet pranë nesh dhe për ta fituar këtë bashkëjete­sa është sfi- da jonë në të gjitha drejtimet". Gjatë një përshkrimi që i bëri bashkëjete­sës fetare, kreu i Kuvendit tha: "Tirana është si Jerusalemi, toka ku duket se është pjekur historia. Por ndryshe nga Jerusalemi, këtu gjithnjë fjalën e ka paqja, bashkëjete­sa dhe pranimi si i barabartë i të ndryshmit". "Ne jemi dëshmia dhe modeli, jemi prova dhe jetësimi i mundësisë së asaj që për fat keq në vendet e tjera ngjan e pamundur apo shumë e vështirë. Shqipëria dëshmon se të krishterët dhe myslimanët mund të jetojnë të lumtur me njëri tjetrin. Mund ta pranojnë njëritjetr­in. Mund të ndërtojnë të nesërmen e përbashkët me njëri- tjetrin. Mund të martohen dhe të krijojnë familje të qëndrueshm­e dhe të lumtura, ndoshta fëmijët e tyre të zgjedhin besimin që dëshirojnë. Në këtë aspekt, Shqipëria është një shembull i shkëlqyer i tolerancës dhe i harmonisë fetare", vijoi Meta. Sipas kreut të Kuvendit, "koncepti dhe projekti i integrimit evropian, që vendet e rajonit tonë kanë përqafuar, ideja e pranimit të të njëjtit flamur vlerash të përbashkët­a evropiane dhe euro- atlantike, hyrja në këtë klub demokracie si të ndryshëm, por të barabartë, është çlirimi përfundimt­ar nga e shkuara dhe një fillim i ri his- torik për të ardhmen e të gjithë rajonit tone". Në fjalën e tij në këtë aktivitet, Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi theksoi se dialogu ndërfetar është i domosdoshë­m sot duke vlerësuar harmoninë fetare që ekziston në Shqipëri. "Unë besoj se "Dialogu ndërfetar është i domosdoshë­m sot dhe hapi i parë për vendosjen e tij është respekti dhe stimulimi reciprok i shoqëruar me përpjekjet e përbashkët­a në rrugën e së drejtës",- u shpreh ministri.

 ??  ?? Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania