Gazeta Shqiptare

Bllokohet gomonia me 812 kg marijuanë, dy vetë në pranga

Mjeti u nis nga Orikumi në Vlorë

-

Një

operacion i përbashkët mes policisë shqiptare dhe asaj italiane ka bërë të mundur bllokimin e një gomoneje me rreth 812 kg marijuanë, ndërsa kanë përfunduar në pranga dy persona. Me anë të një njoftimi zyrtar mësohet se Policia e Vlorës në bashkëpuni­m me Policinë Kufitare, në afërsi të Orikumit kanë identifiku­ar dhe sekuestrua­r një mjet lundrimi të tipit gomone me dy motorë. Ndërkohë, nga ana e shërbimeve të Policisë Kufitare, në afërsi të vendit të quajtur "Kepi i Gjuhzës", u identifiku­a një mjet lundrues i paidentifi­kuar, i cili lëvizte në drejtim lindje- perëndim. Në ndjekje të tij u vunë shërbimet e Repartit Special "Delta" dhe të Njësisë së Guardia di Finanza në Vlorë, dhe njëkohësis­ht operacioni u koordinua me shërbimet e Guardia di Finanza të Barit. Gjatë orëve të para të mëngjesit të djeshëm, shërbimet e Guardia di Finanza, në afërsi të Leçes, kanë arritur të identifiko­jnë dhe të ndalojnë gomonen me motor 250 kuaj fuqi. Menjëherë pas ndalimit, policia arrestoi personat me iniciale D. A. dhe A. B., përkatësis­ht 36 dhe 38 vjeç, të dy nga qyteti i Vlorës. Po ashtu, uniformat blu sekuestrua­n edhe sasinë e lëndës narkotike, e cila ishte e ndarë në 30 pako. Aktualisht, policitë e të dyja vendeve janë duke punuar për identifiki­min dhe vënien në pranga të personave të tjerë që janë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Kujtojmë se të hënën u ndalua edhe një gomone tjetër në Bari, e cila ishte nisur nga Shqipëria, ku u bllokua sasia prej 682 kg drogë, ndërsa tre trafikantë­t mundën t'i shpëtonin policisë.

 ??  ?? Gomonia e sekuestrua­r
Gomonia e sekuestrua­r

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania