Gazeta Shqiptare

Kredia për konsum, 35% e familjeve hua për mbijetesë

-

Banka

e Shqipërisë, në raportin e Stabilitet­it Finan ciar për 6- mujorin e parë të 2016- ës bëri të ditur se 35% e familjeve huamarrëse e kanë marrë kredinë për konsum. Sipas raportit, mësohet se banka intervisto­i një kampion rastësor prej 1.209 familjesh, ku rreth 54% u përkasin zonave urbane dhe 44% zonave rurale. Rreth 30% e familjeve kanë deklaruar se kanë hua për të paguar, dhe kjo peshë ka rënë pak krahasuar me 6- mujorin e kaluar, por rezulton më e lartë se një vit më parë. Sipas të njëjtave të dhëna, në 94% të rasteve, huamarrja është në lekë. Në 43% të rasteve të huamarrjes, familjet i janë drejtuar burimeve formale ( banka dhe institucio­ne jobankare) dhe në 57% të rasteve u janë drejtuar burimeve joformale, kryesisht në cash. Kjo shpërndarj­e është zhvendosur në favor të huamarrjes formale kundrejt asaj joformale, si rezultat i rritjes së rasteve të huamarrjes nga bankat. Raporti bën të ditur edhe qëllimet kryesore të huamarrjes. Tri qëllimet kryesore të huamarrjes mbeten për konsum ( 35% e rasteve të huamarrjes), blerje/ riparim prone ( 31% e rasteve) dhe zhvillim biznesi ( 13% e rasteve). Në ndryshim nga prirja e viteve të fundit, gjatë periudhës së vrojtuar, shpërndarj­a e qëllimit të kredisë është zhvendosur në favor të huamarrjes për blerje/ riparim prone, në përputhje me zhvillimet në tepricën e kredisë së individëve. Familjet huamarrëse vlerësojnë rënie të këstit të kredisë gjatë periudhës referuese, duke reflektuar uljen e normës së ponderuar të kredisë për individët. Në lidhje me aftësinë paguese, vlerësohet një përmirësim i lehtë i aftësisë paguese në terma vjetorë dhe gjashtëmuj­orë, ndërsa pritshmëri­të për pjesën e mbetur të vitit janë më optimiste.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania