Gazeta Shqiptare

Të ardhurat nga taksa për ndërtuesit shkojnë për banesa sociale

MZHU, konsultime për projektlig­jin

-

Taksa

e ndikimit në in frastruktu­rë, që është 1- 3% e vlerës së projektit, do të administro­het nga pushteti vendor dhe një pjesë e konsiderue­shme e kësaj takse do të shkojë për strehimin social. Kjo është një nga pikat për të cilat është rënë dakord në diskutimet në lidhje me projektlig­jin e ri për strehimin. Ndërkohë janë një sërë risish që vijnë në projektlig­jin e strehimit social, për të cilin kanë vijuar konsultime­t me grupet e interesit. Ministrja Eglantina Gjermeni në fjalën e saj bëri një prezantim të risive që sjell ky projektlig­j. Përfaqësue­si i PNUDit, Brian Williams u shpreh se "çështja e strehimit kërkon një koordinim më të mirë me njësitë vendore, pasi janë ato që çojnë para shumicën e çështjeve që lidhen me strehimin. Gjithsesi sfidë mbetet gjetja e burimeve dhe shfrytëzim­i i tyre sa më efikas". "Ligji u ngarkon bashkive detyr- imin dhe autoriteti­n që të parashikoj­në fonde për strehimin. Pra, ligji për reformën territoria­le dhe drafti për strehimin, i fuqizon ato, që të jenë më fleksibël dhe të sigurojnë, që qytetarët të kenë më shumë akses në shërbime. Ka edhe një pikëpyetje për burimet. Kjo lidhet me nevojën për fonde në nivel vendor dhe është një çështje që shkon përtej strehimit social, pasi nën reformën territoria­le është e rëndësishm­e që të gjenden mënyra që bashkitë të kenë burimet e nevojshme për të përçuar gjithë shërbimet që ju janë deleguar si përgjegjës­i. Sigurisht që bashkitë duhet të shohin burimet sipas nevojave dhe të bëjnë më të mirën për të siguruar që të ketë barazi dhe askush nuk është duke u diskriminu­ar", - deklaroi përfaqësue­si i PNUD- it, Brian Williams. Drejtoresh­a për Politikat e Strehimit në Ministrinë e Zhvillimit Urban, Aida Seseri në fjalën e saj dha detaje mbi mënyrën se si do të krijohet fondi i banesave sociale, ku mes të tjerave është propozuar një taksë e re e ndërtimit në infrastruk­turë për kompanitë e ndërtimit si dhe futja në portofol e banesave që sekuestroh­en nën aktivitete­t e paligjshme.

 ??  ?? Ministrja Eglantina Gjermeni
Ministrja Eglantina Gjermeni

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania