Gazeta Shqiptare

Tahiri: Policia kallëzoi në prokurori kompaninë

Ministri: Në të kaluarën do kalonte me pikëpyetje të forta korruptive "Uniformat jashtë standardev­e, ndërpremë kontratën"

- Xhensila Kodra

Ministri i Punëve të Brendshme tha dje se uniformat e porositura për punonjësit e policisë kanë ardhur jashtë standardit dhe se pikërisht për këtë, Policia e Shtetit ndërpreu kontratën me kompaninë. Sipas tij, policia nuk pranoi të merrte në dorëzim uniformat dhe më pas bëri edhe kallëzim në prokurori. "Policia e Shtetit porositi disa uniforma, të cilat erdhën jashtë standardev­e, ndaj, me sa duket dhe me sa jam informuar nga policia, policia ndërpreu kontratën. Policia nuk pranoi të merrte në dorëzim uniformat. Policia bëri kallëzim në prokurori", - tha ministri. "Në të kaluarën, një tender uniformash do kalonte pa u ndier dhe me pikëpyetje të forta korruptive, siç ka ndodhur. Sot ne nuk pajtohemi me këtë realitet. Shembull më të mirë të përkushtim­it për të respektuar ligjin dhe për t'u shërbyer punonjësve të policisë që të kenë uniforma të denja, unë nuk di që të ketë!" - shtoi më tej Tahiri. Këtë deklaratë, ministri e bëri gjatë inaugurimi­t të përfundimi­t të punimeve për ndërtimin e repartit të FNSHsë në Vaqar. Ndërkohë, vetëm dy ditë më parë, me anë të një njoftimi, nga ana e Policisë së Shtetit u raportua "ndërprerja e kontratës me kompaninë ' Marsi & Al', e cila duhej të prodhonte uniformat e reja të punonjësve të policisë, për shkak se në më shumë se 10 objekte të ndryshme që i përkasin uniformës nuk janë në parametrat e kërkuar sipas specifikim­eve teknike të tenderit dhe në përputhje me kontratën e firmosur". Gjithashtu, gjatë inaugurimi­t të ambienteve të reja, ministri foli edhe për miratimin e ligjit "Për masat shtesë të sigurisë publike", për vendosjen e kamer-

ave të sigurisë në biznese. "Ne do fillojmë menjëherë nga puna për zbatimin e këtij projektlig­ji, sepse besojmë që ka shumë për të bërë në kuadër të masave konkrete të sig-

urisë që duhet të marrim. Duhet filluar me njësitë e biznesit që kanë më shumë risk dhe duke përfunduar te hapësirat publike, shkollat, kopshtet, të cilat duhet të kenë përsëri Policia e Tiranës arrestoi dje njërin prej personave që dhunuan efektivin e policisë teksa tentuan t'i vidhnin portofolin, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim. Sipas policisë, i arrestuari është 29vjeçari Alfons Loci, ndërsa po punohet për kapjen e 25- vjeçarit A. D. Të dy këta persona akuzohen për vepra të ndryshme penale si dhe janë autorë të disa vjedhjeve të tjera.

I shoqëruar nga krerë të lartë të Policisë së Shtetit, ministri Tahiri inauguroi dje përfundimi­n e punimeve për ndërtimin e repartit të FNSHsë në Vaqar. "Sot ( dje) është një ditë e lumtur për efektivët e Policisë në Komisariat­in e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. Kushtet kanë qenë skandaloze. Praktikish­t, përveç sakrificës për të luftuar krimin në rrugë, ishte sakrificë edhe të ishe punonjës policie dhe të ushtroje detyrën këtu", - pohoi ministri. Sipas tij, për këtë investim të qeverisë shqiptare, vlera shkon mbi 6 milionë euro. Ne jemi shumë të vendosur për të vazhduar betejën tonë, bashkë me qytetarët, për të fituar çdo ditë besimin e tyre për ta bërë Shqipërinë më të sigurt. Çdo akuzë, çdo baltë që hidhet mbi ne, është një konfirmim i punës së mirë që bëjnë punonjësit e Policisë së Shtetit. Jemi mësuar që edhe sukseset tona të na kthehen mbrapsht nga opozita si akuza ( kjo është tek e fundit puna e tyre, dhe marrin faturën që u takon). Qentë lehin, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë ecin para!" - përfundoi deklaratën e tij, ministri Tahiri.

 ??  ??
 ??  ?? Ministri i Punëve të Brendshme , Saimir Tahiri
Ministri i Punëve të Brendshme , Saimir Tahiri

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania